AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Nga kredia e Ballës te vila 15 milionë euro në Itali, sherr mes Manjës dhe Shehajt: Tregoju protestuesve si i fitove paratë!

by Alb Times
26/11/2026
in Politikë
6
0
Nga kredia e Ballës te vila 15 milionë euro në Itali, sherr mes Manjës dhe Shehajt: Tregoju protestuesve si i fitove paratë!

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Debati politik në Kuvend është shoqëruar me akuza dhe replika të forta mes deputetit socialist Ulsi Manja dhe kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj.

Në fjalën e tij, Shehaj vuri re mungesën e Taulant Ballës në Kuvend dhe e pyeti Manjën nëse e ka dëgjuar kur ai ka thënë se ka marrë kredi që duhet t’a shlyej deri në vitin 2044.

Nga ana tjetër, Manja ngriti pikëpyetje mbi transaksionet e pretenduara të Shehajt me kriptovalutat dhe shitjen e një vile në Forte dei Marmi të Italisë, duke i kërkuar që këto çështje t’i sqaronte edhe përpara protestuesve më 28 nëntor.

Bëhet fjalë për vilën në Forte dei Marmi, në Itali, për të cilën Shehaj është kallëzuar në SPAK për pastrim parash. Në deklaratën e pasurisë të vitit 2021, vila figuronte me vlerën 2,9 milionë euro, ndërsa në vitin 2025 Shehaj deklaroi se e kishte shitur për 15 milionë euro.

Në debat ndërhyri edhe deputeti Erald Kapri, i cili akuzoi Manjën për shantazh politik, ndërsa përgjigjja e socialistit e zhvendosi përplasjen në një shkëmbim akuzash dhe ironish personale.

Pjesë nga debati:

Shehaj: Unë e kuptoj që jeni të terrorizuar, keni blinduar parlamentin, nuk dilni nëpër debate me përfaqësues të opozitës. Nuk dilni më në fakt, se u trembeni protestuesve. Por të mos jetë ministri i Brendshëm ndërkohë që diskutohet një akt normativ që ka të bëjë pikërisht me protestat dhe tentativat e kësaj mazhorance për të shuar protestën. Një tjetër mungesë tjetër është Taulanti, i cili më bëri të ndihesha në faj. I shkreti. Ulsi, e dëgjove Taulantin çfarë tha? ‘Kam kredi për të shlyer deri në vitin 2044’. Tani unë them, të mblidhemi të gjithë shokët e partisë, të mblidhni dy lekë se Taulanti do të shlyej kredinë. Taulanti i shkretë ka 30 vjet në politikë dhe nuk mendoi një herë për veten e vet, vetëm për popullin, vetëm për socialistët, për shqiptarët, vetëm për popullin. Kurse ka deputetë të tjerë këtu, sidomos të rinjtë, punë 2 vitesh u bënë me apartament, pa kredi. Kurse Taulanti me kredi deri në 2044, për të ardhur keq. Taulanti e ka marrë kredinë për pjesën që ka deklaruar, dhomë e kuzhinë? Apo për pjesën që nuk e ka deklaruar? Për çfarë e ka marrë kredinë, që është zhytur në borxh i shkreti. Nuk ka njeri në Shqipëri sot që nuk diskuton hallin e Taulantit, kredinë e Taulantit. Si do ja bëjë Taulanti të shlyej kredinë për apartamentin prej pothuajse 500 metra katrorë që ka në një nga kullat më të rëndësishme të Tiranës.

Manja-Shehajt: Nuk dola këtu për Agron Shehajn, por dola në respekt të protestuesve, sepse kanë shansin që me datë 28 nëntor ta pyesin Agron Shehajn si është historia që e bleu vilën 2 milionë euro, e shiti 15 për 3 muaj, dhe fitoi 13 milionë euro. Më 28, jam shumë kurioz ta di a do u tregosh atyre protestuesve që i ke thirrur aty, ata punonjësit e tu të call centerave këtë truk ekonomik?

Kam një pyetje tjetër, a ke blerë dhe këmbyer kriptovaluta ti në aktivitetin tënd se ne dijeninë time me sa më thonë ti nuk ke konkurrent në këtë fushë. Mos vallë në ato e-mailet e ambasadës amerikane dhe atje ku ishin provat digjitale ka mbetur ndonjë cep i historisë tënde kur erdhe për të bërë biznes në Shqipëri me paratë e s’dihet se kujt ke ardhur, se dhe kjo do jetë e fshehur atje

Këto pres unë që me datë 28 ti t’ia tregosh protestuesve. Se kur ke ardhur këtu si deputet rishtas nuk dije as shqip o Gone, shqip. Gjuhën shqipe e ke mësuar këtu duke mashtruar qytetarët shqiptarë, merr lekë e ço në Itali. Këto mos harro ti me datë 28, të tjerat shohim e bëjmë.

Kapri: E pabesueshme çfarë po ndodh në këtë Kuvend, se si përfaqësuesit e kësaj mazhorance janë gati të shpallin autokraci të hapur. Vjen Manja dhe thotë: ‘Pavarësisht se çfarë vendos gjykata, ne jemi parlament dhe bëjmë çfarë të duam.’ Kur ta thotë këtë Manja, që është kapur në përgjime duke folur me mafiozë në dosjen e Dibrës, hajde ndaje këtë gjë. Në fakt, paria e Dibrës ka pasur një shprehje, Ulsi: ‘Në të mallkoftë njeri, kurrë mos përfundofsh një Ulsi.’

Si mund të dalë kreu i Komisionit të Ligjeve dhe të shantazhojë një deputet? Merresh ti me kripto? Tentoni të na shantazhoni me padi, një padi që e keni paguar sa një kullë. Nuk do t’ia dilni dot. S’keni për t’ia dalë dot. Duhet të shqetësohesh se po bëhen hetime.

Ti mendon se do t’ia hedhësh me ato përgjimet? ‘Mo nalt.’ ‘Më çoni në Bulqizë të kontrolloj kromin’, dhe Ulsiu thotë: ‘Kaq është pak, mo nalt, me burrë.’ Jo vetëm që je mediokër, por je edhe i kapur. Është turp i shqiptarëve që ke qenë ministër. Jo vetëm që je i kapur, por edhe banal. Një ish-ministër i Drejtësisë thotë këtu: ‘Nuk na duhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.’ Me shantazhe nuk ia dilni dot.

Manja – Kaprit: Të të marrësh ty seriozisht që të vetmen punë në politikë që di të bësh është t’i mbash çantën Agronit dhe t’i çosh byrekë te zyra kur është i përjashtuar nga Kuvendi, është sikur të kesh dy fundshpine që ta mbash e një ta çash, ik or djalë shiko punët e tua se më 28 nëntor nuk do të të marrin seriozisht as ata që ke në shtëpi, jo më qytetaria e Tiranës, ty dhe Shehajt nuk iu merr njeri seriozisht, këtë e di mirë unë.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Kapet ngarkesa me afro 67 kg kanabis në Igumenicë, arrestohen tre të rinj nga Saranda

26/11/2026

Nga kredia e Ballës te vila 15 milionë euro në Itali, sherr mes Manjës dhe Shehajt: Tregoju protestuesve si i fitove paratë!

26/11/2026

Prag katastrofe mjedisore? Mbytet anija cisternë me 7 mijë tonë naftë, humb jetën një marinar

26/11/2026

Begaj vizitë zyrtare në Strugë, fokusi te bashkëpunimi ndërkufitar, turizmi dhe ruajtja e identitetit kombëtar

26/11/2026

“Plas” grushti në burgun e sigurisë së lartë në Burrel! I dënuari dhunon policin

26/11/2026

Kuvend/ Berisha përplaset me Gonxhen: Ke vizatuar “Benz-in” e Enver Hoxhës! Ministri: Flet sekretari i partisë, një plak matuf!

26/11/2026

“Ka prova për ndërhyrje nga jashtë”- Rama për FAZ: Moska dhe Teherani i kanë ushqyer protestat me gënjeshtra! S’kam ndërhyrë te SPAK, misioni im…

26/11/2026

Akte sabotazhi në Europë nga Moska, studimi: Godet infrastrukturën kritike dhe dobëson mbështetjen për Ukrainën!

26/11/2026

Lapidar për Jakup Krasniqin në fshatin e lindjes, emri i tij krah tre shkronjave të UÇK-së!

26/11/2026

DEBATET/ Tabaku: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, mos i votoni! Manja: Nuk është pezulluar i gjithë akti normativ! Retorikë për adrenalinë

26/11/2026

Nga vëllezërit Konica te brezat e sotëm, ministri Hoxha çel ciklin e ligjëratave: Idetë formësuan diplomacinë shqiptare!

26/11/2026

Debate të forta në Kuvend, Braçe sfidon Berishën me thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”, kryedemokrati: Vish fustanin e…

26/11/2026

Moti i keq/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave!

26/11/2026

Vrasja e dy italianëve në Kuvajt, Von der Leyen kërkon rritjen e presionit ndaj Iranit!

26/11/2026

Aksident rrugor në Roskovec, plagosen dy këmbësorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit!

26/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kapet ngarkesa me afro 67 kg kanabis në Igumenicë, arrestohen tre të rinj nga Saranda
  • Nga kredia e Ballës te vila 15 milionë euro në Itali, sherr mes Manjës dhe Shehajt: Tregoju protestuesve si i fitove paratë!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.