Momente tensioni janë regjistruar në protestën që po zhvillohet përpara Kryeministrisë, ku qytetarët janë përplasur me efektivët e policisë.
Situata është përshkallëzuar pasi disa protestues kanë dalë përpara një furgoni të policisë, duke penguar lëvizjen e tij.
Efektivët kanë ndërhyrë për të larguar protestuesit që pengonin qarkullimin, duke i shtyrë dhe duke përdorur spraj lotsjellës. Gjatë përplasjes protestuesit kanë kundërshtuar veprimet e forcave të rendit.
Incidenti ka shkaktuar kaos përpara godinës së qeverisë, ku prej disa orësh po zhvillohet protesta e studentëve dhe qytetarëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Tensionet vijnë pas shoqërimit në polici të Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, të cilët dyshohet se kanë refuzuar të marrin fletët e gjobave të vendosura ndaj tyre.
