AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Derë më e hapur nga Bashkimi Evropian për ne?

by Alb Times
04/11/2026
in Opinion
6
0
Huliganët e protestës nuk bëhen dot studentë!

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Po. Publikimi i Progres-Raportit 2026 të Komisionit Evropian për Shqipërinë(https://enlargement.ec.europa.eu/albania-report-2026_en)  sjell një lajm pozitiv për perspektivën evropiane të vendit tonë. Vlerësimi se Shqipëria ka përmbushur kriteret e ndërmjetme të kërkuara nga Bashkimi Evropian në grupin e kapitujve të bisedimeve që lidhen me çështjet themelore, është një zhvillim me rëndësi të veçantë për ecurinë e negociatave të anëtarësimit.

Ky vlerësim përfshin disa prej fushave më të ndjeshme dhe më përcaktuese të procesit të integrimit: drejtësinë, të drejtat themelore dhe funksionimin e institucioneve demokratike. Pikërisht këto fusha përbëjnë edhe themelin mbi të cilin ndërtohet besueshmëria e një vendi kandidat për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian.

Në këtë kuptim, progres raporti i ri konsiderohet si një hap përpara dhe si një shenjë se dera e Bashkimit Evropian po hapet edhe më shumë për Shqipërinë.

Çështjet themelore, prova më e rëndësishme e integrimit

Vlerësimi pozitiv për grupin e kapitujve që lidhen me çështjet themelore ka një rëndësi të veçantë, sepse këto janë fushat që përcaktojnë jo vetëm ritmin, por edhe besueshmërinë e të gjithë procesit të anëtarësimit.

Reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit, funksionimi i institucioneve të pavarura, respektimi i të drejtave themelore dhe garantimi i demokracisë nuk janë thjesht detyrime teknike të negociatave.

Ato janë standarde që duhet të funksionojnë në jetën e përditshme të qytetarëve dhe në marrëdhëniet ndërmjet institucioneve shtetërore.

Prandaj, sfida e Shqipërisë nuk është vetëm të marrë vlerësime pozitive në raportet e Komisionit Evropian, por të dëshmojë se drejtësia është e barabartë për të gjithë, se institucionet janë realisht të pavarura, se korrupsioni ndëshkohet dhe se administrata publike funksionon mbi bazën e meritës, dhe jo të ndikimeve politike.

Ekonomia shqiptare, një nga pikat pozitive të raportit

Një tjetër element pozitiv i Progres-Raportit 2026 lidhet me vlerësimin e performancës ekonomike të Shqipërisë. Komisioni Evropian konstaton se vendi ruajti ritmin e fortë të rritjes ekonomike gjatë vitit 2025, i mbështetur kryesisht nga kërkesa e brendshme dhe turizmi.

Ky konstatim është i rëndësishëm, sepse ekonomia jonë ka treguar një shkallë të konsiderueshme qëndrueshmërie përballë goditjeve të njëpasnjëshme ndërkombëtare, duke përfshirë pasojat e pandemisë, agresionit të Putin në Ukrainë, tensionet gjeopolitike dhe pasiguritë në tregjet ndërkombëtare.

Turizmi ka qenë një nga motorët kryesorë të kësaj rritjeje, duke ndikuar jo vetëm në zgjerimin e aktivitetit ekonomik, por edhe në përmirësimin e bilancit të jashtëm. Sipas raportit, të ardhurat nga turizmi kanë kontribuar në uljen e deficitit të llogarisë korrente në nivelin më të ulët historik.

Ky është një tregues pozitiv për ekuilibrat makroekonomikë të vendit dhe për aftësinë e ekonomisë sonë, për të gjeneruar të ardhura nga shërbimet.

Borxhi publik dhe tregu i punës, sinjale të qëndrueshmërisë

Komisioni Evropian evidenton gjithashtu uljen e raportit të borxhit publik, përmirësimin e tregut të punës dhe qëndrueshmërinë e sektorit bankar.

Këto zhvillime janë të rëndësishme për stabilitetin makroekonomik dhe për aftësinë e Shqipërisë për të përballuar sfida të ardhshme.

Ulja e borxhit publik krijon më shumë hapësirë për politika zhvillimore, ndërsa përmirësimi i tregut të punës dëshmon për zgjerimin e aktivitetit ekonomik dhe të mundësive të punësimit.

Nga ana tjetër, qëndrueshmëria e sistemit bankar është një garanci e rëndësishme për stabilitetin financiar, financimin e ekonomisë dhe besimin e investitorëve.

Energjia, fushë me potencial për përafrim të mëtejshëm

Vlerësime pozitive raporti jep edhe për energjinë, arsimin dhe kulturën, doganat, lëvizjen e lirë të kapitalit, të drejtën e shoqërive tregtare, pronësinë intelektuale dhe politikat për ndërmarrjet dhe industrinë.

Këto janë fusha me rëndësi të drejtpërdrejtë për konkurrueshmërinë e ekonomisë sonë dhe integrimin e saj në tregun e përbashkët evropian.

Në sektorin energjetik, Shqipëria ka avantazhin e burimeve të konsiderueshme hidrike dhe potencialit në energjinë diellore dhe atë të erës. Sfida është të shndërrojë këto avantazhe në një sistem energjetik më të diversifikuar, me më shumë kapacitete prodhuese, magazinimi dhe transmetimi.

Anëtarësimi nuk është vetëm çështje negociatash, por transformimi ekonomik dhe institucional

Një nga mesazhet që nxjerrim nga Progres-Raporti 2026 është se integrimi evropian nuk mund të matet vetëm me numrin e kapitujve të hapur, të mbyllur apo të vlerësuar pozitivisht. Anëtarësimi është një proces shumë më i thellë, që kërkon transformimin e mënyrës se si funksionon shteti, ekonomia dhe shoqëria.

Për qytetarët tanë, Evropa e Bashkuar nuk është vetëm një objektiv diplomatik. Ajo është pritshmëri për drejtësi më të besueshme, administratë publike më efikase, paga më të larta, shërbime publike më cilësore, konkurrencë të ndershme dhe më shumë siguri ekonomike.

Për biznesin, integrimi nënkupton më shumë investime, më pak burokraci, rregulla të qëndrueshme dhe mundësi për të hyrë në tregun e përbashkët evropian.

Për institucionet tona publike, ai duhet të nënkuptojë përgjegjshmëri, transparencë dhe respektim të shtetit të së drejtës.

Progres-Raporti 2026 duhet parë si hap që konsolidon besimin e Bashkimit Evropian tek Shqipëria, pas dy javëve të fundit të tetorit që sollën shumë pasiguri në vend, nga protestat e dhunshme.

Por ky raport nuk është një çertifikatë përfundimtare e suksesit dhe as një garanci automatike për anëtarësim. Ai vërtet përfaqëson një derë më të hapur për ne, nga vlerësimi i progresit të arritur, por njëkohësisht shërben edhe një kujtesë se rruga përpara kërkon reforma më të thella dhe rezultate më të qëndrueshme.

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Nuk e prisnim të ikte kaq shpejt”/ Miku i avokatit Saimir Vishaj rrëfen momentet e fundit: Ishte dobësuar shumë dhe…

04/11/2026

Zgjedhjet në SHBA, çfarë ndodhi me kandidatët shqiptarë? Joe Hoxha fitoi në Konektikat, por 5 të tjerët nuk ia dolën

04/11/2026

Papa Leo XIV reagon ndaj zgjedhjeve në SHBA: Autoriteti politik duhet të drejtohet drejt së mirës së përbashkët!

04/11/2026

Derë më e hapur nga Bashkimi Evropian për ne?

04/11/2026

“Hapi gjithë grupkapitujt brenda vitit”- Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra e saj është që të ruajë ritmin e reformave!

04/11/2026

EMRAT/ Dyshohen për vrasjen e kryefamiljarit dhe e shitën si sulm nga ariu, ja kush janë të arrestuarit nënë e bir! Mister motivi

04/11/2026

Shpërthimi në Elbasan shembi dy kate pallati, Policia jep detajet e para: Një viktimë dhe 10 banorë të asfiksuar, ra zjarr në apartament dhe…

04/11/2026

Humbja e zgjedhjeve në SHBA, Republikanët e drejtojnë gishtin nga Trump pas disfatës!

04/11/2026

“Një 69-vjeçar akoma nuk është gjetur!”- Shpërthimi tragjik në pallatin 5-katësh, reagon kryebashkiaku i Elbasanit: U shemb kati i katërt dhe…

04/11/2026

Zonja Tabaku, të drejtat nuk zgjidhen si t’i duash

04/11/2026

Progres-Raporti/ BE reagon ndaj protestave studentore: Duhet dialog mes palëve!

04/11/2026

Kina publikon raportin: Ndërlidhshmëria rurale, fokus kyç i zhvillimit në fushën digjitale!

04/11/2026

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, PD reagon dhe akuzon: Raporti konfirmon dështimet e Qeverisë! Cenim i demokracisë dhe të drejtave të opozitës

04/11/2026

Vrau çiftin e moshuar në Gjirokastër më 2024, Gjykata dënon autorin Thoma Mastora, ja sa burg do vuajë!

04/11/2026

Avioni që nuk arriti nga Beogradi në Moskë: A tentoi të arratiset në Rusi, njeriu më i afërt i Vuçiçit?

04/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Nuk e prisnim të ikte kaq shpejt”/ Miku i avokatit Saimir Vishaj rrëfen momentet e fundit: Ishte dobësuar shumë dhe…
  • Zgjedhjet në SHBA, çfarë ndodhi me kandidatët shqiptarë? Joe Hoxha fitoi në Konektikat, por 5 të tjerët nuk ia dolën

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.