AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Skenari i makthit”: Izraeli po i shqyrton opsionet për t’iu përgjigjur Iranit

by SHT Media
17/04/2024
in Botë
6
0
“Skenari i makthit”: Izraeli po i shqyrton opsionet për t’iu përgjigjur Iranit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmi i paparë i Iranit kundër Izraelit e ka shtyrë Lindjen e Mesme buzë një lufte të përgjithshme.

Teherani i lëshoi qindra dronë dhe raketa drejt Izraelit më 13 prill, duke e kryer sulmin e parë të drejtpërdrejtë kundër armikut të vet të përbetuar.

Pas këtij sulmi, Izraeli është duke i shqyrtuar opsionet e veta, të cilat, sipas analistëve, mund të jenë nga një ofensive diplomatike për ta izoluar Iranin, deri te sulmet ushtarake mbi Republikën Islamike. Duke qenë se rreziku i përshkallëzimit është më i madh se kurrë më parë, skenari më i keq, një luftë e përgjithshme mes Iranit dhe Izraelit, është shumë i mundshëm, thonë analistët.

“Izraeli duhet t’i marrë parasysh qëllimet, jo vetëm rezultatet, dhe kjo nënkupton se në Izrael do të argumentohet për një përgjigje brenda Iranit, bashkë me të gjitha rreziqet që kjo i sjell”, tha Michael Horowitz, nga konsulenca ndërkombëtare Le Beck me bazë në Bahrejn.

Derisa as Irani, e as Izraeli nuk duan përshkallëzim të situatës, “vallja në të cilën janë futur ata – duke tentuar ta frenojnë njëri-tjetrin – është shumë e rrezikshme”, shtoi ai.

Sulmi i Iranit ishte hakmarrje ndaj një sulmi të dyshuar ajror izraelit në konsullatën iraniane në Siri më 1 prill, ku për pasojë u vranë disa komandantë iranianë, përfshirë dy gjeneralë.

Sulmet e dyshuara izraelite i kanë vrarë së paku 18 pjesëtarë të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), degës elitare të Forcave të Armatosura të Iranit, në Siri prej dhjetorit të kaluar.

Sulmi i 13 prillit nga Irani u duk se ishte tejet i kontrolluar dhe i planifikuar me qëllim që të mos shkaktojë viktima apo dëme të mëdha.

“Skenari i makthit”

Ministri i Mbrojtjes izraelit, Yoav Gallant, tha se Izraeli “nuk ka zgjidhje” përpos t’i përgjigjet sulmit të Iranit.

Teherani, megjithatë, paralajmëroi se përgjigja e tij do të jetë edhe “më e fuqishme” dhe “më e gjerë”, nëse Izraeli hakmerret.

Kryekomandanti i IRGC-së, gjeneralmajor Hossein Salmani, tha më 14 prill se operacioni i Iranit i quajtur “Zotimi i Sinqertë” – e ka “ndryshuar formulën” dhe se Teherani do t’i përgjigjej veprimeve të Izraelit, në vend se të tregojë “durim strategjik”.

“Irani dëshiron një ndryshim të rëndësishëm dhe ka thënë se nga tani e tutje, çdo veprim i Izraelit do të marrë përgjigjen e ngjashme”, tha për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë Farzin Nadimi nga Instituti i Uashingtonit.

Një operacion i drejtpërdrejtë ushtarak i Izraelit kundër Iranit mund të nxisë luftë të përgjithshme mes këtyre dy vendeve, që sipas Horwitzit është “skenar i makthit”.

Një skenar i tillë mund t’i tërheqë edhe Shtetet e Bashkuara, aleatët kryesorë të Izraelit, si dhe t’i nxisë përfaqësuesit e Iranit dhe grupet militante proiraniane në rajon ta sulmojnë Izraelin, përfshirë Hezbollahun e Libanit, rebelët huthi të Jemenit dhe milicitë shiite në Irak dhe Siri.

“Nëse arrijmë në këtë pikë, ne mund të shohim sulme javore izraelite kundër Iranit, përfshirje të plotë të Hezbollahut në një sulm kundër Izraelit, një pushtim tokësor izraelit në Liban dhe një tentim nga Irani për ta mbyllur Gjirin Persian”, tha Horowitz.

Ka vite që Irani kërcënon me mbylljen e Ngushticës strategjike Hormuz, që është një rrugë e rëndësishme për furnizimin botëror me naftë.

Edhe në mungesë të një sulmi të drejtpërdrejtë izraelit kundër Iranit, “një varg sulmesh hakmarrëse mes Iranit dhe Izraelit mund të na çojnë në këtë pikë, nëse palët e jashtme nuk veprojnë siç kanë bërë deri tani për t’i ulur tensionet”, paralajmëroi Horowitz.

“Shkalla e pasigurisë”

Shumë fuqi botërore dhe aktorë rajonalë kanë bërë thirrje për uljen e tensioneve, përfshirë Shtetet e Bashkuara, të cilat i kanë kërkuar Izraelit të tregojnë vetëpërmbajtje.

Presidenti amerikan, Joe Biden, i tha kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, se Uashingtoni nuk do ta mbështetë një sulme izraelite kundër Iranit, sipas mediave.

“Shtetet e Bashkuara kanë ndikim shumë të madh ndaj Izraelit, nëse duan ta përdorin atë”, tha për Radion Farda Stephen Walt, profesor për marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Harvardit.

“Tani, me mundësinë e një lufte të gjerë, duket se administrata Biden i ka thënë Izraelit se, nëse bën diçka më shumë, do të jetë i vetëm”, shtoi ai.

Derisa nuk është e pamundur për Izraelin ta shpërfillë Uashingtonin dhe të merret me këtë çështje vetë, Walt tha se shanset për një konflikt rajonal janë të vogla, sepse “shumica e aktorëve në rajon nuk duan që kjo të ndodhë”.

Ai theksoi se grupet e vetme që “mund të kenë interes” në një luftë të gjerë, janë Hamasi – i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe Qeveria e vijës së ashpër e Netanyahut. Edhe kështu, nuk do të kishte fitues të vërtetë në një konflikt të gjerë, sipas Horowitz./REL

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026

Nga torturat te vrasja e 96 personave/ Pse i dënoi Haga katër ish-krerët e UÇK-së

17/09/2026

Sa kushtoi vizita në SHBA? Berisha e pranon hapur, viza u sigurua falë milionave

17/09/2026

Doktor Mziu dyqan rrobash te Rruga e Kosovarëve dhe biznes shit-blerje pronash, dërgesa parash të dyshimta nga Anglia dhe Greqia, vilë me ‘punë krahu’

17/09/2026

Çoi padashje një video pornografike në një bisedë me shoqet, si u zbulua abuzimi i 12-vjeçares në Tiranë. Hetuesit u tronditën nga pamjet

17/09/2026

Korreshi ironizon Qeverinë: Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te inteligjenca artificiale! Patronazhistët dinë nëse i kemi prerë thonjtë apo jo

17/09/2026

Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

17/09/2026

SPAK nis hetimet për ngërçin me pagat e magjistratëve, agjentët e BKH ‘zbarkojnë’ te Ministria e Financave

17/09/2026

Ngjarje e rëndë në Tiranë, tezja dhe djali i hallës përfshijnë 12-vjeçaren në marrëdhënie seksuale

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • 25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin
  • Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.