AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“TIMS”, Salianji akuzon: PS, barrikadë kundër hetimit parlamentar

by SHT Media
16/04/2024
in Politikë
6
0
“TIMS”, Salianji akuzon: PS, barrikadë kundër hetimit parlamentar
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Komisionit Hetimor për trajtimin e të dhënave në sistemin TIMS, Ervin Salianji, ka deklaruar ditën e sotme se PS po barrikadon hetimin parlamentar për të mbrojtur një grup kriminal që është vendosur qëllimisht në polici për të ndërhyrë në sistem.

Sipas Salianjit, nënkryetari Toni Gogu thotë që komisioni nuk duhet të bëjë kërkesa për informacion.

“Sot u bëmë përsëri dëshmitarë të një ngjarje, ku nënkryetari i këtij komisioni thotë që ky komision hetimor nuk duhet të bëjë kërkesa për informacion. Është i qartë dhe i kristalizuar shqetësimi që ka PS dhe qeveria dhe barrikadimi që po i bëjnë PS dhe qeveria hetimit parlamentar për të mbrojtur një grup të pretenduar kriminal, i cili është vendosur qëllimisht në pozicionet më të rëndësishme të Policisë së Shtetit për të ndërhyrë në sistemin TIMS. Ndërhyrja në sistemin TIMS është e vërtetuar tanimë me akt-ekspertim dhe për këtë kemi një person të arrestuar”, tha ai.

Sipas Salianjit, sot komisioni duhej të ishte në kushtet e emergjencës për të bërë një hetim parlamentar të shpejtë. Por ai theksoi se socialistët kërkojnë që opozita të mos bëjë as kërkesa për informacion dhe madje të korrektojë ato të depozituara nga ekspertët.

“Pretendimi i PS është që ne nuk duhet të dërgojmë kërkesa për informacion. Kam depozituar de kërkesat për informacion të konceptuara nga ekspertët e komisionit dhe të firmosura nga unë si kryetar i këtij komisioni kërkesat drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, ministrit të Brendshëm, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Autoritetit Kombëtar të Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Drejtorit të përgjithshëm të AMP, drejtores së SHISH dhe drejtuesit të SPAK. PS kërkon që ne të mos bëjmë as kërkesa për informacion, por madje të korrektojë kërkesat e depozituara nga ekspertët”, tha ai.

Thirrja e Salianjit ishte për administratën e Kuvendit që të dërgojë kërkesat për informacion drejtuar institucioneve.

“Administrata të depozitojë dhe dërgojë sot kërkesat për informacion drejtuar institucioneve. Ka një vendim të ndërmjetëm të komisionit që është i detyrueshëm për tu zbatuar dhe çdo abuzim përbën shpërdorim detyre në rastin më të mirë, dhe në rastin më të keq bashkëpunim kriminal”, tha ai.

Kujtojmë se një ditë më parë kërkesat për informacion ishin temë debati mes dy palëve. PS kërkoi anulimin e vendimit të marrë një mbledhje më parë lidhur me kërkesat për informacion drejtuar disa institucioneve shtetërore si Kryeministria dhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DISK), me pretendimin se votimi është pa kuorum pasi jo të gjithë deputetët socialistë kanë qenë të pranishëm në momentin e votimit.

Pas kundërshtimeve nga kryetari i komisionit Ervin Salianji, anëtarët e PS kërkuan 5 minuta pushim dhe nuk u rikthyen në mbledhje.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026

Nga torturat te vrasja e 96 personave/ Pse i dënoi Haga katër ish-krerët e UÇK-së

17/09/2026

Sa kushtoi vizita në SHBA? Berisha e pranon hapur, viza u sigurua falë milionave

17/09/2026

Doktor Mziu dyqan rrobash te Rruga e Kosovarëve dhe biznes shit-blerje pronash, dërgesa parash të dyshimta nga Anglia dhe Greqia, vilë me ‘punë krahu’

17/09/2026

Çoi padashje një video pornografike në një bisedë me shoqet, si u zbulua abuzimi i 12-vjeçares në Tiranë. Hetuesit u tronditën nga pamjet

17/09/2026

Korreshi ironizon Qeverinë: Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te inteligjenca artificiale! Patronazhistët dinë nëse i kemi prerë thonjtë apo jo

17/09/2026

Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

17/09/2026

SPAK nis hetimet për ngërçin me pagat e magjistratëve, agjentët e BKH ‘zbarkojnë’ te Ministria e Financave

17/09/2026

Ngjarje e rëndë në Tiranë, tezja dhe djali i hallës përfshijnë 12-vjeçaren në marrëdhënie seksuale

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • 25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin
  • Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.