AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Spanja liron gabimisht kreun e mafies që donte të vriste princeshën dhe kryeministrin e Holandës

by SHT Media
23/04/2024
in Botë
6
0
Spanja liron gabimisht kreun e mafies që donte të vriste princeshën dhe kryeministrin e Holandës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lideri famëkeq i një grupi kriminal, i cili planifikonte të vriste trashëgimtaren e fronit në Holandë dhe kryeministrin Mark Rute (o. Rutte) i ka shpëtuar burgut për shkak të një ngatërrese gjyqësore në Spanjë.

Karim Boujakriçan (o. Bouyakhrichan), kreu i mafies marokene, e njohur si “Mocro Maffia” në Holandë, u arrestua në Marbela të Spanjës janarin e shkuar, pasi po hetohej prej pesë vitesh për pastrimin e parave.

Pas arrestimit, autoritetet holandeze kërkuan ekstradimin e tij në Gjykatën Kombëtare të Spanjës, për t’u përballur me akuzat që lidhen me trafikun e drogës.

Gjykata Kombëtare në Madrid i dha dritën e gjelbër kërkesës, por gjykata provinciale në Malagë, e cila ka juridiksion mbi zonën ku u arrestua Boujakriçani, nuk pranoi ta ekzekutonte atë, duke argumentuar se i pandehuri duhej të përballej me akuzën e pastrimit të parave në Spanjë para se të ekstradohej diku tjetër.

Autoritetet holandeze e apeluan vendimin, duke parashtruar një kërkesë të re urgjente se kryetari i kartelit ishte një nga kriminelët më të kërkuar të Interpolit dhe se kërkohej për rolin e tij në një luftë të gjatë dhjetëvjeçare, pankontinentale të drogës, me dhjetëra të vrarë në Belgjikë, Holandë, Spanjë dhe Marok.

Rrjeti radiofonik spanjoll “Cadena SER” zbuloi të martën se megjithëse Gjykata Kombëtare e pranoi ankesën e Holandës, nuk lëshoi urdhrin për mbajtjen e Boujakriçanit në paraburgim derisa të bëhej ekstradimi.

Kur gjykata provinciale e Malagës mbajti muajin e kaluar seancën për çështjen ndaj tij për pastrim parash, gjykatësi kryesor pranoi ta lirojë shefin e bandës me kusht kundrejt garancisë 50.000 euro. Raportohet se Boujakriçani, si një miliarder me llogari bankare dhe prona në të gjithë botën, menjëherë pagoi paratë dhe u largua nga qyteti. Autoritetet nuk e kanë parë që prej asaj kohe.

Në vitin 2022, princesha holandeze Amalia u desh të largohej nga konvikti i studentëve dhe të kthehej në pallatin mbretëror, pasi policia siguroi prova që tregonin se Boujakriçani po planifikonte ta rrëmbente ose ta vriste trashëgimtaren e fronit. Sipas të përditshmes holandeze, De Telegraaf, edhe kryeministri Mark Rute ishte në listën e objektivave të mundshëm. /Politico

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit
  • Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.