Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 17:30 në fshatin Strum, në Roskovec, ku një automjet ka përplasur dy këmbësorë.
Mësohet se automjeti drejtohej nga një 39-vjeçar, ndërsa të dëmtuarit janë një 67-vjeçar dhe një 62-vjeçare.
Si pasojë e përplasjes, të dy këmbësorët kanë pësuar dëmtime dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit Fatjon Begaj është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.










