• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Shtëpia si e Escobarit”, shefit të Krimit Ekonomik në Spanjë i gjenden 20 milionë euro cash

10/11/2024
in Botë
“Shtëpia si e Escobarit”, shefit të Krimit Ekonomik në Spanjë i gjenden 20 milionë euro cash

Një megaoperacion policor në Spanjë ka çuar në arrestimin e kreut të Njësisë së Krimeve Ekonomike dhe Fiskale të Madridit, shtëpia e të cilit i ngjante asaj të bosit kolumbian të drogës, Pablo Escobar.

Policia ka sekuestruar 20 milionë euro cash në shtëpinë e Óscar Sánchez Gil, 8 prej të cilave të fshehura në një mur betoni dhe 12 milionë të tjera, në një hapësirë të krijuar në tavanin e bodrumit.

“Shtëpia e tij është si ajo e Pablo Escobar”, thanë për EL MUNDO zyrtarë të lartë që morën pjesë në operacionin policor, të cilët e krahasojnë rastin me kartelin historik kolumbian të drogës, si për sasinë e parave të fshehura në shtëpi, ashtu edhe për masat e sigurisë me të cilat Sánchez Gil mbronte shumë e madhe të parave.



Arrestimi i këtij zyrtari të lartë të policisë në Madrid, i ndaluar së bashku me bashkëshorten e tij (po ashtu punonjëse policie) dhe kunatën ka të bëjë me përfshirjen e Sánchez Gil në trafikun e drogës.

Konkretisht, ai ishte përgjegjës për shkarkimin pa problem të kokainës në portet spanjolle, e cila mbërrinte në kontejnerë me fruta nga Ekuadori.

Zyrtari i policisë ndihmoi në shmangien e kontrolleve për të kaluar mallin dhe futjen e drogës në Spanjë. Arrestimi i tij ishte rezultat i një operacioni të kryer javën e kaluar, ku agjentët kapën 13 ton kokainë në Algeciras, ngarkesë kjo më e madhja e këtij lloji që është kapur në historinë e Spanjës.

Burime direkte të operacionit përshkruajnë se përfshirja e shefit të policisë në këtë rrjet të fuqishëm ndërkombëtar droge është shumë e lartë.

Këto burime bëjnë me dije se komandanti i arrestuar kishte punuar për krimin e organizuar për të paktën pesë vjet, sipas rezultateve paraprake të hetimit.

“Ai nuk është një shef, por ai është në nivelin poshtë tyre”, vërejnë ata. Nga ana tjetër, rezulton se gruaja e tij nuk kishte asnjë kontroll në organizatën në fjalë, por arrestimi i saj ka ndodhur për shkak se ajo është oficere policie dhe kishte njohuri për aktivitetin që kryente partneri i saj.

Óscar Sánchez është një njeri diskret, i cili kaloi pa u vënë re dhe që ka shmangur gjithmonë një rol kryesor para kamerave. Tani ai është i ndaluar së bashku me 14 persona të tjerë si pjesë e rrjetit kriminal dhe akuzohet për trafik droge, pastrim parash dhe marrje ryshfeti.

Roli i tij ishte sipas hetimeve që të lehtësonte shkarkimin e drogës për të anashkaluar kontrollet në porte. Ai kishte përfituar nga përvoja e në seksionin e Narkotikëve në Brigadën Qendrore të Policisë Kombëtare, duke rënë në kontakt me kartelet dhe kishte marrë në dorë edhe çështjet hetimore për anëtarët e rrjetit të drogës.

Burimet e hetimit sqarojnë se operacioni për kapjen e kreut të UDEF-së së Shtabit të Policisë së Madridit, i cili fshehu më shumë se një milion para cash edhe në zyrën e tij në selinë e kryeqytetit spanjoll,  filloi gati dy vjet më parë nga Njësia e Punëve të Brendshme.

Sánchez po gjurmohej, ndër të tjera, për një transferim nga një kompani e hetuar për trafik droge që tani ka çuar në arrestime, raporton Efe. Hetimi për të është sekret dhe çështja është në duart e Gjykatës Kombëtare, ndërsa operacioni mbetet i hapur dhe priten të tjera arrestime.

/a.r

Më të lexuarat

  • Ambasadori i Gjermanisë, ‘shuplakë’ protestuesve në Tiranë: Dhuna nuk është në përputhje me vlerat e BE

    Ambasadori i Gjermanisë, ‘shuplakë’ protestuesve në Tiranë: Dhuna nuk është në përputhje me vlerat e BE

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aktivisti Dritan Alsela ‘skanon’ Agron Shehajn: Kali i Trojës së sistemit, rrijini larg! Është si Berisha në vitet ‘90

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndryshime në ligjin “Antimafia”/ Debat në kuvend për pasuritë e sekuestruara, dyshime se u kthehen personave të goditur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aulona Bylykbashi 11 pasuri të paluajtshme me burim pagat, firmosi dhjetëra milionë euro tendera për njerëzit e krimit kur ishte nënkryetare e Bashkisë Elbasan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Putini gjithnjë e më shumë si një “Ajatollah”, shërbimi sekret forcon kontrollin mbi Rusinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Termet në Kadastër/ SPAK vë nën hetim Lorena Goxhobellin dhe drejtuesit e ASHK në rrethe

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • FOTO-LAJM/ Berisha thotë “nuk është e jona”, por njerëzit e PD zbarkojnë në protestë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama ironizon protestën qytetare me dy foto: Më shumë njerëz në Fan Zone sesa në tubim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erdogan, ‘jeleku i shpëtimit’ i Melonit në samitin e NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mesazhet/ “Nuk vazhdohet më kështu, njerëzit janë mërzitur, t’a rifillojmë protestën në tetor, Diaspora vjen për Dhërmiun, ‘flamingot’ të dëshpëruar, deklarojnë fundin e revolucionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!