AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Shqipëria nuk ka frikë nga kërcënimet”. Rama flet për Trump, NATO-n dhe muxhahedinët

by SHT Media
26/03/2026
in Politikë
6
0
“Shqipëria nuk ka frikë nga kërcënimet”. Rama flet për Trump, NATO-n dhe muxhahedinët
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka dhënë një intervistë të gjatë ku ka folur hapur për revistën prestigjioze franceze Le Point. Ai ka prekur disa tema, që nga qëndrimin i Shqipërisë ndaj Iranit dhe mbështetja ndaj linjës së fortë amerikane te roli i Shqipërisënë NATO dhe marrëdhëniet me Europën.

Siç shkruhet në artikullin e Le Point, Rama nuk i shmangu pyetjet e ndjeshme, duke dhënë qartësi mbi vendimet e politikës së jashtme dhe prioritetet e qeverisë së tij.

Shqipëria dhe linja e fortë ndaj Iranit

Kreu i qeverisë ka shpjeguar pse Shqipëria mbështet politikën e ashpër të SHBA-ve ndaj regjimit iranian, shtuar faktin se Shqipëria është një nga pak shtetet pa marrëdhënie diplomatike me Iranin dhe që strehon muxhahedinët iranianë, një grup opozitar iranian që ka zbuluar programin bërthamor sekret të Teheranit.

Sipas Ramës, Shqipëria nuk u frikësohet kërcënimeve.

“Është e rëndësishme të flitet me të gjithë, përveç terrorizmit”, ka theksuar ai. “Asnjëherë nuk duhet t’i pyesni shqiptarët nëse kanë frikë. Ne nuk kemi frikë. Shqipëria ka mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe e njëjta filozofi na udhëheq edhe sot”, ka deklaruar Rama.

“Duhet të flitet me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i në Iran”, ka shtuar ai.

Bashkëpunimi me SHBA-të, NATO-n dhe Europën

Rama ka vënë në dukje se Shqipëria është pjesë e NATO-s, që i jep mbrojtje të fortë ndaj çdo sulmi të mundshëm. Ai nënvizon se vendi ynë ka një histori të qartë mbrojtjeje të të drejtave dhe strehimit të të persekutuarve, duke e lidhur këtë me vendimin për të pritur muxhahedinët dhe afganët që humbën mbështetjen ndërkombëtare.

Vendimin, e quan akt humanitar dhe të bazuar mbi historinë e vendit për të mbrojtur të përndjekurit.

Ka theksuar rëndësinë e një Europe të bashkuar dhe nevojën që Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së sa më shpejt. Shqipëria, sipas Ramës, mund të ndihmojë në përparimin e projektit europian duke u bërë pjesë e BE-së, duke respektuar traditën e unitetit europian.

“Vendi im ka përvojë historike nga diktatura komuniste që e bën të kuptueshme nevojën për qëndrime të forta kundër agresionit të jashtëm”, ka thënë ai.

Kryeministri ka folur edhe për miqësinë e tij me presidentin amerikan Donald Trump apo për projektet e investimeve të Jared Kushner në Shqipëri, duke mohuar çdo pretendim për privatizim të ishullit të Sazanit. Projektin e cilëson një iniciativë turistike dhe mjedisore me përfitim për Europën, duke bashkëpunuar me arkitektë të njohur, përfshirë Jean Nouvel, dhe duke theksuar marrëdhëniet e mira me Jared dhe Ivanka Kushner.

Ai deklaroi se Shqipëria do të blejë pajisje ushtarake europiane, izraelite dhe amerikane sipas nevojës, duke ruajtur lirinë e vendit për të zgjedhur partnerët strategjikë. “Shqipëria ka blerë sistemin radar GM400 Alpha nga Thalès”, shton Le Point.

Numri një i kabinetit ka kujtuar historinë e Shqipërisë si vend mikpritës i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore duke nënvizuar rëndësinë e kodit të nderit shqiptar:

“Pika më e rëndësishme për një shqiptar është Zotëria dhe mysafiri”, është shprehur ai, duke e lidhur këtë parim me vendosmërinë e Shqipërisë për të mos u kthyer kurrë shpinën atyre që kërkojnë strehim dhe mbrojtje.

Çështjet e brendshme dhe imazhi ndërkombëtar

Rama mohon akuzat se porti i Durrësit është një qendër e pastrimit të parave, duke e krahasuar me qytete të tjera europiane. Ai përsërit se Shqipëria respekton ligjet dhe ofron mbrojtje për të gjithë që kanë nevojë, duke përfshirë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Përtej pyetje-përgjigjeve, revista franceze shkruan këto fjalë për Ramën:

Në një ditë pranvere, qindra protestues në Tiranë brohorisnin “Rama ik!”, duke kundërshtuar qeverinë, ndërsa Edi Rama, socialisti dhe kryeministër i rizgjedhur me mbi 53% të votave, e sheh këtë lëvizje si dëshmi të demokracisë aktive. Në vitet ’90, Rama jetonte në Paris si artist, dhe rrugëtimi i tij përfshin ministra e kryetar bashkie përpara se të bëhej kryeministër në 2013. Ai njihet për staturën e tij të gjatë (mbi 2 metra) dhe prezencën e fuqishme diplomatike. Rama është pro-amerikan dhe pro-europian!

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Inflacioni 7.1% në Kosovë, ekspertët në alarm: Kurti të ndërhyjë, po ndikon në jetesën e qytetarëve

22/11/2026

Manastir, Rama me të rinjtë: Shqipja është pasuria jonë e përbashkët, duhet ta mbrojmë dhe ta trashëgojmë

22/11/2026

Djali i Millorad Dodikut mandatohet për formimin e Qeverisë së re të Republikës Sërpska

22/11/2026

I kushtoi mandatin e deputetit, hetimi ndaj Çyrbjes mbyllet pa akuza, Prokuroria: Nuk kreu vepër penale!

22/11/2026

Shumë vodka, pak lindshmëri: Arsyeja pse po pakësohet numri i rusëve?!

22/11/2026

Shpërthim në një garazh në Zvicër, shqiptari rrëfen panikun e banorëve dhe kujtimet e luftës në Kosovë

22/11/2026

Qëllohet tre herë me thikë një person në Korçë

22/11/2026

Rama në shtëpinë muze të Alfabetit: Tirana dhe Prishtina të ngrenë një bibliotekë digjitale me libra shqip

22/11/2026

Rama në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: Këtu nuk u vendos për luftë e kufij, por për gjuhën që bashkoi shqiptarët

22/11/2026

“E dashura ka varësi ndaj meje”, shqiptari i dënuar në Britani përpiqet të shmangë dëbimin

22/11/2026

“The Guardian”: Evropa përballë një supercikli zgjedhor, rritja e së djathtës nacionaliste rrezikon të tronditë themelet e BE-së

22/11/2026

Franca miraton ligjin për përdorimin e armëve nga policia, e majta e kundërshton: Po jepni leje për të vrarë

22/11/2026

Grabitja e 43 mijë eurove në Ballsh, shiriti i dasmës zbuloi autorët. Si u organizua skema me dy makina

22/11/2026

Vuçiç drejt akuzës penale, Financial Times: Qeveria i premtoi Kushnerit projektin pa tender

22/11/2026

Operacioni në Gramsh / Kokaina u zbulua në banesat e dy personave me “arrest shtëpie”, nën hetim edhe policët

22/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Inflacioni 7.1% në Kosovë, ekspertët në alarm: Kurti të ndërhyjë, po ndikon në jetesën e qytetarëve
  • Manastir, Rama me të rinjtë: Shqipja është pasuria jonë e përbashkët, duhet ta mbrojmë dhe ta trashëgojmë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.