AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Shqipëria në flakë! Bilanci: 37 vatra, 1 viktimë, evakuime dhe dëme të mëdha

by SHT Media
14/08/2025
in Kronikë
6
0
Shqipëria në flakë! Bilanci: 37 vatra, 1 viktimë, evakuime dhe dëme të mëdha
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria vijon të përballet me një verë të vështirë teksa dhjetëra vatra zjarri kanë përfshirë territorin gjatë javëve të fundit. Ndonëse efektivët e forcave zjarrfikëse dhe ato të Forcave të Armatosura kanë qenë në terren, situata mbetet e rrezikshme dhe dinamike për shkak të temperaturave të larta dhe erës që favorizon përhapjen e flakëve.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 37 vatra aktive zjarri në gjithë vendin, përfshirë qarqet Vlorë, Dibër, Berat, Tiranë, Gjirokastër, Elbasan, Shkodër, Kukës, Korçë dhe Lezhë.

Por Delvina, Gramshi dhe Poliçani, zonat më problematike deri më tani, ku janë kryer evakuuime masive të banorëve. Në Delvinë, flakët iu afruan qytetit duke rrezikuar depot e naftës dhe spitalin.

Mbi 600 efektivë të Forcave të Armatosura, dhjetëra mjete zjarrfikëse, punonjës të emergjencave civile, forca vullnetare, si dhe helikopterë çekë, sllovakë dhe avionë zjarrfikës Canadair janë angazhuar në një operacion të pandërprerë për shuarjen e flakëve.

Në Gramsh u shënua edhe viktima e parë këtë sezon zjarresh, ku një i moshuar humbi jetën nga asfiksimi.

Rama: Situata e përmirësuar falë sakrificave, neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjete sociale këtë të enjte, duke falënderuar strukturat në terren për sakrificat dhe përkushtimin në përballimin e kësaj situate emergjente. Ai theksoi se situata është përmirësuar falë punës së jashtëzakonshme në terren, por paralajmëroi për rreziqe të vazhdueshme, ndërsa nuk ngurroi të bënte dhe një kritikë për reagimet mediatike.

 “MIRËMËNGJES dhe me një tjetër ditë gatishmërie të lartë e përpjekjesh të përbashkëta, përballë një situate të përmirësuar falë mundimesh e sakrificash të admirueshme por me rreziqe e të papritura në çdo çast; me neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin e tyre të krehjes para pasqyrave mediatike, teksa në tërë Europën Jugore digjen në flakë mijëra vatra zjarri nga Spanja e deri në Turqi, ju uroj një ditë sa më të qetë të gjithëve.”, shkroi Rama.

Ditën e djeshme ai tha se ishte “Një ditë sakrifice dhe krenarie për të gjitha strukturat shtetërore, që vijojnë pa ndërprerje përpjekjet në terren për shuarjen e flakëve në të gjithë vendin.”

Rrëfimi nga Gramshi: “Mundi i 35 viteve më është djegur”

Një nga rrëfimet më prekëse vjen pikërisht nga fshati Skënderbegas në Gramsh, ku dhjetëra shtëpi dhe hektarë të tërë me vreshta, ullinj dhe ara janë djegur plotësisht.

Çlirim Çoniku, banor i zonës, i cili refuzoi të largohej nga prona gjatë evakuimeve, rrëfen humbjen e gjithçkaje që kishte ndërtuar për 35 vite.

“Mos i ndodhtë asnjërit, askund, mos pafshim asnjëherë gjëra të tilla”, tha Çoniku.  Ai shtoi:  “S’e mbajta dot objektin, punën time 35-vjeçare. Mundi im e djersa ime e 35 viteve. Zoti më dha fuqi që kam ruajtur vetëm shtëpinë për të fjetur gjumë”.

65-vjeçari tregon se nuk pranoi të largohej nga prona e tij, pasi autoritetet dhanë urdhër për evakuim, sepse donte të mbronte shtëpinë dhe bagëtitë.

“Janë rrafshuar 100% të gjitha prodhimet, arat, ullinjtë, vreshtat… vetëm qeni ka shpëtuar. Vajta ia zgjidha zinxhirin dhe erdhi pas meje nga frika. Nuk ndahej pas meje qeni”, tha Çoniku.

Gruaja e tij, Manushaqja, që u evakuua nga forcat zjarrfikëse, thotë se është e lumtur që bashkëshorti i shpëtoi gjallë: “Për mallin nuk dua ta di, se punoj dhe e bëj prapë.”

Situata në Gramsh drejt përmirësimit

Pas një nate dramatike në Gramsh, situata është normalizuar në disa fshatra, por në njësinë Skënderbegas vatrat e zjarrit ende vijojnë. Të paktën sipas raportimeve të ditës së djeshme, 39 shtëpi janë djegur, dhe dëmet janë të mëdha edhe në bagëti, bujqësi dhe masive pyjore.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu deklaroi se Shqipëria ka përfituar ndihmë nga partnerët ndërkombëtarë përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile. Në operacion janë angazhuar mjete dhe avionë nga Turqia, Greqia, Sllovakia dhe Çekia.

“Nuk kemi pasur kurrë kaq shumë mjete ajrore të dedikuara për zjarret. Më vjen mirë që jemi të integruar në Mekanizmin Evropian. Kjo vihet re edhe kur janë vendet e tjera në flakë kanë ardhur dhe na kanë ndihmuar. Avionët janë duke u blerë. Ata duhet të prodhohen, është një proces që kërkon kohë. I keni shifrat në buxhet, nuk kemi bërë disbursime pasi nuk kemi lidhur kontratë”, tha Vengu.

Ambasada e Greqisë në Tiranë gjithashtu reagoi me një mesazh solidariteti.

“Në shenjë bashkëpunimi dhe solidariteti, Greqia kontribuon, brenda kapaciteteve të saj, në përpjekjet për shuarjen e zjarreve me mjete ajrore zjarrfikëse, si përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, ashtu edhe në kuadër të bashkëpunimit dypalësh. Ne jemi pranë popullit shqiptar“, thuhet në postimin e publikuar në faqen zyrtare.

Arrestime për zjarrvëniet

Ministria e Brendshme raportoi se janë arrestuar 10 persona dhe proceduar 4 të tjerë gjatë 24 orëve të fundit për zjarrvënie të qëllimshme ose nga pakujdesia. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka aktivizuar të gjitha strukturat e emergjencës për të ndihmuar banorët në zonat e rrezikuara.

Pavarësisht përmirësimit të situatës në disa zona, autoritetet paralajmërojnë se rreziku nuk ka kaluar, ndërsa temperaturat mbeten të larta dhe era e fortë rrezikon përhapje të mëtejshme të flakëve.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.