AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Shqiptarët dashuri të palëkundur për BE”, Rama intervistë me Richard Attias, tregon ëndrrën që ka për botën, Evropën dhe Shqipërinë

by SHT Media
24/05/2025
in Politikë
6
0
“Shqiptarët dashuri të palëkundur për BE”, Rama intervistë me Richard Attias, tregon ëndrrën që ka për botën, Evropën dhe Shqipërinë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Menjëherë pas përfundimit së Samitit të KPE, u zhvillua në Tiranë, Forumi Ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative), platforma globale që mbledh liderë politikë, drejtues të korporatave më të mëdha në botë për diskutimin e inovacionit, investimeve dhe të ardhmes së ekonomisë botërore, i cili përzgjodhi Shqipërinë për takimin e tij të parë në Europë.

Në kuadër të këtij Forumi, Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një bashkëbisedim me producentin Richard Attias, një prej organizatorëve të eventit.

Kryeministri Edi Rama, foli mbi nxitjen e bashkëpunimit midis sektorit publik dhe atij privat, duke theksuar rëndësinë e hapësirave ku vendimmarrësit dhe njerëzit në terren mund të ndërveprojnë dhe të shkëmbejnë ide. Ai theksoi potencialin e Shqipërisë si një qendër për Evropën për shkak të karakteristikave të saj gjeografike dhe kulturore, duke e krahasuar atë me një “Itali të re” për mundësitë dhe mikpritjen që ofron.

Kryeministri  identifikoi energjinë, inovacionin dhe turizmin si sektorë kyç për investime, me projekte në zhvillim në energjinë e rinovueshme dhe parqet teknologjike.

Kryeministri gjithashtu trajtoi sfidat e Bashkimit Evropian në procesin vendimmarrës, duke theksuar nevojën për unitet për të përballuar fuqitë globale në rritje.

Richard Attias: Po t’i hedhësh një sy hartës globale, Shqipëria është në qendër, një katalizator mes Europës, Azisë dhe Lindjes së Mesme. Si e shihni shpalosjen e këtij roli në të ardhmen sa i takon gjeoekonomisë dhe gjeopolitikës?

Edi Rama: Ky është një bekim për ne, edhe për shkak të përbërjes së shoqërisë, nga myslimanë dhe të krishtëre, e cila falë Zotit nuk ka asnjë problem. Nuk ka kufizime, paragjykime. Ne kemi një prirje që të shohum ngado, edhe pse është shumë e qartë që shqiptarët kanë një dashuri të palëkundur për BE-në dhe Evropën. Evropa ka qenë ëndrra jonë e kahershme, me evoluimin e gjërave kemi pasur edhe disa periudha kohe, ku politika u përqendrua tej mase vetëm te Perëndimi dhe nuk ndërtuam raporte në Lindje. Unë e ndryshova këtë duke vendosur në dokumentin tonë të politikës së jashmte që ne nuk kemi vetëm dy partnerë strategjikë, Greqinë dhe Italinë, por kemi tre edhe Turqinë. Pastaj fillova të ndërtoja marrëdhënie me Lidjen e Mesme, me vendet e Gjrit. Tani jemi në një pozicion shumë të mirë sepse qëndrimi ynë sa i takon gjeopolitikës është shumë i qartë Ne jemi Perëndim, jemi në një linjë me Perëndimin por dua të kemi marrëdhënie me vendet që përmenda.

Në vijim të intervistës, Richard Attias i drejton Kryeministrit Edi Rama një pyetje vizionare: çfarë ëndrre ka për botën, Evropën dhe Shqipërinë? Rama ndalet te një pasazh frymëzues nga një tekst i Abatit të Shën Pjetrit, që flet për një paqe të përhershme mes kombeve, përtej kufijve aktualë dhe ndasive historike. Ai përmend idenë e një komuniteti më të gjerë europian, ku edhe vendet jashtë BE-së të ndihen pjesë e të njëjtës familje, njësoj si Zvicra apo Norvegjia. Për Ramën, kjo është një ëndërr e madhe, e ndalur shpesh nga ego dhe interesa të vogla, siç thoshte edhe Volteri.

Richard Attias: Çfarë dëshirë ëndrre keni për botën, Evropën dhe Shqipërinë?

Edi Rama: Unë jam një i dashuruar i tekstit nga Abati i Shën Pjetrit. Më duket absolutisht çmenduri edhe thjesht të përfyrtyrosh një abat diku gjetkë në Francë, që ka këtë vizion dhe iu hap njerëzve sytë për të parë se si mund të duket ndryshe bota dhe që hedh konceptin e bashkimit të paqes së përherhshme, i cili për të përfshin Rusinë, shtrihet deri në Lindje, në toka që asokohe ishin nën perandorinë osmane çka nuk nënkupton që domosdoshmërisht të gjitha këto vende duhet të jenë në BE, por që secili prej këtyre vendeve duhet të jetë pjesë e të njëjtit komunitet, njësoj siç Zvicra nuk është në BE, Norvegjia nuk është në BE. Kjo do të ishte ëndrra ime, por ashtu siç shkruante Volteri, ishin interesa të parëndësishme dhe kapriço të vogla që nuk e lejuan këtë vizion të madh sepse në fund të fundit, jan egot, individët.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time
  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.