• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Jetë

Studimi: 3 në 4 vende të botës do të kenë tkurrje popullsie deri në 2050-n

21/03/2024
in Jetë
Studimi: 3 në 4 vende të botës do të kenë tkurrje popullsie deri në 2050-n

Të paktën tre në katër vende të botës do të kenë një popullsi në tkurrje nga mesi i shekullit për shkak të uljes së normës së lindshmërisë, sugjeron një hulumtim.

”Dhe deri në vitin 2100, më shumë se 97% e vendeve – 198 nga 204 – do të kenë norma të lindshmërisë nën atë që është e nevojshme për të mbajtur madhësinë e popullsisë me kalimin e kohës”, sipas një studimi të botuar në ”The Lancet”.

Analiza në studimin e barrës globale të sëmundjeve, dëmtimeve dhe faktorëve të rrezikut parashikon që Afrika Subsahariane do të përbëjë një në çdo dy fëmijë të lindur në planet deri në fund të shekullit.

Ndërkohë në Evropën Perëndimore, shkalla totale e fertilitetit – numri mesatar i fëmijëve të lindur nga gratë në moshë riprodhuese – parashikohet të jetë 1,44 në 2050, duke zbritur në 1,37 në 2100.

Në MB, shkalla totale e lindshmërisë ishte 2,19 në 1950, duke rënë në 1,85 në 1980 dhe më pas në 1,49 në 2021. Kjo është shumë më poshtë se norma prej 2,1 e nevojshme për të mbajtur një popullsi të qëndrueshme pa imigrim të konsiderueshëm.

Deri në vitin 2050, norma totale e lindshmërisë në Mbretërinë e Bashkuar parashikohet të jetë 1,38 për të rënë në 1,30 deri në vitin 2100. Studiuesit thanë se gjetjet paraqesin “sfida serioze” për rritjen ekonomike globale, veçanërisht në mes të një fuqie punëtore në tkurrje dhe plakjes së popullsisë.

Ata thanë se për vendet me shkallë të ulët të lindshmërisë, politikat sociale si leja prindërore e zgjeruar, kujdesi falas për fëmijët dhe të drejtat shtesë të punësimit mund të ofrojnë një nxitje të vogël, por shumica e kombeve do të mbeten nën nivelet e nevojshme për të mbështetur popullsinë e tyre.

Analiza parashikon se Nigeri do të mbajë vendin e parë në vitin 2050 për shkallën më të lartë të fertilitetit, me një mesatare prej pesë fëmijë për çdo grua, por kjo mund të zbresë në 2,7 fëmijë nëse përmbushen objektivat e arsimit universal.

Koreja e Jugut do të kishte shkallën më të keqe të lindshmërisë nga mesi i shekullit me 0,82 fëmijë për femër, sipas analizës. Shkalla e përgjithshme e fertilitetit global është më shumë se përgjysmuar gjatë 70 viteve të fundit, nga rreth pesë fëmijë për çdo grua në vitin 1950 në 2,2 fëmijë në vitin 2021, thanë studiuesit./ atsh

Më të lexuarat

  • “Lavazhi” në TCH për Mirlinda Karçanajn dhe pyetjet që bosja e AKSHI la pa përgjigje

    “Lavazhi” në TCH për Mirlinda Karçanajn dhe pyetjet që bosja e AKSHI la pa përgjigje

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çupi sulmon Berishën: E ka luftuar integrimin me “thikë në dhëmbë”, është njeri i betuar kundër Perëndimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kejvina Kthellës i marrin 8 mijë €, kursimet e punës. Prokuroria kap shoqen e modeles për “Mashtrim”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ia kisha deleguar atij autoritetin kontraktor”, Karçanaj: Daniel Shima ishte përgjegjës për prokurimet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mario Draghi paralajmëron fundin e epokës amerikane në Europë: Për herë të parë jemi vetëm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • PS-PD votojnë me 114 vota projekt-rezolutën për integrimin në BE

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Jam e papunë, dua të jetoj jetën time”, Kryemadhi merr mbështetjen e Shoqatës së Grave të Divorcuara

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha padit Adriatik Doçin! Gazetari: I nderuar të vërtetoj se je i korruptuar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Salla i shmanget sërish Braçes, deputeti ‘shpërthen’ në akuza: Mungesa e tij fsheh paaftësi epike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • NATO aktivizon mbikëqyrjen ajrore në Ballkan, droni strategjik “Phoenix” mbi territorin shqiptar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!