AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Shtëpi bari”, prostitucion e lypje. Djem e vajza shqiptare trafikohen në Europë, 70 prindër të proceduar

by SHT Media
20/03/2024
in Kronikë
6
0
“Shtëpi bari”, prostitucion e lypje. Djem e vajza shqiptare trafikohen në Europë, 70 prindër të proceduar
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Trafikimi i qenieve njerëzore është një histori e përsëritur. Nuk kemi ende arritur të shkëpusim zinxhirët për t’u dhënë liri këtyre viktimave”.

Nga “shtëpitë e barit”, te shpërndarja e lëndëve narkotike, prostitucioni e lypja… djem e vajza shqiptare ende shfrytëzohen për qëllime seksuale, kriminale dhe ekonomike.

Sam Golbart, nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, u shpreh: “Trafikimi i qenieve njerëzore shfaqet në forma të ndryshme. Te gratë e vajzat merr formën e trafikimit të tyre për shfrytëzim seksual. Nga ata tjetër, te djemtë, kryesisht te ata të rinj, shfaqet në formën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe jo vetëm. Të rinjtë ikin jashtë Shqipërisë dhe përfundojnë në aktivitete të paligjshme atje”.

Shtatëdhjetë prindër e kujdestarë u proceduan penalisht vitin e shkuar me akuzën e braktisjes së fëmijëve të mitur. Të dhënat nga Policia e Shtetit tregojnë se në raport me 2022-shin, fenomeni u zgjerua me 11%.

Alma Tandili, Drejtoreshë e ASHMDF, theksoi: “Ne vetëm për vitin 2023 kemi pasur 2 500 fëmijë. Përfshirë këtu fëmijët e trafikuar, shfrytëzuar dhe kështu me radhë, kemi pasur 9 procedime penale gjatë vitit të shkuar. Kjo ndaj prindërve apo kujdestarëve që kanë tentuar të çojnë fëmijët e tyre drejt vendeve të BE-së”.

Por, “rruga e ëndrrave për lek të shpejtë” po josh më shumë se përpjekjet e institucioneve për të parandaluar trafikimin e qenieve njerëzore. Eljona Elmazi, Drejtor Ekzekutiv i World Vision Albania, deklaron: “Shqipëria, si nga ana e kuadrit ligjor, ashtu edhe te përpjekjet për parandalimin e trafikimit njerëzor, ka bërë shumë përpjekje. Por, nga ana tjetër, po aq është zhvilluar në mënyrë dinake edhe trafikimi modern i qenieve njerëzore”.

Për t’i dhënë zë nevojës për të rritur përpjekjet ndaj trafikimit të qenieve njerëzore, World Vision Albania bashkë me Ambasadën Britanike në Shqipëri çelën një ekspozitë me piktura e vizatime të të rinjve. Nismës iu bashkuan më shumë se 114 të rinj, tre prej të cilëve u vlerësuan edhe me çmime.

A2news /a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

14/09/2026

Nga salmonela te droga/ “AMG Food”, pronare e kontejnerit me mish pule ku u gjetën 41 kg kokainë!

14/09/2026

Republika e Prokurorëve nuk është vetëm një metaforë…

13/09/2026

Benet Beci ia dredh Ramës? Hyn e del i maskuar nga baza politike e Spiropalit në ish Bllok, qoka, afera, pastrim parash dhe dobësia për Pëllumb Gjokën

12/09/2026

Flet Ziza Pajaziti: Ja si hyra 2 herë në burg për takim me Haxhiun. E kam bashkëjetues, bëmë takim familjar

12/09/2026

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

12/09/2026

Rama nga Gjirokastra: Reforma Territoriale ndryshon drejtimin e qyteteve, ja si do të ndahen kuotat

12/09/2026

5 shenjat e horoskopit që kanë karakterin më të fortë

12/09/2026

Pjesë e grupit të trafikimit të kokainës nga Kolumbia, shqiptari i arrestuar në Greqi është Lulzim Caka! Në vendin tonë kërkohet për vrasje

12/09/2026

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

12/09/2026

Rama zbarkon në Vlorë për reformën territoriale, Çuçi zbulon çfarë u diskutua: Sot nuk morëm vendime

12/09/2026

Rama-Berisha ‘luftë’ në politikë, ortakëri në biznes; “delfini” i Shkëlzenit merr 90 mijë m² tokë për 1 euro në Lalëz

12/09/2026

Kim rrëfen jetën në Shqipëri: Këngët popullore e ndihmuan të mësonte shqipen

12/09/2026

Çanta e shkollës nuk shkakton skoliozë, por mund të lodhë shpinën! 5 këshilla nga fizioterapistët

11/09/2026

Beteja për Kryeministrin/ Zgjedhjet e 25 tetorit, Vuçiç: Largohem si President brenda shtatorit

11/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin
  • Nga salmonela te droga/ “AMG Food”, pronare e kontejnerit me mish pule ku u gjetën 41 kg kokainë!
  • Republika e Prokurorëve nuk është vetëm një metaforë…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.