AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Sociale

SHIFRA E DITËS: 16 mijë të larguar në katër vitet e fundit. A do ta gjejë dot Shqipëria “ilaçin” për të ndalur eks

by SHT Media
02/11/2023
in Sociale
6
0
SHIFRA E DITËS: 16 mijë të larguar në katër vitet e fundit. A do ta gjejë dot Shqipëria “ilaçin” për të ndalur eks
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në kërkim të frenimit të arratisjes së mjekëve të saj të rinj, Shqipëria ka hartuar një ligj që i detyron të sapo-diplomuarit e mjekësisë të punojnë në vendin e tyre deri për pesë vjet, ose derisa të paguajnë tarifat e shkollimit.

Si një nga vendet më të varfra të Evropës, kombi ballkanik nuk mund të konkurrojë me pagat dhe kushtet e punës në Gjermani apo Itali, në vendet e BE-së, ku shumë mjekë të rinj shqiptarë po largohen për punë.

Që kur ligji ka hyrë në fuqi më 1 tetor, studentët e mjekësisë kanë kërkuar heqjen e tij. Ata kanë zhvilluar protesta jashtë ministrisë së arsimit dhe fakultetit të Mjekësisë në Tiranë.

Ata e etiketojnë legjislacionin “jo-kushtetues” dhe argumentojnë se ai shkel parimet bazë të të drejtave të njeriut mbi lirinë e lëvizjes. Ata gjithashtu thonë se kjo u privon atyre mundësinë për të zhvilluar trajnimin e tyre të nevojshëm jashtë vendit.

Studentët e kanë çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe vendimi i saj pritet në javët në vijim. “Ligji i ri shkel të drejtën e studentëve për të zgjedhur lirisht se ku duan të punojnë,” tha studenti i vitit të pestë Reant Kullaj për AFP. “Studentët janë të motivuar të qëndrojnë (në Shqipëri), por nuk mund të detyrohen”, thekson Kullaj, i rrethuar nga bashkëmoshatarët e tij jashtë Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë.

Ndërsa Gjermania me rreth 84 milionë banorë ka 4.5 mjekë për çdo 1.000 banorë, Shqipëria me 2.7 milionë banorë ka vetëm 1.9, çka përbën një nga raportet më të ulëta në Evropë, tregojnë shifrat zyrtare.

Në dekadën e fundit mbi 3000 mjekë janë larguar nga vendi, sipas federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë. Të paktën 1000 prej tyre punojnë në Gjermani.

“Është një problem vërtet i madh”, paralajmëroi okulisti Pajtim Lutaj, i cili u kthye në Shqipëri pas një kursi trajnimi në Paris. Ai beson se sistemi i trajnimit duhet të përmirësohet, me studentët e viteve të fundit të integruara në sektorin e shëndetit publik.

Profesionet e tjera mjekësore po përballen me sfida të ngjashme – të paktën 16,000 infermierë dhe punonjës të kujdesit janë larguar nga Shqipëria në katër vitet e fundit, sipas shoqatës kombëtare të infermierëve.

Këtë vit numri i të rinjve që regjistrohen në studimet e infermierisë është rritur sërish, tha Gevio Tabaku, i cili drejton U-Albania, një portal me të dhënat e regjistrimit në universitete. Kjo tregon se këta studentë duan të përdorin diplomën si pasaportë, tha ai.

Jo të gjithë ndajnë pikëpamjet e studentëve të mjekësisë. Najada Çomo, profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, tha se “ligji që synon të frenojë largimin e mjekëve të rinj nuk është kufizues”.

“Të punosh për disa vite në një qytet, në një fshat, për t’i shërbyer vendit, popullit tënd, është gjëja më e bukur për një mjek,” thekson Çomo.

Në shtator, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria “nuk mund ta furnizojë Gjermaninë me mjekë”. – “Ne paguajmë për to, i përgatisim — dhe Gjermania i merr,” theksoi Rama. Studenti i vitit të gjashtë të mjekësisë, Kristi Tata tha se ndihej “i ndarë mes dy dashurive: të specializohej jashtë vendit dhe më pas të kthehej në Shqipëri ose të punonte në vend”, pas studimeve. Tata është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese përpara se të bëjë zgjedhjen e tij.

Agjencitë e specializuara reklamojnë mundësi më të mira jashtë vendit, duke e thelluar dilemën. “Punë dhe kontratë e garantuar në spitalet më të mëdha të Gjermanisë, mundësi për të zgjedhur qytetin dhe vendin e punës në 2000 qytete në të gjithë Gjermaninë. Paga nga 2800 deri në 3900 euro (3000 deri në 4150 dollarë) në muaj”, premton njëra preja gjencive.

“Mundësi karriere sipas të gjitha standardeve evropiane”, thotë një tjetër. Në një vend ku paga mesatare e një të riu të diplomuar në sektorin publik është 1000 euro në muaj, oferta të tilla janë joshëse. Por studentët thonë se më shumë se paga, kushtet më të mira të punës janë thelbësore.

“Largimi është larg zgjidhjes”, tha Leada Tase, praktikante e oftalmologjisë në spitalin universitar të Tiranës. “Shqipëria ka nevojë për mjekë dhe më e rëndësishmja është të insistojmë në përmirësimin e kushteve të nevojshme për të ushtruar profesionin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Nga 1 nëntori, Gjermania prezanton një sistem të ri, të efektshëm imigrimi për punëtorët nga vendet jashtë Bashkimit Evropian si Shqipëria. E ashtuquajtura “Chancenkarte”, për njerëzit me një kontratë pune potenciale dhe jo të përhershme, mund ta bëjë edhe më joshëse vendimin për të punuar jashtë vendit.

Marrë nga AFP publikuar nga https://www.france24.com/  me titull në origjinal  “Shqipëria përpiqet të ndalojë ikjen e mjekëve të rinj”

/ Përgatiti: A.Muraçi/ Liberale.al/

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.