AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Tavo, ironi me Gjikurinë: Nëse nuk kthehet në SHBA, e ftoj të bëhet nënkryetar i Bashkisë!

by SHT Media
30/07/2024
in Politikë
6
0
Tavo, ironi me Gjikurinë: Nëse nuk kthehet në SHBA, e ftoj të bëhet nënkryetar i Bashkisë!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar të Bashkisë së Himarës, ka folur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në 4 gusht.

Vangjel Tavo, deklaroi se e fton kundërshtarin e tij, Petro Gjikuria, të bëhet nënkryetar i Bashkisë pas zgjedhjeve, nëse do të qëndrojë në Himarë dhe nuk do të largohet sërish drejt SHBA-ve, nga ku ka ardhur për të kandiduar.

Tavo deklaroi me tone ironike, se nëse Gjikurisë i “dhimbset Himara”, të mos largohet drejt SHBA-ve, por të qëndrojë atje edhe pas humbjes së zgjedhjeve dhe t’i bashkohet ekipit të tij, si nënkryetar.

“Nëse zoti Gjikuria humbet zgjedhjet, që është e sigurtë që do t’i humbasë, në datën 5 gusht, meqenëse i dhimbset Himara, në datën 5 do të kthehet në Amerikë apo do të rrijë në Himarë të kontribojë? Nëse do ti interesonte Himara, Dhërmiu, dhe do të rrijë në Shqipëri, jam gati ta ftoj sot nëpërmjet studios tuaj, që jo vetëm të rrijë por të jetë pjesë e stafit tim, të bëhet nënkryetar i Bashkisë së Himarës”, tha Tavo.

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Kam dëgjuar që sjellja e Gjikurisë nuk ka ndonjë ndryshim nga kandidati i kaluar Beleri. Ndoshta jam gabim. Çfarë dini ju? Ka ekstremistë që kanë ardhur nga Greqia apo jo?

Vangjel Tavo: Nuk ka asgjë të keqe të vijnë mbështetësit e gjithësecilit të votojnë për alternativën më të mirë. Ardhja nuk duhet parë si diçka që po ndodh dhe ndodh vetëm në Himarë. Kur kam qenë kandidat në Gjirokastër, kam sjellë njerëz nga Greqia dhe është normale, nuk është komentuar ndonjëherë si në Himarë.

Ylli Rakipi: Ai sot të ka çuar në SPAK, që ke marrë nga Dropulli banorë dhe i ke transferuar në zonë.

Vangjel Tavo: E para njëherë as më shqetëson fare. Sot më thanë që ka ndodhur. Nuk kam kohë të merrem me çfarë thotë dhe bën rivali. Unë merrem me njerëzit, ai mund të bëjë çfarë të dojë. Nëse do të ma ndalonte Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor, që të ikja nga Gjirokastra dhe të vija në Himarë, atëherë do të shkoja në SPAK. Nuk kam parë ndonjëherë padi siç ishte ajo, që më thanë se ishte pa patur objekt. Nuk ka rëndësi fare, e bëjnë më shumë për luftë mediatike. Tjetra, për të mobilizuar elektoratin e tyre, sepse e kanë kuptuar që janë të humbur dhe pretendojnë se duke bërë veprime të tilla, mund të mobilizojnë elektoratin.

Ylli Rakipi: Po Gjikuria ku është me banim? Se ai të ka kallëzuar ty

Vangjel Tavo: Ai është në Amerikë, por është nga Dhërmiu dhe nuk e ka humbur vendbanimin e Dhërmiut, e ka patjetër, nuk krijon pengesë për kandidimin e tij. Është diçka që nuk ka vlerë as të komentohet, as lëvizja ime, është totalisht kushtetuese dhe ligjore dhe as ardhja e tij nga Amerika.
Problemi është që ai vjen nga Amerika dhe vjen me tezën që do të shpëtoj Himarën nga Amerika… Unë e vlerësoj shumë një njeri që lë punët e tij dhe vjen për të mbështetur Himarën, do ta vlerësoja. Nëse zoti GJikuria humbet zgjedhejt, që është e sigurtë që do t’i humbasë, në datën 5 gusht, meqenëse i dhimbset Himara, në datën 5 do të kthehet në Amerikë apo do të rrijë në Himarë të kontribojë? Nëse do t’i interesonte Himara, Dhërmiu, dhe do të rrijë në Shqipëri, jam gati ta ftoj sot nëpërmjet studios tuaj, që jo vetëm të rrijë por të jetë pjesë e stafit tim, të bëhet nënkryetar i Bashkisë së Himarës. Nëse do të kontribojë për Himarën, ka vend për çdo njeri.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

02/10/2026

“Unë e vrava, më vjen keq”, ekzekutoi shqiptarin, italiani pranon krimin, u jep familjarëve të viktimës 5 mijë euro

02/10/2026

Ekstradohet nga Dubai në Belgjikë Eldi Dizdari: Eksponenti i “Kompania Bello” do të vuajë dënimin me 10 vite burg

02/10/2026

“Do mbajë përgjegjësi”, Petro Koçi: Vlora Hyseni tradhtoi misionin e saj, akt shumë i rëndë

02/10/2026

Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

02/10/2026

Videot intime / Zbardhet dëshmia e Hilës në polici: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

02/10/2026

“Elita e re” e Putinit po merr pushtetin! Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

02/10/2026

Policia nuk e gjeti në shtëpi, reagon Adi Hila: Më kanë hakeruar!

01/10/2026

Orgji, pranga dhe shkopinj / Kazanova i këngëtareve Ad Hila kompani për prodhim videosh, pranon regjistrimin e dashnoreve në studion-motel pa dijeninë e tyre

01/10/2026

Shqipe Hysenaj këshillon dashnoret VIP-e të Ad Hilës: Punoni me djersë, mos bëni veprime të turpshme. Koçeku: Mos e mbani mendjen tek videot, por te politika

01/10/2026

“E gjeta shumë të rënduar”, miku i Monika Lubonjës zbulon çfarë i tha aktorja në telefon

01/10/2026

Pse u tërbuan Berisha dhe ‘aksionerët’ e revolucionit me BE e SHBA?!

01/10/2026

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari esktradohet nga Dubai drejt Belgjikës! Ministrja belge: S’ka strehë të sigurt për kriminelët

01/10/2026

I dhuruan 110 mijë euro / Tarja i Korcës fsheh apartamente në Tiranë në emrin e baxhanakut, miliona euro pasuri me paratë e korrupsionit të tendera të ujësjellësit. Pse nuk lëviz SPAK-u?

30/09/2026

Videot intime të ‘Epsteinit’ shqiptar Adrian Hila, 17 artistet në studion e tij mizikore-pornografike, nga Eli Fara tek Monika Lubonja, i filmoi edhe në ‘kompozim treshe’

30/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme
  • “Unë e vrava, më vjen keq”, ekzekutoi shqiptarin, italiani pranon krimin, u jep familjarëve të viktimës 5 mijë euro

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.