• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Shqipëria sovrane në energji”, Rama: Kjo do arrihet brenda këtij mandati

18/01/2026
in Politikë
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Kryeministri Edi Rama deklaroi se vizita në Emiratet e Bashkuara Arabe shënoi një moment tejet të rëndësishëm, ku mori pjesë në Samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Ai bëri të ditur se, gjatë paneleve të organizuara, së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi, diskutuan mbi përpjekjet për zhvillim të qëndrueshëm, rritjen e kapaciteteve energjetike dhe rolin e teknologjisë në procesin e integrimit europian.

Në podkastin “Flasim”, Rama u shpreh krenar për bashkëpunimin trilateral mes Emirateve të Bashkuara, Shqipërisë dhe Italisë, duke theksuar rolin kyç të Shqipërisë në krijimin e kapaciteteve të gjenerimit të energjisë së gjelbër. Sipas tij, energjia do të transmetohet përmes një kablli nënujor drejt Italisë dhe vendeve të tjera, duke i dhënë vendit një avantazh të rëndësishëm strategjik.

Kryeministri theksoi se objektivi kryesor i qeverisë është arritja e sovranitetit energjetik, duke garantuar se Shqipëria do ta realizojë këtë synim brenda mandatit aktual qeverisës.

“Java ka patur një tjetër moment tejet të rëndësishëm që është shënuar gjatë vizitës sonë në Emiratet e Bashkuara, ku isha i ftuar të merrja pjesë në Samitin tradicional tanimë të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, ku ishin organizuar edhe një sërë panelesh, një ndër të cilët ishte paneli ku, së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi, ne iu përgjigjëm një sërë pyetjesh që shprehnin interesimin, pikërisht, për përpjekjet që po bëjmë në sensin e zhvillimit të qëndrueshëm, të rritjes së kapaciteteve energjetike dhe, patjetër, edhe në sensin e shfrytëzimit maksimal të teknologjisë, si një instrument shumë i rëndësishëm në funksion edhe të procesit të anëtarësimit.

Kam qenë shumë krenar kur kam folur për bashkëpunimin trilateral mes Emirateve të Bashkuara, Shqipërisë dhe Italisë, ku Shqipëria ka një rol kyç, si vendi ku do të krijohet një kapacitet gjenerimi i energjisë së gjelbër, që përmes kabllit nënujor që do të lidhë Shqipërinë me Italinë, do të transmetohet në Itali dhe në vende të tjera, duke i dhënë Shqipërisë një avantazh të rëndësishëm strategjik. Por më e rëndësishmja, kam përcjellë edhe një mesazh për të cilin unë personalisht, po edhe e gjithë shumica jonë qeverisëse, ka krenarinë të jetë bartëse – Shqipëria sovrane në energji. Pasi, sipas programit dhe sipas të gjitha hapave që po i hedhim mbi planin e detajuar për këtë program, Shqipëria do të ketë sovranitet energjetik brenda këtij mandati të qeverisë sonë, mandatit të 83 mandateve.”, tha Rama.

Më të lexuarat

  • Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mos na e shisni si rinovim!”, Shehi-Berishës për kryesinë e re: Protestuesit duan të ndryshojnë ligjin e 2008-ës që votove me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arrestohet Roland Sula, personi që goditi gazetarin Ilir Demalia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gaz Paja: Si u bëra investitor strategjik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U shfaq si protestues, deputetja socialiste për Paulin Lulin: PS të dha çdo mundësi, ku e gjen legjitimitetin të bërtasësh në bulevard, ‘Rama ik’?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si ra Donald Trump në grackën e “sheikëve” të Ballkanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestuesve u soset durimi, kërcënojnë Ramën me fatin e Enver Hoxhës: Dorëzohu ose rrëzohu!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Qeveria i jep “Osmanit” 88.5 hektarë falas në Vlorë për Zonë Ekonomike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Publikohet lista e kandidateve gra për Këshillin Kombëtar të PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kurthi i Moskës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!