AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Sociale

“Të q* unë me gjithë institucion, ça polici leshi”, mjeku shet metadon nën dorë

by SHT Media
15/11/2023
in Sociale
6
0
“Të q* unë me gjithë institucion, ça polici leshi”, mjeku shet metadon nën dorë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ish-përdorues droge që prej disa vitesh trajtohet me metadon, një medikament, që frenon dëshirën për drogë ankohet se mjeku toksikolog Endri Mandro në Fier nuk i jep metadonin që e ka detyrim t’ia japë një herë në javë.

Sipas denoncuesit, meqë ky i fundit është ankuar nëpër institucione, se mjeku në fjalë e shet metadonin ai e ka marrë inat dhe ia ka ndaluar dhënien.

“Nuk më jep ilaçin që më takon. Është ilaçi i metadon kundër varësisë. Doktori tani nuk më jep atë që duhet të më japë që më takon me ligj dhe falas, por kërkon lekë. Jam ankuar para disa kohësh sepse ai shiste me sasira të mëdha edhe jam ankuar në institucionet përkatëse. Endri e quajnë mjekun. E kemi falas çdo javë, çdo ditë të hënë dhe të hënë për të hënë dhe e kemi falas nga shteti. Në muajt Korrik, në muajt e beharit, këto 6 muajt e fundit, ai ka pasur ilaç dhe nuk ma ka dhënë ilaçin në disa javë sepse nuk i kam ofruar para. Terapinë që nuk ma ka ofruar mua unë e kam marrë nga shokët e tjerë. Domethënë shokët e mi ku e marrin ilaçin? Ata e marrin, unë nuk e marr”.

Përmes kamerës së fshehtë të emisionit tonë jo vetëm mjeku Mandro, por edhe një mjek tjetër toksikolog në Fier lëshojnë një recetë kundrejt ryshfetit.

Denoncuesi thotë se mjeku Mandro sillet në mënyrë arrogante duke e kapur për fyti e duke e sharë e kërcënuar.

“Me mua ai sillet shumë arrogant, tërë presione, kap prej fyti, është shumë agresiv, shfryn. Jam ndjerë si një bidon, si një mbeturinë që e shkel me këmbë dikush”, tha denoncuesi.

Nëpërmjet një audioje vërtetohet se ky mjek përveçse nuk ka etikën profesionale përdor gjuhë denigruese ndaj pacientit.

Pacienti: Të marr ilaçin dhe të pres, o vëlla.

Mjeku Endri Mandro: Kokën time nuk e mat dot!

Pacienti: Do më japësh ilaçin mua?

Mjeku Endri Mandro: Jo! Ik ankohu, ku të duash!

Mjeku Endri Mandro: Dil pak jashtë! Ku q* unë për qytetarët! S’dua t’ia di për qytetarët! Ky është “lebaxhi”, që më tregon mua, që e holloj me ujë (metadonin), unë të q* ujin ty dhe kujtdo! Nuk më njeh mirë ti mua!

Pacienti: Do marr policinë tani…

Mjeku Endri Mandro: Po ça polici leshi, do të të bëj pi** këtu, ku je!

Pacienti: Mos përfito, që je këtu në institucion!

Mjeku Endri Mandro: Të q* unë me gjithë institucion! Ça terapie! Kujt i tregon çërrin ti!

Pacienti: Do, që të të shtrihem përdhe (të të përgjërohem)?

Mjeku Endri Mandro: Të shtrihesh në përdhe ti?

Pacienti: Ti më ofendove.

Mjeku Endri Mandro: Ore, unë të ofendoj prapë, ore, të ofendoj prapë!

Kur u ankua te Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Fier, Arbër Arapi, edhe ky i fundit i bëri presion.

“Ky drejtori është Arbër Arapi dhe është përgjegjës direkt për ilaçin që marrim ne. Ky doktori thotë se në qoftë se ti sillesh mirë, ne do sillemi mirë. Më bën presion me pambuk domethënë. Nëse unë ankohem lart e më lart, aq më keq do e kesh dhe ti më thotë, e kupton. Sa dal nga institucioni që kam bërë ankesën direkt ai njoftohet në telefon”, tha denoncuesi.

Arbër Arapi, drejtor i NjVKSh Fier: Varet, sesi je sjellë. Në momentin, që ti sillesh kot, ne, normalisht do veprojmë me tonën.

Pacienti: Po ai të më ofendojë në orar të punës dhe në sy të njerëzve?

Arbër Arapi, drejtor i NjVKSh Fier: Po pse, ty të ka prekur kjo pjesa në sy të njerëzve? Nëse në vazhdim do të sillesh korrekt, do marrësh sasinë në ditën dhe orën e caktuar. Por, ama, nëse ti sillesh korrekt. Nëse ti nuk do sillesh korrekt, ndryshojnë gjërat.

Për marrë metadonin, duhet një rekomandim nga mjeku Lulzim Banushaj, meqë i infiltruari ynë nuk është i regjistruar. Mjeku Banushaj i jep një recetë për një sasi tre ditore, në këmbim të 2000 lekëve, pa e vizituar fare.

Ky emër është i njohur në “Stop”. Bëhet fjalë për rastin kur mjekët në Fier rrahën djalin e një pacienti, mes tyre edhe Banushaj.

Mjeku Lulzim Banushaj: Duhet të bësh analizë! Pa analizë nuk  bëhet dot. Edhe, jo vëllai im të jesh, po ca të them unë, edhe xhelati im, të më heqësh kokën, s’ta jap dot. Jo, jo, është e pamundur! Është e padiskutueshme!

I inflirtuari: Po një kafe do ta pish!

Mjeku Lulzim Banushaj: Tani, lëre, nuk dua asnjë gjë! Asgjë nuk dua, po rri tani! Domethënë, kështu… Nuk bëhet ajo…Nuk është çështje leku, është çështje…/ Tv Klan

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.