AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Skandali me fotot intime në Itali, mes tyre dhe Meloni me motrën e saj

by SHT Media
28/08/2025
in Botë
6
0
Skandali me fotot intime në Itali, mes tyre dhe Meloni me motrën e saj
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një forum online ka publikuar foto të lidereve politike nga të gjitha partitë italiane, duke shkaktuar indinjatë dhe reagime të shumta në skenën politike të Italisë.

Denoncimi i parë erdhi nga Valeria Campagna, nënsekretare e Partisë Demokratike në Lacio, e cila deklaroi: “Ka nga ata që e minimizojnë, por ngacmimet nuk janë komplimente.”

Meloni dhe Schlein mes të ekspozuarave

Mes emrave të përfshirë në të ashtuquajturin “seksioni VIP” të portalit Phica.eu, shfaqen edhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, motra e saj Arianna, si dhe sekretarja e Partisë Demokratike, Elly Schlein.

Forumi, i krijuar në vitin 2005, me mbi 200 mijë anëtarë, përmban mijëra imazhe të vjedhura nga rrjetet sociale të grave të zakonshme dhe figurave publike, shpesh të retushuara e të shoqëruara me fraza fyese e vulgare.

Edhe pse e pyetur, kryeministrja Meloni zgjodhi të mos komentojë, duke lënë të hapur mundësinë e një reagimi në ditët në vijim.

Politikanet e tjera të përfshira

Në listën e gjerë të forumit shfaqen gjithashtu politikanet Mara Carfagna dhe Mariastella Gelmini (Noi Moderati), Maria Elena Boschi (Italia Viva), Chiara Appendino (M5S), si edhe ministrja e Arsimit, Anna Maria Bernini dhe ajo e Turizmit, Daniela Santanché.

Ky skandal vjen pas një tjetër rasti të ngjashëm, grupit në Facebook “My Wife”, ku shpërndaheshin imazhe të vjedhura të grave nga partnerët e tyre, duke krijuar një “arkiv dixhital”.

Campagna: “Privatësia ime u shkel dhe u ofendova”

Kryetarja e grupit të PD-së në këshillin bashkiak të Latinës, Campagna, tregoi se fotot e saj ishin publikuar pa pëlqimin e saj: “Jo vetëm imazhe me rroba banje, por edhe momente nga jeta ime publike dhe private. Privatësia ime u shkel dhe u shoqërua me komente fyese si: ‘Do doja t’i shihja këmbët, por gjoksi duket i shkëlqyer’ ose ‘Sa seksi duket në këtë veshje të ngushtë’.”

“Sot ndihem e neveritur, e zemëruar, e zhgënjyer. Por nuk mund të rri në heshtje, sepse kjo histori nuk ka të bëjë vetëm me mua, por me të drejtën tonë për të qenë të lira dhe të respektuara”, tha Campagna e zemëruar.

Policia postare italiane ka hapur një hetim mbi portalin Phica.eu. Campagna theksoi se kishte zbuluar një seksion të tërë të dedikuar për të në pjesën “gratë në politikë”, duke theksuar se shumë nga komentuesit duket se ishin njerëz nga qyteti i saj, që ndiheshin të lirë të flisnin për trupin e saj si të ishte “pronë e tyre”.

Denoncime të tjera nga politika

Në vijim edhe eurodeputetja, Alessandra Moretti denoncoi forumin, pasi zbuloi se prej vitesh i ishin vjedhur dhe modifikuar fotot e programeve televizive.

Të njëjtën gjë raportoi deputetja Lia Quartapelle, ndërsa ish-deputetja Alessia Morani paralajmëroi se është gati të ndërmarrë veprime ligjore, duke e quajtur publikimin e fotove pa pëlqim një sulm ndaj dinjitetit të grave.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Dy nxënëse tërhiqen nga denoncimi ndaj mësuesit në Selenicë, prindërit: Nuk kemi asnjë problem me të!

06/11/2026

“Sa më të lidhur, aq më të fortë”- Nisma e Evropës Qendrore, Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah!

06/11/2026

Qeveria ndryshon ligjin për Trashëgiminë Kulturore, rregulla të reja për monumentet: Tani më shumë kontroll mbi to!

06/11/2026

Aksidentohet i riu në Vlorë, po lëvizte me monopatinë elektrike, dërgohet i plagosur në spital!

06/11/2026

Reforma e pensioneve gati në 2028/ Ministrja Ibrahimaj: Vitin tjetër dyfishohen bonuset mujore! Po monitorojmë çmimet e ushqimeve, shmangim spekulimet

06/11/2026

FOTO / Spiropali mesazh të koduar: Thanë se puçi dështoi, por unë sapo kam nisur…

06/11/2026

Demokratët përgatiten të frenojnë AI, çfarë pritet të ndryshojë në Kongresin amerikan?

06/11/2026

‘Më bërtiste kot. E dogja dhe ika në punë’ – çfarë tha para Policisë vajza që i vuri flakën babait në Burrel

06/11/2026

Berisha nuk mundet duke u bërë disa “Berishë” bashkë

06/11/2026

Parodia e revolucionit që bëri çorbë fazat

06/11/2026

VIDEO/ Policia qëllon pesë herë 21-vjeçarin, e ngatërruan me të vëllanë që e mbante peng

06/11/2026

Thirrje për dhunë dhe revolucion, Franca angazhon 70 mijë policë për protestën e nesërme

06/11/2026

Revolucioni, Berisha e opozita dështuan, ‘gatuan’ humbjen e 9 majit!

06/11/2026

U arrestua në Greqi për vrasje të dyfishtë, Nikolin Pali rrëfen edhe dy vrasje të tjera në Shqipëri

06/11/2026

Ish-zyrtari i Pentagonit: Përdorimi i forcës nuk është rruga e preferuar e Uashingtonit në konfliktin me Iranin

06/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Dy nxënëse tërhiqen nga denoncimi ndaj mësuesit në Selenicë, prindërit: Nuk kemi asnjë problem me të!
  • “Sa më të lidhur, aq më të fortë”- Nisma e Evropës Qendrore, Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.