AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Jo si favor, por si meritë“- Rama: Shqipëria do të marrë më shumë mbështetje nga Plani i Rritjes së BE!

by Alb Times
26/11/2026
in Politikë
6
0
“Jo si favor, por si meritë“- Rama: Shqipëria do të marrë më shumë mbështetje nga Plani i Rritjes së BE!

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën në ditën e dytë të Konferencës Ndërkombëtare të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, ku prezantoi potencialin ekonomik të Shqipërisë dhe mundësitë që vendi ofron për investime strategjike në sektorët e energjisë, infrastrukturës dhe teknologjisë digjitale.

Rama deklaroi se Shqipëria do të përfitojë më shumë fonde nga Plani i Rritjes së BE-së, jo si rezultat i favorizimeve, por për shkak të përmbushjes së reformave dhe avancimit të vendit. Ai nënvizoi se ekonomia shqiptare është rritur ndjeshëm gjatë dekadës së fundit, ndërsa ftoi investitorët të shohin mundësitë që ofron vendi në sektorët e energjisë, infrastrukturës dhe ekonomisë digjitale.

Në fjalën e tij, Rama theksoi progresin ekonomik të vendit gjatë viteve të fundit, duke nënvizuar se Shqipëria po hyn në një fazë të re zhvillimi dhe po fiton gjithnjë e më shumë besimin e partnerëve europianë.

Kreu i qeverisë deklaroi se për herë të parë buxheti i shtetit arrin në 10 miliardë euro, një shumë që sipas tij një dekadë më parë përfaqësonte të gjithë ekonominë shqiptare.

“Kemi diellin, erën dhe ujin për të prodhuar shumë më tepër. Këtë vit progresi ynë u pranua në çdo front, me institucione më të forta dhe një horizont më solid për të ardhmen e Shqipërisë. Jam besimplotë se Marta do t’i ndajë me ju, por më lini të them se Shqipëria do të marrë më shumë mbështetje nga Plani i Ri i Rritjes, jo për mëshirë, por prej avancimit dhe rritjes. Buxheti, për herë të parë, shkon në 10 miliardë euro. Saç vite më parë ishte e gjithë ekonomia jonë. Jemi ndoshta i vetmi vend në Evropë që ka tatim zero për bizneset e vogla. Keni dëgjuar për arkitektët e mëdhenj që po ndërtojnë këtu, por ndoshta nuk keni dëgjuar për strehimin e përballueshëm. Nuk po kërkojmë më një akt besimi, por po japim bilancet.”

Rama tha se Evropa ndodhet në një moment vendimtar për transformimin e ekonomisë së saj dhe se Ballkani Perëndimor duhet të konsiderohet pjesë e zgjidhjes për sfidat ekonomike dhe energjetike të kontinentit.

“Evropa është në një moment vendimtar. Implementimi i burimeve tona në zinxhirin e Evropës është një lëvizje që Evropa duhet ta bëjë edhe për të mirën e saj. Nuk mund ta lësh jashtë Ballkanin Perëndimor dhe kjo është e ditur. Suksesin do ta matim me projekte që ndërtohen, biznese që rriten dhe vende pune që zgjasin.”

Kryeministri veçoi energjinë dhe infrastrukturën digjitale si elementët kryesorë të konkurrueshmërisë ekonomike në të ardhmen, duke kërkuar më shumë investime në këto sektorë.

“Energjia dhe infrastruktura digjitale janë themelet e konkurrueshmërisë. Sistemet e ndërlidhura vlejnë më shumë për të gjithë ne. Shkollat dhe universitetet tona duhet t’i përgjigjen asaj që i kërkohet.”

Rama u ndal edhe te rëndësia e investimit në kapitalin njerëzor, duke theksuar se zhvillimi i aftësive profesionale të të rinjve duhet të jetë pjesë e çdo projekti investimi.

“Keni dëgjuar për një projekt për një ishull dhe një zog shumë të bukur. Një pjesë e atij projekti ka të bëjë me të rinjtë dhe me aftësitë.Këtë do t’i kërkojmë çdo investitori, të investojë edhe te njerëzit tanë.”

Në fund të fjalës së tij, kryeministri u bëri thirrje investitorëve europianë të shohin përtej stereotipeve për rajonin dhe të konsiderojnë Ballkanin Perëndimor si një mundësi konkrete zhvillimi.

“Thirrja ime për investuesit është të shihet përtej perceptimeve të vjetruara. Ballkani është e tashmja për Evropën. Uroj që shiu të sjellë bereqet për të gjithë ju dhe kthehuni për diellin shqiptar, sepse kemi shumë”, përfundoi Rama.

Konferenca Ndërkombëtare e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor mblodhi në Tiranë përfaqësues të institucioneve europiane, qeverive të rajonit, organizatave ndërkombëtare financiare dhe komunitetit të biznesit, me fokus nxitjen e investimeve dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik në rajon.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Moti i keq/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave!

26/11/2026

Aksident rrugor në Roskovec, plagosen dy këmbësorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit!

26/11/2026

“Kos rikonfirmoi që Shqipëria është një hap larg anëtarësimit”- Meçe: BE i ka qëndruar Shqipërisë në krah gjatë protestave të dhunshme!

26/11/2026

“Kemi marrë mendime edhe nga magjistratët”- Kodi i ri Penal, Gogu: Procesi i konsultimit vazhdon, takimi i fundit javën e ardhshme!

26/11/2026

“Jo si favor, por si meritë“- Rama: Shqipëria do të marrë më shumë mbështetje nga Plani i Rritjes së BE!

26/11/2026

Dhuna në protestë, debate në Kuvend pas vendimit të Kushtetueses! Mazhoranca: Po nxisni dhunën! Berisha: Hiqeni nga rendi i ditës, i pavotueshëm

26/11/2026

Durrësi përkujton me ceremoni solemne 114-Vjetorin e ngritjes së flamurit të Pavarësisë!

26/11/2026

“Ballkani Perëndimor do të jetë në BE”- Komisionerja Marta Kos: Mundësitë për investime janë që tani, ja përfitimet pas anëtarësimit!

26/11/2026

BKH dhe Drejtoria e Antikorrupsionit nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, rastet e dyshuara do t’i referohen SPAK-ut!

26/11/2026

Sponsorizime me paratë e biznesit, por me lejen e pushtetit

26/11/2026

“Europa në një moment vendimtar”- Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj!

26/11/2026

“2027 mund të jetë viti i Shqipërisë”- Marta Kos: BE do zgjerohet deri më 2030, po përgatitet të presë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor

26/11/2026

“Tani jemi një ekonomi 30 miliardëshe”- Rama: Kam ardhur me lajme të mira nga Brukseli! Shqipëria do përfitojë më shumë nga Plani i Rritjes

26/11/2026

Nga krimet te dhuna fizike, 8 gra e vajza të vrara në 11 muaj! Në gjykatë 2321 kërkesa për urdhra mbrojtjeje

26/11/2026

Kos: Protestat paqësore nuk pengojnë integrimin, të dëgjohen shqetësimet e qytetarëve!

26/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Moti i keq/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave!
  • Aksident rrugor në Roskovec, plagosen dy këmbësorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.