AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Shtohet spiunazhi rus dhe kinez në Gjermani! Nga lufta në Ukrainë, tek interesat ekonomike! Ja motivet

by SHT Media
24/04/2024
in Botë
6
0
Shtohet spiunazhi rus dhe kinez në Gjermani! Nga lufta në Ukrainë, tek interesat ekonomike! Ja motivet
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një interval të shkurtër kohor në Gjermani u zbuluan spiunë të dyshuar për Rusinë dhe Kinën.

Motivet e tyre: Lufta në Ukrainë, interesa ekonomike dhe sulm ndaj demokracisë.

Në zyrën e shtypit të Prokurorit të Përgjithshëm gjerman këto ditë është shtuar puna. “Ndalim për shkak të aktivitetit të dyshuar të spiunazhit”, thuhet në njoftimin e 23 prillit. Të njëjtin titull ka edhe një njoftim për shtyp një ditë më parë. Në të dyja rastet katër të dyshuarit, tre burra dhe një grua kanë spiunuar për Kinën. Në lajmin e 18 prillit bëhet fjalë për dy burra, që me porosi të Rusisë kanë planifikuar goditje ndaj objektivave ushtarake në Gjermani. Në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme thuhet, se “ndalimet janë bërë për shkak të veprimtarisë agjenturore dhe anëtarësisë në organizata të huaja terroriste “Republika Popullore Donjeck”.

Këto njoftime shkaktuan reagime të shqetësuara në Gjermani. Deputeti i të Gjelbërve, Konstantin von Notz është i alarmuar. “Ne duhet më të fund të kuptojmë, se këtu bëhet fjalë për një rrezik maksimalisht serioz dhe real të sigurisë sonë”, ka theksuar von Notz njëkohësisht edhe kreu i komisionit parlamentar për shërbimet informative. Edhe presidenti i Zyrës Federale të Mbrojtjes Kushtetuese, BfV, Thomas Haldenwang e bën të qartë për DW. “Ne i kishim nisur hetimet. Dhe pasi gjendja e të dhënave ishte e qartë, mundëm në këtë rast t’a dorëzonim ato policisë dhe prokurororisë.”

Qëllimet globale të Kinës sipas Mbrojtjes Kushtetuese Gjermane

Për kreun e shërbimit të brendshëm informativ ky zhvillim aktual nuk është i habitshëm. Ky autoritet gjerman që në një raport të vitit 2023 e bën të qartë: “Qëllimet globale ambicioze të Kinës do të ndiqen me një tendencë të përgjithshme për më shumë pushtet për formësimin e pretendimit për udhëheqje dhe me intensifikim të aktiviteteve të tjera të spiunazhit dhe ushtrimit të ndikimit nga aktorë shtetërorë.” Për këtë Haldenwang foli edhe në një simpozium të Mbrojtjes Kushtetuese në Berlin. “Deri në vitin 2049 Kina kërkon të jetë pushteti numër 1 politik ekonomik dhe ushtarak në glob. Këtë qëllim ajo e ndjek në vijimësi, me mjete legale por edhe me mjete ilegale.”

Si shembull merren studentët dhe studiuesit kinezë në universitetet gjermane. “Këta persona janë të detyruar të japin informacione tek shteti”, thotë, Haldenwang. Po kjo shihet edhe tek ekonomia. Tek çdo Joint Venture, tek çdo investim direkt vijnë menaxherë dhe personel ekstra nga Kina, tha kreu i Mbrojtjes Kushtetuese, duke e parë këtë si një portë të hapur për spiunazh potencial.

Spiuni në paradhomën e politikanit të AfD-së?

Në këtë skenar mund të shihet dhe një agjent i arrestuar së fundmi. Problemi është se ai ishte punonjës  i Maximilian Krah, kandidatit kryesor të AfD për zgjedhjet europiane  2024. AfD- që në shkallë federale në Gjermani konsiderohet nga Mbrojtja Kushtetuese si e dyshuar për ekstremizëm të djathtë, ka lidhje të ngushta edhe në Rusi.

Aktivitetet e spiunazhit të Moskës në dallim nga Kina përqëndrohen tek objektiva afatshkurtra. Sipas Haldewang kjo lidhet me sulmin në shkelje të së drejtës ndërkombëtare kundër Ukrainës. “Para një luftë të ashpër me ushtrim të jashtëzakonshëm dhune nga Rusia do të ishte pakujdesi nëse nuk do mendohej se aftësitë dhe vullneti i shërbimeve sekrete të saj nuk do të viheshin në veprim në Europë.

Në kërkim të prorusëve

Sipas presidentit të Mbrojtjes Kushtetuese aktivitetet ruse të spiunazhit pritet të shtohen në Gjermani. Regjimi rus ka vënë në fokus për qëllimet e tij edhe ata njerëz në Gjermani që kanë sfond migrimi rus. “Deri tani komuniteti është treguar shumë i përmbajtur”, thekson Haldewang. Por vihen re tek këto qarqe raste të veçanta të simpatisë së madhe për Putinin. “Në këtë kuptim këtu mund të shihet një potencial i mundshëm personash që do të ishin pastaj të gatshëm të vepronin për Rusinë.”

Minsitrja e Brendshme gjerman,e Nancy Faeser pas arrestimit të gjashtë spiunëve të dyshuar bën një bilanc pozitiv. “Autoritetet tona të sigurisë, me në krye Zyrën Federale për Mbrojtjen Kushtetuese e kanë forcuar masivisht mbrojtjen e spiunazhit. Kështu ne po mbrohemi kundër kërcënimeve hibride të regjimit rus por edhe nga spiunazhi nga Kina. Sukseset aktuale të hetimeve e tregojnë këtë.”

DW

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit
  • Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.