• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Sulmi terrorist në Gjermani, policia bastis qendrën e azilkërkuesve. Shkoi atje falë qenit, një i arrestuar

25/08/2024
in Botë
Sulmi terrorist në Gjermani, policia bastis qendrën e azilkërkuesve. Shkoi atje falë qenit, një i arrestuar

Oficerët elitë të policisë gjermane bastisën mbrëmjen e kësaj të shtune një qendër azilkërkuesish, pas sulmit të ndodhur një natë më parë në Solingen. Sipas asaj që shkruan BILD, një person u vu në pranga. Momentalisht nuk dihet nëse ai është autori i masakrës me 3 të vrarë e 8 të plagosur.

Qendra në fjalë ndodhet rreth 300 metra nga Fronhof, vendi ku ndodhi sulmi dhe 150 metra larg vendit ku oficerët gjetën thikën e përdorur në krim.

Pikërisht gjetja e thikës i çoi oficerët në këtë vend. Policia u udhëhoq drejt qendrës së azilkërkuesve nga një qen gjurmues. Kur mbërritën pranë ndërtesës, ata e rrethuan dhe u futën brenda rreth orës 20:18 të mbrëmjes.

Gjatë mëngjesit në pranga u vu një 15-vjeçar, si person që kishte dijeni për sulmin përpara se të ndodhte.

Ndërkohë, më herët, përgjegjësinë për sulmin e ndodhur në festivalin që mbahej me rastin e 650-vjetorit të themelimit të qytetit industrial Solingen, e mori i ashtuquajturi Shteti Islamik.

Në një deklaratë të publikuar në Amaq, kanalin e lajmeve të grupit terrorist, thuhej: “Autori në tubimin e krishterë në qytetin Solingen në Gjermani dje ishte një ushtar i Shtetit Islamik. Ai e kreu aktin në shenjë hakmarrjeje për “myslimanët në Palestinë”.

Lidhur me këtë pretendim eksperti i terrorizmit Peter Neumann tha për BILD: “Pretendimet e ISIS për Amaq janë 95 përqind të besueshme. Vetëm në disa raste ato kanë rezultuar të rreme. Si rregull, do të ketë edhe sulme të tjera. 12 orët e ardhshme do të jenë shumë domethënëse”.

Po sipas ekspertëve, kjo është hera e parë që ISIS merr përgjegjësinë për një sulm në Gjermani që nga viti 2016. Në atë kohë, terroristi Anis Amri u fut me kamion në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, duke i marrë jetën 13 personave.

/a.r

Më të lexuarat

  • “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komplot ndaj shtetit? Nis ngritja e Kuvendit të Revolucionit, zbulohen emrat e 700 kandidatëve, shërbimet në alarm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon ‘dështimin’ e sistemit të ri dixhital të BE-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!