• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Opinion

Shkëlzeni dashka dhe leje, dhe kulla, dhe kauza

04/05/2024
in Opinion
Shkëlzeni dashka dhe leje, dhe kulla, dhe kauza

Nga Mero Baze

Unë mendoja se do shqetësohej Erion Veliaj, por në fakt qenka alarmuar Shkëlzen Berisha. Paska bërë një reagim të gjatë që shpjegon se deklarata e Ylli Rakipit, që e kanë ftuar në një tavolinë ku ka qenë Çim Peka me Erion Veliajn, është e stisur për luftë klanesh brenda partisë së Edi Ramës.

Me pak fjalë i bie që Ylli Rakipi të jetë pjesë e klaneve të Edi Ramës dhe ka dash të dëmtojë Erion Veliajn, por paska dëmtuar rëndë Shkëlzen Berishën.

E vërteta është se nuk ka ndonjë problem që dhe djali i Sali Berishës të takojë kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Aq më tepër që është ndërtuesi më i madh anonim në Tiranë, herë në emër të Shtufit, herë në emër të Çimit, dhe një liste të gjatë njerëzish që i përdor për maska biznesi. Në fund të fundit është mirë që dhe kryetari i Bashkisë ta dijë cili është ndërtuesi faktik, sidomos kur bëhet fjalë dhe për ndonjë kullë.

Problemi është që Shkëlzeni dashka dhe leje, dhe kulla, dhe kauza.

Dje, deri në mesnatë, e kanë futur nën presion Ylli Rakipin, ta hiqte deklaratën nga faqja e portalit të tij edhe pse ajo është me zë e figurë në dhjetëra portale të tjera, përfshi dhe Temën. I janë lutur dhe disa bashkëpunëtorë të Shkëlzenit në emision, në shenjë solidariteti për dëmtimin e kauzës.

Sot në mesditë e kanë marrë përsëri për kauzën dhe i kanë thënë se na duhet ta përgënjeshtrojmë, se na ka dëmtuar shumë kauzën dhe kemi reagime nga njerëzit poshtë penxheres së Doktorit.

Dhe ka bërë këtë deklaratë të pështirë.

Pra ky njeri do që të jetë ndërtues i madh në Tiranë dhe është përmes emrave të shokëve, do ta ketë mirë në parim me Bashkinë, do ta shesë Belind Këlliçin, pasi ndërkohë që ai garonte me Veliajn, Shkelzeni dhe shokët e tij negocionin për kullën, dhe tani qenka prekur pse Ylli Rakipi qenka dëshmitar në një takim të tij me Veliajn në vilën 26 në periferi të Tiranës, dhe jo tek Kodra e Diellit ku ka qenë një darkë tjetër me Veliajn, me Armand Shkullakun, Andi Bushatin, Çim Pekën dhe Ylli Rakipin, tanimë kundërshtarë publik të tij.

Nuk janë krime takimet dhe drekat e darkat me gazetarë, qofshin dhe kundërshtarë. Madje janë shenje emancipimi dhe një fakt që ata nuk kanë detyrime ndaj Veliajt.

Pra gjithë fabula e Shkëlzenit është që paratë duhet t’i bëjë me qeverinë dhe bashkinë, zgjedhjet duhet t’i shesë për llogari të biznesit, por nuk është mirë të dalin fjalët se na rrallohen njerëzit poshtë penxheres.

Dhe për këtë tani i janë turrur një gazetari duke i bërë presion të tërheqë deklaratën.

Gëzuar 3 majin, ditën e lirisë së shtypit nga fronti opozitar, që vajton për rënien e indeksit të lirisë së shtypit në Shqipëri.

Gëzuar opozitën “parimore” të udhëhequr nga e vetmja familje në botë, që ka arritur edhe të vrasë për të vjedhur. Gezuar nga autori i masakrës dhe princi trashëgimtar i opozitës, Shkëlzeni.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!