AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Skema e pensioneve, ironizon Korreshi: Me rritjen marrin një tufë qepë e 1 kg fasule

by SHT Media
10/11/2024
in Politikë
6
0
Skema e pensioneve, ironizon Korreshi: Me rritjen marrin një tufë qepë e 1 kg fasule
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Një tufë qepë dhe 1 kg fasule”. Vetëm kaq mund të blejnë pensionistët sipas deputetit të Partisë Demokratike, Saimir Korreshi me paratë shtesë që do të sigurojnë nga indeksimi i pensioneve që qeveria bëri së fundmi.

Korreshi tha në “Ditari” me Erion Dushin në A2 CNN se indeksimi është një tallje e madhe me këtë shtresë nga kryeministri Edi Rama.

“Mazhoranca nuk po merret fare me pensionistët në gjykimin tim. Ai indeksimi që është bërë është një çështje vetëm sa për t’u tallur me pensionistët. Unë e kam bërë një përshkrim të atij 4 mijë lekëshit që është rritur pensioni. Me 4 mijë lekë të vjetra unë e sqarova në Parlament që merr një kile grosh dhe një tufë qepë të njoma në fund të muajit. Pra mund të merret një bukë, një shishe kos dhe katër kokrra vezë, por e bëra pak më ekspresive në Parlament. Janë shtuar katër filxhanë kafeje. nga një në javë për pensionistët që është tallje. Jo vetëm nuk është rritur, indeksuar, por është dënuar pensionisti jonë pasi 17 mijë lekë të rimbursimeve të ilaçeve i janë hequr pensionistëve. De facto sot pensionisti ka 13 mijë lekë më pak në xhep dhe në raport me 2013, edhe pse është indeksuar pensioni, shohim se më parë me një pension shumë të ulët mund të blije më shumë produkte sesa sot. Pra nuk mjafton indeksimi i rrogës apo pensionit, pasi indeksimi duhet të bëhet në përputhje me rritjen e çmimeve. Kjo është situatë dramatike për pensionistët”, u shpreh Korreshi në “Ditari” me Erion Dushin në A2 CNN.



Sipas tij turet e takimeve që shefi i qeverisë ka ndërmarrë në të gjithë Shqipërinë me pensionistët janë derivat i pakënaqësisë në rritje në radhët e pensionistëve përkundrejt ekzekutivit.

“Tani ka plas gjylja e madhe pasi pensionistët duke parë indeksimin apo rritjen e rrogave të gjithë administratës shtetërore, patronazhistëve në përgjithësi, ata patjetër që ndihen keq se nuk arrijnë dot të kalojnë fundin e muajt, nuk arrijnë dot të ndezin dushin që të mbushin një bidon e ta mbajnë te këmbët. Kjo është tragjedia që ndodh me pensionistët”, deklaroi Korreshi.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht
  • Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.