AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Shtrenjtohet nafta, Braçe në komisionin e Ekonomisë: Çmimi është caktuar dje me një mesazh, në orën 4!

by SHT Media
11/03/2026
in Politikë
6
0
Shtrenjtohet nafta, Braçe në komisionin e Ekonomisë: Çmimi është caktuar dje me një mesazh, në orën 4!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i PS-së Erion Braçe ka ngritur shqetësimin e shtrenjtimit të karburantit menjëherë pas luftës. Sipas tij një ditë më parë çmimi është caktuar me një mesazh në vlerën 198 lekë. si shqetësim ai ka ngritur edhe faktin që shoqata sipas tyre funksionon si kartel.

“Çmimi i naftës ka ndryshuar dje rreth orës 4:00 pasdite, nuk e di para apo pas takimit me ministrat e qeverisë, por ka ndryshuar dje në orën 4:00 fiks pas një mesazhi i mbërritur në celularin e çdo pik e çdo karburanti në territor të bardha apo edhe të brenduara. Çmimi është më i lartë tek ato që janë të brenduara praktikisht. Pra çmimi më i lartë ai nga 197-198 deri te 202 lekë, që këta e kanë sfidë personale, kanë katër vjet që e kanë sfidë atë 202 lekëshin ta çojnë prapë atje ku e patën ato ditët e tmerrshme para katër vitesh që e çuan me zell të madh thuajse në të njëjtën periudhë

Pra, ka ndryshuar me një mesazh dhe unë po përpiqem shumë që ato mesazhe t’i mbledh dhe t’ua dërgoj, dhe mbi të gjitha nën diktatin e një shoqate që garanton kartelin, që është shoqata e hidrokarbureve. Këto mesazhet nuk i dërgojnë thjesht dhe vetëm këta drejtuesit e kompanive, por këto mesazhet veçanërisht tek pikat e bardha i dërgojnë zyrtarët e shoqatës së hidrokarbureve të paktën nga ato që kam unë ajo që lexoj unë. Pra shoqata e hidrokarbure që funksionon si kartel për të garantuar rritjen e çmimeve në këtë rast.

E dyta, këta nuk blejnë naftë më në bursë. Për ta blerë një broker që e sjell naftën në territorin dhe ky është një problem. Ka katër vite, katër vite e gjysmë që e bëjnë kështu. Vjen e derdh naftën në depozitat e këtyre në periudha të ndryshme kohore dhe këta pastaj blejnë dhe shesin me çmimin e ditës që dalin nga depozita. Ky model tregu i ka hequr gjithë avantazhin e blerjeve afatgjata të sasive të naftës. Dhe natyrisht ne kemi humbur avantazhin e blerjes në avancë. Madje këta kanë shuar fare edhe atë parimin që duhet të funksionojë në një depozitë. Hyn i pari, del i pari. Hyre me çmim 500$ toni të dalësh 500 plus kosto operative plus normën e fitimit atje matan. Pra edhe këtë avantazh këta e kanë shuar. Pyetja që kam unë është ju e gjeni veten të mundur për ta goditur? Këtë model tregut. Këta na kanë ezauruar totalisht me këtë model edhe efektin e kursit të monedhës. Dollari është përtokë. Këta transaksionet i kryejnë dollar. Euro është vlerësuar që është një është një element shumë i rëndësishëm tek çmimi. Jo tek taksat tek çmimi”, tha Braçe.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Aksident fatal në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, tre fëmijë të plagosur

22/11/2026

Plot 58 laureatë të Çmimit Nobel bashkohen për t’i shpëtuar jetën kampionit iranian

22/11/2026

Inflacioni 7.1% në Kosovë, ekspertët në alarm: Kurti të ndërhyjë, po ndikon në jetesën e qytetarëve

22/11/2026

Manastir, Rama me të rinjtë: Shqipja është pasuria jonë e përbashkët, duhet ta mbrojmë dhe ta trashëgojmë

22/11/2026

Djali i Millorad Dodikut mandatohet për formimin e Qeverisë së re të Republikës Sërpska

22/11/2026

I kushtoi mandatin e deputetit, hetimi ndaj Çyrbjes mbyllet pa akuza, Prokuroria: Nuk kreu vepër penale!

22/11/2026

Shumë vodka, pak lindshmëri: Arsyeja pse po pakësohet numri i rusëve?!

22/11/2026

Shpërthim në një garazh në Zvicër, shqiptari rrëfen panikun e banorëve dhe kujtimet e luftës në Kosovë

22/11/2026

Qëllohet tre herë me thikë një person në Korçë

22/11/2026

Rama në shtëpinë muze të Alfabetit: Tirana dhe Prishtina të ngrenë një bibliotekë digjitale me libra shqip

22/11/2026

Rama në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: Këtu nuk u vendos për luftë e kufij, por për gjuhën që bashkoi shqiptarët

22/11/2026

“E dashura ka varësi ndaj meje”, shqiptari i dënuar në Britani përpiqet të shmangë dëbimin

22/11/2026

“The Guardian”: Evropa përballë një supercikli zgjedhor, rritja e së djathtës nacionaliste rrezikon të tronditë themelet e BE-së

22/11/2026

Franca miraton ligjin për përdorimin e armëve nga policia, e majta e kundërshton: Po jepni leje për të vrarë

22/11/2026

Grabitja e 43 mijë eurove në Ballsh, shiriti i dasmës zbuloi autorët. Si u organizua skema me dy makina

22/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Aksident fatal në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, tre fëmijë të plagosur
  • Plot 58 laureatë të Çmimit Nobel bashkohen për t’i shpëtuar jetën kampionit iranian

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.