AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Sulme të reja/ Izraeli: Do shkatërrojmë programin bërthamor me apo pa SHBA! Irani: Trump mund t’i japë fund luftës me një telefonatë

by SHT Media
20/06/2025
in Botë
6
0
Sulme të reja/ Izraeli: Do shkatërrojmë programin bërthamor me apo pa SHBA! Irani: Trump mund t’i japë fund luftës me një telefonatë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Majid Farahani, zëdhënësi i presidencës iraniane, ka deklaruar se diplomacia me Iranin mund të rifillojë “lehtësisht” nëse presidenti amerikan Donald Trump urdhëron Izraelin të ndalojë sulmet ndaj Iranit.

“Irani beson në dialog civil,” tha ai për CNN. “Nëse është drejtpërdrejt apo tërthorazi nuk ka rëndësi. Presidenti Trump mund të ndalojë luftën me vetëm një telefonatë për Izraelitë,” shtoi ai, duke përsëritur qëndrimin iranian se bisedimet janë të pamundura për sa kohë që Izraeli vazhdon sulmet.

Farahani theksoi se Irani nuk do të mbështesë ndalimin e pasurimit bërthamor, që Teherani insiston se është për qëllime paqësore, por shtoi se janë të mundshme disa lëshime.

“Ndoshta mund të jetë më i ulët, por nuk do ta ndalojmë,” tha ai.

Teksa sulmet vijojnë IDF ka deklaruar se objektivat që ata shënjestruan në Iran përfshinin disa vende prodhimi industrial të raketave në Teheran që dikur ishin “zemra industriale e Ministrisë së Mbrojtjes iraniane; vende ushtarake që prodhonin komponentë raketash; dhe fabrika që prodhojnë lëndë të para të përdorura për shkrirjen e motorëve të raketave”.

Nga sulmet u godit gjithashtu edhe selia e projektit bërthamor SPDN. Irani po ashtu lëshoi disa raket drejt izraelit. Një prej tyre shkaktoi 7 të plagosur dhe dëme të shumta në Beer Sheva, në jug të shtetit hebraik, i goditur dhe gjatë sulmeve të një dite më parë. Një granatë u hodh dje në oborrin e rezidencës së ambasadorit norvegjez në Tel Aviv, duke shkaktuar dëme të vogla.

Irani po vijon sulmet, ku mediat raportohen shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Jeruzalem, Tel Aviv dhe Beersheba. Irani ka lëshuar të paktën 25 raketa. Sot në Gjenevë do të zhvillohet një takim i Ministrave të Jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar me Ministrin iranian Araghchi dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme. Ka ende kohë për të arritur një zgjidhje diplomatike, sipas britanikut Lammy. Irani ka emëruar një drejtues të ri të inteligjencës për Pasdaran, pas vrasjes së paraardhësit të tij nga Izraeli.

Presidenti amerikan Trump ka miratuar planet e sulmit, por nuk dëshiron të nxitojë, duke iu druajtur rreziqeve të një misioni të papërfunduar. Udhëheqësi Suprem Khamenei në një mesazh të regjistruar kërcënon me pasoja të pariparueshme në rast të një sulmi amerikan.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është shprehur i vendosur për aksionin ushtarak ndaj Iranit, duke deklaruar se do ta ndalojnë programin bërthamor të tij me apo pa mbështetjen e SHBA. Ndërkohë presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi se do t’i propozojnë Iranit në Gjenevë një ofertë gjithëpërfshirëse për negociatat me Izraelin.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht
  • Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.