• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

3 ‘zonjat e zeza’ të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore

10/07/2026
in Kryesore, Politikë
3 ‘zonjat e zeza’ të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore

Pjesa e dukshme e grabitjes së tokave shtetërore dhe pastrimit të parave të drogës e korrupsionit nga mafia e ndërtimit janë kullat, hotelet, komplekset me pallate, vila, fermat dhe impiantet fotovoltaikë, të miratuara me vendime të personalizuara nga kryeministri Edi Rama.

Ndërsa pjesa e padukshme e këtij rrjeti mafioz, që zbaton aferat e grabitjes së tokave dhe certifikimin e lejeve të ndërtimit, është një “bandë” me e “zonja të zeza” në piramidën e qeverisë, të cilat janë emëruar në krye të agjencive shtetërore.

ADELINA GRECA, Drejtore e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit; e emëruar në këtë detyrë në dhjetor 2013; ish-Shefe e Planifikimit të Territorit në Bashkinë e Tiranës deri në muajin korrik 2011, kur kryetar ishte Edi Rama.

Detyra e saj është të bëjë dhe zbatojë planifikimin urban të territorit sipas planeve rregulluese të qyteteve, zonave rurale dhe vijës bregdetare, por prej 13 vitesh ajo bën planifikime të territorit, duke falsifikuar hartat sipas planeve të mafies së grabitjes së tokave dhe ndërtimit.

Sipas ligjit, ajo duhet të miratojë dhe kontrollojë përputhshmërinë ligjore e urbanistike për zhvillimin e çdo metri katror tokë, bregdet, pyll e truall që jepet për ndërtime, por ajo firmos çdo projekt në zonë të territorit që piketon e urdhëron Edi Rama, prandaj quhet “Topografja” e tij.

ELIRA KOKONA, Drejtoreshë e Korporatës së Investimeve Shqiptare, e emëruar më datë 16 tetor 2023, me ndikim të Ëngjëll Agaçit, i cili përveçse e kishte punonjëse në zyrën e tij avokatore, e emëroi Sekretare të Përgjithshme të Ministrisë së Kulturës, Sekretare të Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë dhe Zv/Sekretare të Përgjithshme të Kryeministrisë.

Korporata e Investimeve Shqiptare u krijua qëllimisht në muajin korrik 2020 nga Edi Rama, për të grabitur tokat, trojet, parqet natyrore dhe objektet shtetërore për biznese ndërtimesh private, nëpërmjet transferimit te kjo korporatë.

Po nëpërmjet kësaj korporate, Edi Rama sajon dhe miraton projekte për kulla, resorte, hotele, si p.sh., hapësirat rreth stadiumeve, Pallati i Kongreseve, Kadastra e Tiranës, Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, Shtëpia e Fëmijëve në Tiranë, toka për gjoja “Durana Tech Park” në Xhafzotaj etj.

Elira Kokona u përzgjodh si më e përshtatshmja dhe më e besuara për të firmosur grabitjet e tokave, trojeve, objekteve shtetërore dhe miratimin e projekteve për ndërtime private.

LORENA GOXHOBELLI, Drejtoresha e Kadastrës, e emëruar më 31 korrik 2024, si mikeshë e Niko Peleshit, i cili e kishte këshilltare në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Të gjitha punët e pista me tokat, trojet, parqet natyrore e objektet shtetërore, që bëjnë 3 “zonjat e zeza” – Adelina Greca, Elira Kokona në Agjencinë e Zhvillimit të Territorit dhe Korporatën e Investimeve Shqiptare, finalizohen nga “zonja e zezë” Lorena Goxhobelli, me certifikata pronësie në Kadastër./Pamfleti

Më të lexuarat

  • Megaoperacion i Policisë në Palasë, rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

    Megaoperacion i Policisë në Palasë, rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Johan Zuko u vra në katin e tretë teksa ngjiste shkallët, banorja e pallatit tregon momentet kur u gjet i riu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tritol për herë të dytë! Noizy sërish nën shënjestër, lënda plasëse gjendet e përpara shpërthimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 21 ton kokainë dhe 43 të arrestuar, goditet super-rrjeti i drogës, autoritetet: Dega në Dubai financohej nga shqiptarët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ceuta, Trump dhe Maroku; Aleanca që po ngre pikëpyetje në Evropë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I kërkuar për tre vrasje, Sokol Hoxha ekstradohet nga SHBA në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga përjashtim në model: Shqipëria si laborator i politikave evropiane të migracionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A janë Non- Gratat e Edi Ramës, karburant për partinë e re erdoganiste?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Opozita ‘qan’ për varfërinë / Pasuria përrallore e deputetit të PD Flamur Hoxha, godina, vila dhe apartament 1.2 milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!