• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Synon t’i japë goditjen fatale krimit”, Meloni: Pakti për emigrantët me Shqipërinë, leksion për Europën

03/01/2025
in Botë
“Synon t’i japë goditjen fatale krimit”, Meloni: Pakti për emigrantët me Shqipërinë, leksion për Europën

Në dy vite e gjysmë që pas votëbesimit si Kryeministre e Italisë, Giorgia Meloni pohon për të përditshmen “Corriere della Sera” se nuk ka bërë kurrë një zgjedhje për të cilën duhet të ndihet e turpëruar, pavarësisht gabimeve që i njeh vetes.

Teksa flet për përplasjet me gjyqësorin lidhur me marrëveshjen e emigrantëve të nënshkruar në 6 Nëntor të vitit 2023 me Shqipërinë, Meloni e cilëson protokollin me palën shqiptare si një zgjidhje përparimtare.

“Ekzekutivi ka bërë zgjedhje të sakta lidhur me çështjen e emigracionit dhe protokolli i nënshkruar me Shqipërinë është një prej tyre. Është një zgjidhje shumë novatore, e cila po shërben si një leksion jo vetëm në Europë, por edhe më gjerë, pasi është e qartë se synon t’i japë një goditje fatale organizatave kriminale që spekulojnë me emigrantët për të majmur fitimet e tyre”, tha Meloni.

Madje shefja e qeverisë italiane thotë se çështja e emigracionit ka qenë edhe në fokus të diskutimeve me kryeministrin britanik Starmer, duke e cilësuar marrëveshjen e lidhur me palën shqiptare si një shembull që duhet ndjekur.

“Është një fenomen që prek të gjithë kontinentin europian edhe jashtë kufijve të BE-së. Me Starmer ne jemi dakord se duhet të intensifikojmë luftën kundër trafikantëve, të punojmë drejt një bashkëpunimi më të madh midis policive tona, të forcojmë angazhimin për riatdhesimet vullnetare dhe të mos kemi frikë të eksplorojmë gjithashtu zgjidhje novatore, si ajo që Italia ka nisur përmes  protokollit me Shqipërinë për të përpunuar kërkesat për azil në territore jo të BE-së, por nën juridiksionin italian dhe europian”, tha Meloni.

Deklaratat e Melonit vijnë në një kohë kur në fund të Dhjetorit qeveria italiane vendosi të ecet përpara me zbatimin e protokollit  për dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar drejt kampit të Gjadrit.

Planin për të vijuar marrëveshjen me Shqipërinë, kabineti i Giorgia Melonit e bazon tek vendimi i Gjykatës së Lartë i 19 Dhjetorit, ku thuhet se është e drejtë e qeverisë për të përcaktuar listën e vendeve të sigurta të origjinës.

Gjykata e Romës, e cila me vendimet e saj ktheu dy herë anijen Libra, ka kërkuar mendimin e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut për vendet e sigurta të origjinës.

Ndërsa më 25 Shkurt Gjykata Evropiane e Drejtësisë pritet të japë një vendim mbi përcaktimin e vendeve të sigurta.

Më të lexuarat

  • Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 3 ‘zonjat e zeza’ të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bombardimet dhe marrëveshjet nuk funksionuan; a ka Trump një plan C për Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros; hotel e resort tjetër në Potam të Himarës, me firmën e Edi Ramës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në protestë për varfërinë / Pasuria miliona euro e Gjin Gjonit, simbolit të korrupsionit në drejtësi, si u bë doktor pa arsimin e lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “I fotografonin në hotel”, polici nuk ishte “preja” e vetme, adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi! (Skema)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Strategjia e re e SHBA-së për t’i bërë presion Iranit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Google nis rikthimin e review-ve. Dështon terrorizmi i revolucionit mbi turizmin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!