AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Shumica e europianëve nuk e dinë më që urrejtja ndaj Europës në Lindje ka filluar në lëvizjen pansllaviste”

by SHT Media
16/06/2025
in Botë
6
0
“Shumica e europianëve nuk e dinë më që urrejtja ndaj Europës në Lindje ka filluar në lëvizjen pansllaviste”
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Peter Sloterdijk është njëri nga filozofët më të njohur në botë. Është gjerman me shtetësi, por pak edhe francez, sepse një pjesë të mirë të vitit e kalon në shtëpinë e tij në një fshat të bukur të Provansës, një trevë historike në juglindje të Francës.

Atje ai së fundi i ka dhënë një intervistë edicionit të së dielës të gazetës gjermane «Frankfurter Allgemeine Zeitung». Në vijim disa nga mendimet më domethënëse të këtij intelektuali mbi Europën, luftën, burrërinë dhe krizën moderne.

Sloterdijk nënvizon se urrejtja ndaj Europës, që sot manifestohet fuqishëm në Lindje, nuk është fenomen i ri. «Shumica e europianëve nuk e dinë më që urrejtja ndaj Europës në Lindje ka filluar në lëvizjen pansllaviste», thotë ai. Kjo valë anti-evropiane, sipas tij, u rizgjua fuqishëm pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Filozofi citon edhe njërin nga mendimtarët rusë, Nikolai Fjodorov, i cili në fillim të shekullit të 20-të e identifikonte Europën si mishërim të degjenerimit moral: «Europa është përkufizimi i shthurjes», kishte thënë Fjodorov.

Sepse, sipas tij, vetë emri tregon se Europa në thelb është kurva e një demi. Dhe që e gjithë Europa është bërë si emri i saj, nuk duhet të ndikojë te një rus i ndershëm me shpirt të shëndetshëm fshatar. Në Europë gjithçka është qytet i madh, pallat, luks dhe kurvëri. Këto janë fjali që sot mund të përdoren drejtpërdrejt në propagandën anti-evropiane, tha Sloterdijk.

Ai e quan burrin një «projekt reformues të shekullit të 20-të». Nga një figurë e lidhur me patriarkalizmin, militarizmin dhe heroizmin, burri modern është transformuar në një qenie kozmetike. «Për të përdorur fjalët e Karl Lagerfeldit: ai fiton kontroll mbi jetën e vet kur përdor një parfum të caktuar të burrave». Ky transformim, sipas Sloterdijk, fillon që në fëmijëri.

Duke analizuar historinë e shekullit të 20-të, Sloterdijk shpreh një ide provokuese për fashizmin: «Unë besoj se vetë termi ‹fashizëm› në thelb nuk do të thotë gjë tjetër veçse refuzimi nga ana e ushtarëve të Luftës së Parë Botërore për të pranuar rezultatin e luftës». Për të, fashizmi ishte refuzimi për t’u çmilitarizuar, një gjë që Gjermania më vonë e përmbushi më radikalisht se kushdo tjetër.

Por a ka ndryshuar kjo situatë sot? Sloterdijk mendon se po. Ndërsa Europa ka përjetuar dekada paqeje, sot po përballet me një moment të ri: «Europa po përjeton për momentin, nëse flasim historikisht, diçka që i ngjan fatit të mirë. Ne kemi përsëri armiq. Armiq të vërtetë». Në qendër të kësaj përballjeje është Rusia e Putinit, ndaj së cilës, për shumë kohë, Perëndimi shmangu përballjen e hapur. Tani gjithçka është bërë e qartë: «E gjitha kjo ka rënë me një goditje të vetme.»

Në këtë kontekst, ai flet edhe për presidentin francez Macron, të cilin e quan «njeriu më paqësor në botë», por që e kupton se aftësia për të prodhuar dhe eksportuar siguri është po aq e rëndësishme sa eksporti i parfumit francez.

Sloterdijk nuk lë pa përmendur as dështimin e eksperimentit liberal për të bërë nga burrat dhe gratë thjesht konsumatorë. Bota është më e ashpër se kjo ëndërr: «Eksperimenti psikosocial për të bërë nga burrat dhe gratë thjesht konsumatorë nuk i përgjigjet më të vërtetës së gjendjes botërore.»

Në fund, ai i referohet një episodi nga presidenca e Trumpit, i cili ishte kthyer i zhgënjyer nga Brukseli kur kishte kuptuar se europianët nuk ishin të gatshëm të shpenzonin për mbrojtjen e tyre: «Nuk ishin të gatshëm të shpenzojnë më shumë se një përqind e gjysmë për mbrojtjen e tyre». Sipas Sloterdijk, tani është vetë Putini që po i detyron europianët ta ndryshojnë këtë sjellje: «Momenti për Europën që të furnizohet me armë ka ardhur me të vërtetë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht
  • Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.