AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

SHIFRA E DITËS: “PISA 2022”, cilësia e arsimit parauniversitar, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Europë

by SHT Media
05/12/2023
in Kryesore
6
0
SHIFRA E DITËS:  “PISA 2022”, cilësia e arsimit parauniversitar, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Europë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aranit Muraçi

Një studim i “PISA 2022” mbi arsimin që u fokusua në matematikë, lexim dhe shkencë, tregoi një rënie të dukshme në vendin tonë, sa i përket cilësisë dhe performancës së nxënësve.

Rreth 690.000 nxënës morën pjesë në sondazhin dhe vlerësimin e vitit 2022, duke përfaqësuar rreth 29 milionë 15-vjeçarë në shkollat ​​e 81 vendeve dhe ekonomive pjesëmarrëse. Në Shqipëri, 6129 nxënës, në 274 shkolla, përfunduan vlerësimin në matematikë, lexim apo shkencë, duke përfaqësuar rreth 28.400 nxënës 15-vjeçarë (79% e popullsisë totale të 15-vjeçarëve).

PISA 2022 në studimin dhe analizën e saj përfshinte gjithashtu edhe njohuri financiare të të rinjve, i cili ishte opsional për vende dhe ekonomi të ndryshme. Rezultatet për matematikën, leximin dhe shkencën u publikuan sot, më 5 dhjetor 2023 dhe rezultatet për të menduarit krijues dhe edukimin financiar do të publikohen në vitin 2024.

Siç tregojnë edhe tabelat (në fund) sa i përket rezultateve në matematikë, si Shqipëria ashtu edhe Kosova kanë mbetur shumë vende pas të gjitha vendeve të rajonit, si Serbia, Mali i Zi, Kroacia apo edhe Greqia. Në shkencë renditemi po ashtu të fundit me të gjitha vendet e tjera, por si ndryshim Shqipëria është vetëm një vend poshtë Maqedonisë së Veriut. Dhe më keq akoma, situata e nxënësve paraqitet në lexim, ku Shqipëria dhe Kosova pozicionohen pranë njëra-tjetrës, në fund të tabelës, ku qëndrojnë krahas tyre vendet e botës së tretë.

Taulant Muka, ish-zv.ministër Arsimi për një periudhë të shkurtër kohore, thotë se performanca e shkollave tona, para-universitare vazhdon të bjerë nga viti në vit. – “Performanca në lexim, matematikë dhe shkencë e nxënësve rezulton më e ulët se në vitin 2001- duke iu referuar rezultateve të fundit të PISA. Jemi rreth 150 pikë larg mesatares Europiane, dhe vetëm 2 pikë larg Palestinës që është në gjendje lufte!”, shkruan Muka përmes një denoncimi në Facebook, duke iu referuar të dhënave të PISA. Kjo gjendje sot që do të reflektohet me siguri nesër në universitete, nëse nuk ndryshon, do të kontribuojë në një të ardhme edhe më pesimiste për vendit tonë.

Një nga arsyet është buxheti për arsimin, që zyrtarisht shkon në rreth 3 për qind të PPB-së, shumë larg mesatares së Bashkimit Europian dhe më poshtë të gjitha vendeve të rajonit. Përpos mungesës së investimit, janë edhe arsye të tjera si mungesa e përgjegjësive për të skanuar gjendjen dhe për ta përmirësuar atë, ose e thënë ndryshe, mungesa e një vizioni të qartë për të ardhmen e vendit.

Rënia e rezultateve të nxënësve në Shqipëri e analizuar dhe publikuar nga “PISA 2022” duket se lidhet edhe me faktorë të tjerë. Në fund të vitit 2019, një tërmet i fortë goditi Shqipërinë, duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë, përfshirë shkolla ​​dhe shtëpi, në 12 qytete kryesore. Rreth gjysma e studentëve pjesëmarrës në PISA 2022 (50.5%) janë me origjinë nga qytetet më të goditura nga tërmeti. Deri në prill të vitit 2022, kur u zhvillua PISA, nxënësit kanë vijuar mësimet jashtë shkollave të tyre, me turne dhe orë të reduktuara. Pandemia e Covid-19 i shtoi sfidat me të cilat përballet sistemi arsimor në Shqipëri në vitet 2020 dhe 2021: kurse gjendja e infrastrukturës dixhitale paraqiste vështirësi të mëdha për përdorimin efektiv të mësimit online edhe në distancë. Ndërprerjet e shkaktuara nga tërmeti dhe Covid-19 në jetën psiko-sociale të nxënësve dhe studentëve mund të kenë ndikuar negativisht në angazhimin e studentëve në PISA 2022.

Kënaqësia e nxënësve dhe e studentëve me jetën, në përgjithësi, ka rënë ndjeshëm në shumë vende ashtu si edhe ekonomia gjatë viteve të fundit. Në vitin 2022, 12% e studentëve nxënësve dhe e studentëve në Shqipëri raportuan se nuk ishin të kënaqur me jetën e tyre: ata e vlerësuan kënaqësinë e tyre me jetën midis 0 dhe 4 në një shkallë që varion nga 0 në 10, dhe krahasuar me vitin 2018, më pak studentë nuk ishin të kënaqur me jetën (5 %). Mesatarisht në vendet e OECD-së, përqindja e studentëve që nuk janë të kënaqur me jetën u rrit nga 11% në 2015 në 16% në 2018 dhe 18% në 2022.

Asnjëherë nuk është vonë për të marrë përgjegjësitë me qëllim për të ndryshuar gjendjen e arsimit tonë, në të gjitha ciklet e tij. Edhe Britania e Madhe, vendi me universitetet më të mira në botë, në analizën e çdo viti i referohet çdo mendimi kritik mbi gjendjen, për t’i dhënë mundësi përmirësimit.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026

Lufta e egër e Berishës ndaj Azem Hajdarit nga përgjimi, shantazhi, përjashtimi nga PD tek ndëshkimi i së bijës. Akuzat: Spiun i Sigurimit, ordiner dhe klloun i politikës

15/09/2026

Topçiu i Maliqit skemë korrupsioni me Shpresa Nikën e Shkodrës? Tendera pa plotësuar kriteret dhe mashtrim me volumin e punimeve

15/09/2026

“Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër?

15/09/2026

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë
  • Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit
  • SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.