• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

SPAK e kërkon për aferat te AKSH-it, Ermal Beqiri arrestohet për spiunazh në Francë

28/07/2026
in Kronikë, Kryesore
SPAK e kërkon për aferat te AKSH-it, Ermal Beqiri arrestohet për spiunazh në Francë

Një shtetas shqiptar është ndaluar nga autoritetet franceze pasi fluturoi me një avion të vogël civil mbi centralin bërthamor të Penly, në rajonin Seine-Maritime, në një lartësi më të ulët se kufiri i lejuar për zonat e ndjeshme. Rasti po hetohet edhe për pistën e mundshme të spiunazhit, raporton Le Journal du Dimanche (JDD).

Sipas medias franceze, ngjarja ndodhi të shtunën pasdite. Avioni po fluturonte në rreth 3.700 këmbë (afro 1.200 metra), por piloti e uli lartësinë në 3.500 këmbë, duke hyrë nën kufirin minimal të lejuar për fluturime mbi një objekt strategjik.

Menjëherë pas sinjalizimit, Forcat Ajrore dhe Hapësinore të Francës ngritën një mjet ushtarak që shoqëroi avionin deri në aeroportin e Albertit, ku piloti u arrestua sapo u ul në pistë.

Sipas JDD, i ndaluari është identifikuar si Ermal B., shtetas shqiptar, i njohur më parë nga autoritetet franceze dhe shqiptare për vepra që lidhen me mashtrimin financiar, mashtrimin në grup të organizuar dhe aktivitete të paligjshme në fushën e hakerimit. Ndaj tij, sipas të njëjtit burim, ekziston edhe një urdhër kërkimi i lëshuar nga autoritetet shqiptare.

Por sipas burimeve tona, bëhet fjalë për Ermal Beqirin, i kërkuar nga SPAK për aferën e AKSH-it. Biznesmeni Beqiri është në kërkim prej disa muajsh, pasi dyshohet si kreu i një grupi të strukturuar kriminal që ka manipuluar tenderat me vlerë miliona euro të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Beqiraj zotëron kompaninë “Soft & Solution” dhe akuzohet se përfitoi tenderë mbi 1.1 milion euro pas kërcënimeve që krahu i djathtë i Ergys Agasit, i bëri një shoqërie të përfshirë në një nga garat e shumta.

Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti në veshjet e tij tre pajisje gjurmuese Apple AirTag. Sipas burimeve të cituara nga JDD, ky detaj ka shtyrë hetuesit të shqyrtojnë mundësinë që piloti të ketë vepruar nën presion ose me urdhër të një personi tjetër, megjithëse kjo mbetet një pistë hetimore dhe nuk është konfirmuar nga autoritetet.

Në dëshminë e tij, shqiptari ka deklaruar se kishte gabuar lartësinë e fluturimit dhe se në momentin e kalimit mbi central ishte duke folur në telefon me nënën e tij. Megjithatë, hetuesit e kanë cilësuar versionin e tij si të paqartë, ndërsa dyshime ka ngritur edhe itinerari i fluturimit, i cili kaloi nga Alberti drejt Calais, më pas mbi Bretanjë dhe përfundoi mbi centralin bërthamor të Penly.

Për shkeljen e ndalimit të fluturimit mbi centralin bërthamor, shqiptari u dënua me një gjobë prej 7.000 eurosh. Më pas ai iu dorëzua Zyrës Qendrore Franceze për Luftën kundër Krimit të Organizuar (OCLCO), ndërsa pritet të ekstradohet në Shqipëri.

Centrali bërthamor i Penly konsiderohet një nga objektet strategjike të Francës dhe është gjithashtu vendi ku po ndërtohen reaktorët e rinj EPR-2, një projekt me rëndësi të veçantë për sektorin energjetik francez.

Më të lexuarat

  • Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndodh eklipsi total i Diellit, njerëzit në gjithë hemisferën veriore shikojnë drejt qiellit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Riaktivizohet zjarri në Krujë, evakuohen banorët, vatër e madhe edhe në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sherr në mbledhjen e Ramës, Kryeministri shpërthen ndaj zërave kundër; kryebashkiaku i Poliçanit braktis takimin, përjashtohet ajo e Dimalit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Skandali me ilaçet me rimbursim/ KLSH gjen 43 barna pa autorizim dhe 46 “të paimportuar”, por të hedhura në treg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosjet e anti-mafias hapin pistën shqiptare: Cili biznesmen takoi në Tiranë dhëndrin e bosit të ‘Cosa Nostra’ Messina Denaro-s?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Vazhdoni, çdo koment është një klikim më shumë”, Rama iu përgjigjet kritikëve për suksesin në sigurinë kibernetike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pa marrëveshje dhe pa seancë, ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Fotot virale të Lamine Yamal me një vajzë me bikini, zbulohet e vërteta pas aludimeve për tradhti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dorëhiqet drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!