AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Shqipëria, rritje të qëndrueshme ekonomike”, Rama: Sa do të arrijë rritja në 2030-tën

by SHT Media
22/03/2026
in Politikë
6
0
“Shqipëria, rritje të qëndrueshme ekonomike”, Rama: Sa do të arrijë rritja në 2030-tën
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Edi Rama deklaroi se ekonomia shqiptare po vijon të rritet me ritme të qëndrueshme, duke e pozicionuar vendin ndër ekonomitë me performancën më të lartë për vitet e ardhshme, sipas parashikimeve të institucioneve financiare ndërkombëtare.

Në një intervistë në podcast-in e tij “Flasim”, kreu i qeverisë theksoi se deri në vitin 2030 pritet një rritje prej rreth 32% e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar, ndërsa e lidhi këtë trend me reformat ekonomike dhe zhvillimin e sektorëve kryesorë, si dhe me rritjen graduale të pagave në vend.

“Shqipëria vazhdon me një ritëm të qëndrueshëm rritje ekonomike, duke u pozicionuar ndër vendet me performancën më të lartë për vitet në vijim, sipas parashikimeve të institucioneve financiare ndërkombëtare.

Në Shqipërinë 2030 pritet një rritje prej rreth 32%  e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar, çka na vendos në grupin kryesor të ekonomive me rritjen më të qëndrueshme, por edhe më të lartë gjithmonë sipas atyre organizmave, jo sipas thjeshtë qeverisë shqiptare.

Dhe kjo rritje nuk është rastësi. Ajo mbështetet mbi themelet që hapëm dhe fortifikuam me reformat tona kurajoze të shumëpritura dhe të shumëmunguara për dekada dhe që e kanë vënë vendin në kushtet që të ecë përpara me shpejtësi. Është një rritje që mbështetet në sektorë, që janë në zhvillim të vazhdueshëm, në ndërkohë, që patjetër, ajo çka është edhe më e mira, e prekshme, në këtë proces rritjeje, është rritja e vazhdueshme e pagave, jo vetëm në sektorin publik, por tanimë edhe në sektorin privat, sidomos për të gjithë ata që kanë një kualifikim të caktuar apo zotërojnë një zanat dhe kjo është edhe një thirrje për të gjithë shqiptarët jashtë vendit që të vazhdojnë të shikojnë me optimizëm, mundësinë e kthimit në Shqipëri, pasi për shumë prej tyre, Shqipëria sot ofron më shumë sesa vendet ku ata janë, në ndërkohë që përtej asaj që ofron drejtpërdrejt përsa i përket punës dhe pagës, ofron edhe ngrohtësinë e shtëpisë”, tha Rama.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Aksident fatal në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, tre fëmijë të plagosur

22/11/2026

Plot 58 laureatë të Çmimit Nobel bashkohen për t’i shpëtuar jetën kampionit iranian

22/11/2026

Inflacioni 7.1% në Kosovë, ekspertët në alarm: Kurti të ndërhyjë, po ndikon në jetesën e qytetarëve

22/11/2026

Manastir, Rama me të rinjtë: Shqipja është pasuria jonë e përbashkët, duhet ta mbrojmë dhe ta trashëgojmë

22/11/2026

Djali i Millorad Dodikut mandatohet për formimin e Qeverisë së re të Republikës Sërpska

22/11/2026

I kushtoi mandatin e deputetit, hetimi ndaj Çyrbjes mbyllet pa akuza, Prokuroria: Nuk kreu vepër penale!

22/11/2026

Shumë vodka, pak lindshmëri: Arsyeja pse po pakësohet numri i rusëve?!

22/11/2026

Shpërthim në një garazh në Zvicër, shqiptari rrëfen panikun e banorëve dhe kujtimet e luftës në Kosovë

22/11/2026

Qëllohet tre herë me thikë një person në Korçë

22/11/2026

Rama në shtëpinë muze të Alfabetit: Tirana dhe Prishtina të ngrenë një bibliotekë digjitale me libra shqip

22/11/2026

Rama në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: Këtu nuk u vendos për luftë e kufij, por për gjuhën që bashkoi shqiptarët

22/11/2026

“E dashura ka varësi ndaj meje”, shqiptari i dënuar në Britani përpiqet të shmangë dëbimin

22/11/2026

“The Guardian”: Evropa përballë një supercikli zgjedhor, rritja e së djathtës nacionaliste rrezikon të tronditë themelet e BE-së

22/11/2026

Franca miraton ligjin për përdorimin e armëve nga policia, e majta e kundërshton: Po jepni leje për të vrarë

22/11/2026

Grabitja e 43 mijë eurove në Ballsh, shiriti i dasmës zbuloi autorët. Si u organizua skema me dy makina

22/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Aksident fatal në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, tre fëmijë të plagosur
  • Plot 58 laureatë të Çmimit Nobel bashkohen për t’i shpëtuar jetën kampionit iranian

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.