• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Tentuan të kalonin në Rinas me dokumente të falsifikuara, vihen në pranga 3 shtetas turq

18/12/2025
in Kronikë
Tentuan të kalonin në Rinas me dokumente të falsifikuara, vihen në pranga 3 shtetas turq

Policia Kufitare Rinas ka goditur një rast të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit, me dokumente të falsifikuara.

Në pranga janë vënë 3 shtetas turq, të cilët akuzohen për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim, si dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Nga kontrollet e kryera, blutë bëjnë me dije se 23 vjeçari me inicialet B.K., ., i cili do të udhëtonte në itinerarin “Tiranë-Barcelonë”, ka paraqitur pasaportë turke dhe një leje qëndrimi polake të falsifikuar.

Ndërkohë dy të tjerëve u gjetën një leje qëndrimi çeke dhe franceze. Gjatë këqyrjes së celularit së 43-vjeçarit me inicialet A. S., iu gjetën foto të dokumenteve të ndryshme të falsifikuara të disa shtetasve.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit, me dokumente të falsifikuara.Arrestohen në flagrancë 3 shtetas turq

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, gjatë kontrolleve të detajuara të dokumentacionit të shtetasve që hyjnë dhe dalin në këtë pikë kalimi kufitar, evidentuan dhe goditën një rast të tentativës për kalim të paligjshëm, me dokumente false.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit:
B. K., 23 vjeç, C. S., 23 vjeç dhe A. S., 43 vjeç, të tre me kombësi turke, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim, si dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit, në dalje, shtetasi B. K., i cili do të udhëtonte në itinerarin “Tiranë-Barcelonë”, ka paraqitur pasaportë turke dhe një leje qëndrimi polake, për të cilën shërbimet e Policisë Kufitare dyshuan se ishte e falsifikuar dhe, për këtë arsye, e kaluan në vijë të dytë, për kontroll më të detajuar. Nga ekzaminimi në laborator, dokumenti (leja e qëndrimit polake) rezultoi i falsifikuar.

Si rezultat i veprimeve të kryera nga Policia e Rinasit, për verifikimin e plotë të këtij rasti, u identifikuan edhe 2 shtetasit e tjerë turq, të cilët kishin ardhur së bashku dhe e kishin mbajtur në vëzhgim shtetasin B. K.

Gjatë kontrollit fizik dhe të bagazheve, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën shtetasit C. S., një leje qëndrimi çeke, e cila pas ekzaminimit në laborator rezultoi e falsifikuar.

Ndërsa shtetasi A. S. ishte me leje qëndrimi franceze të rregullt, por në vijim të veprimeve të tjera hetimore, gjatë këqyrjes së celularit, iu gjetën foto të dokumenteve të ndryshme të falsifikuara të disa shtetasve.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Policia Kufitare Rinas mbetet e angazhuar për garantimin e lëvizjes së lirë të shtetasve, menaxhimin e fluksit, si dhe për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Ministri ndan lajmin e mirë në “Terminal”: Ja kur hapen fondet IPARD 3

    Ministri ndan lajmin e mirë në “Terminal”: Ja kur hapen fondet IPARD 3

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sezoni veror në rrezik, tre skenarët që mund të ndikojnë udhëtimet në mbarë Europën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga dashuria te ndarja, Edisa rrëfen gjithçka: Fëmija që nuk erdhi na ndau

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Selin u shfaq e vetme në koncertin e Fifit, reagon Gimbo

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Endi Demneri dhe Krenar Çoçaj në pritje të një djali

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!