• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Shporruni në shtëpitë tuaja!” Banorët e Barcelonës në protestë kundër turizmit të tepruar

16/06/2025
in Botë
“Shporruni në shtëpitë tuaja!” Banorët e Barcelonës në protestë kundër turizmit të tepruar

Të dielën, protestuesit marshuan në qendër të Barcelonës dhe iu drejtuan turistëve që po i filmonin me thirrjet: “Ikni në shtëpi!”. Në rrugë, disa turistë u lagën me pistoleta uji, ndërsa dyqane luksoze u mbuluan me ngjitëse që shprehnin pakënaqësinë ndaj vizitorëve.

Turizmi është shumë i rëndësishëm për Spanjën, pasi Barcelona është një nga qytetet më të vizituara në botë. Por numri i madh i turistëve po bën që banorët të ndihen të shtypur dhe të përzënë nga qyteti i tyre. Kjo ka shkaktuar protesta në qytete të ndryshme të Evropës jugore.

Një nga protestueset, Marina, mbante një pankartë ku shkruhej: “AirBnB-ja jote ka qenë shtëpia ime”. Ajo tha: “Nuk mund të jetojmë këtu sepse qiratë janë shumë të larta për shkak të AirBnB-ve dhe njerëzve që vijnë për motin dhe qëndrojnë gjatë”.

Marshimi përfundoi pranë kishës së famshme Sagrada Familia, një atraksion turistik i madh. Barcelona pranoi mbi 15 milionë vizitorë vitin e kaluar, pothuajse dhjetë herë më shumë se banorët vendas, dhe kjo po krijon shumë probleme.

Elena, një biologe e re detare, tha: “Nuk jemi kundër turistëve individualë, por mënyra si po menaxhohet turizmi është problematike. Të rinjtë nuk mund të përballojnë jetesën këtu, madje as një kafe, sepse çmimet janë shumë të larta për pagat tona”.

Po ashtu, edhe banorët më të moshuar po vuajnë. Pepi, 80 vjeçe, u dëbua nga shtëpia ku jetonte për 10 vjet sepse pronari kërkonte qira më të larta. Ajo tani kërkon strehim tjetër, por çmimet janë rritur me 70% dhe nuk gjen ndihmë.

Në qendër të qytetit, Joan Alvarez po lufton të mbajë apartamentin që familja e tij ka marrë me qira për 25 vjet. Pronari i ka ndërprerë kontratën, por ai nuk pranon të largohet. Shumë apartamente janë ndarë në dhoma të vogla për turistë, duke shtuar presionin mbi banorët.

Si përgjigje ndaj protestave, autoritetet e Barcelonës kanë vendosur të ndalojnë qiratë afatshkurtra për turistët nga viti 2028, duke i hequr licencat 10,000 pronarëve.

Jesus Pereda, pronar i disa apartamenteve për turistë pranë Sagrada Familia-s, thotë se problemin nuk e shkaktojnë turistët, por punëtorët ‘nomadë’ nga Europa që paguajnë më shumë dhe rrisin qiratë. Ai paralajmëron se nëse humbet licencën do t’i shesë apartamentet.

Protesta përfundoi me thirrjet “Jeni të gjithë të huaj!” dhe fishekzjarre pranë policisë që mbron rrugën drejt Sagrada Familia-s. Protesta të ngjashme u zhvilluan edhe në pjesë të tjera të Spanjës, Portugalisë dhe Italisë.

Më të lexuarat

  • “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komplot ndaj shtetit? Nis ngritja e Kuvendit të Revolucionit, zbulohen emrat e 700 kandidatëve, shërbimet në alarm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon ‘dështimin’ e sistemit të ri dixhital të BE-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!