Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, ku një i dënuar ka dhunuar një efektiv policie.
Sipas raportimeve, ngjarja ka mbrëmjen e kaluar brenda burgut, ku një i dënuar dyshohet se ka goditur me grushte një punonjës të policisë së burgjeve. Efektivi i policisë ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.
Deri më tani, Drejtoria e Burgjeve nuk ka raportuar zyrtarisht për incidentin. Ndërkohë, sipas burime, i dënuari është duke vuajtur një dënim prej 25 vitesh burgim.










