AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Standardizimi i prokurimeve, rritet përdorimi i katalogëve të OBP-së nga bashkitë

by SHT Media
19/03/2026
in Botë
6
0
Standardizimi i prokurimeve, rritet përdorimi i katalogëve të OBP-së nga bashkitë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Katalogët e hartuar nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) po përdoren gjithnjë e më shumë nga  njësitë e qeverisjes vendore, duke reflektuar një qasje të unifikuar në përgatitjen e procedurave të prokurimit publik.

Referenca ndaj katalogëve të OBP-së është përfshirë këtë muaj në dokumentet zyrtare të institucioneve si Bashkia Tiranë, Bashkia Vlorë dhe Bashkia Bulqizë, në procedura që lidhen me furnizimin me artikuj ushqimorë dhe materiale pastrimi për institucione publike, përfshirë çerdhet dhe kopshtet.

Në këto procedura, institucionet janë mbështetur në formulimin standard: “Bazuar në katalogët dhe manualet e OBP”, duke përdorur specifikimet teknike dhe strukturën orientuese të fondit limit të përgatitur nga OBP.

Administratorja e OBP-së, Arlinda Pogaj, shprehet se “Përdorimi i katalogëve nga bashkitë po krijon një bazë të përbashkët për hartimin e procedurave të prokurimit. Përmes këtij standardizimi, jo vetëm që kursehet kohë dhe burime për autoritetet kontraktore, por rritet edhe cilësia e prokurimit, pasi katalogët ndërtohen mbi analiza të detajuara dhe konsultime me tregun, dhe përditësohen në mënyrë periodike për të reflektuar zhvillimet reale.”

Përdorimi i këtyre katalogëve synon të reduktojë kohën e përgatitjes së dokumentacionit të tenderit, duke shmangur nevojën për hartim të plotë nga e para të specifikimeve teknike dhe analizave për fondin limit. Autoritetet kontraktore mund të mbështeten në modele të standardizuara dhe të verifikuara, duke përshpejtuar nisjen e procedurave dhe duke kursyer burime njerëzore dhe administrative.

Njëkohësisht, përdorimi i katalogëve kontribuon në rritjen e cilësisë së prokurimit publik përmes standardizimit të kërkesave teknike. Përgatitja e katalogëve nga OBP nuk është një proces i menjëhershëm, por zhvillohet përgjatë disa javëve dhe përfshin analiza të detajuara, si dhe faza konsultimi me operatorët ekonomikë të tregut. Ky proces synon të sigurojë që specifikimet teknike të jenë të qarta, të zbatueshme dhe në përputhje me realitetin e tregut.

Për më tepër, katalogët i nënshtrohen një procesi të vazhdueshëm përditësimi, zakonisht në intervale 6-mujore ose vjetore, për të reflektuar ndryshimet në kërkesat e autoriteteve kontraktore dhe zhvillimet në treg. Kjo qasje ndihmon në ruajtjen e relevancës dhe saktësisë së tyre në kohë.

Zgjerimi i përdorimit të katalogëve të OBP po kontribuon në unifikimin e kërkesave teknike dhe krijimin e një qasjeje më të njëtrajtshme në nivel kombëtar, si dhe në rritjen e transparencës dhe barazisë për operatorët ekonomikë që marrin pjesë në procedurat e prokurimit.

OBP vlerëson se ky zhvillim pritet të zgjerohet më tej në njësi të tjera vendore, duke mbështetur përmirësimin e eficiencës dhe të menaxhimit të fondeve publike.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026

“Çfarë na bënë o Zot”, dalin komunikimet mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit: Do takoj kryeministrin, do përfundojmë keq shpirt…

23/09/2026

SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vetëdorëzohet Vlora Hyseni

23/09/2026

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit
  • Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.