• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

SHBA, sinjal të fortë për investimet amerikane: Pas certifikimit të CWP nga Balluku, VanHorn në Gjykatën Kushtetuese

12/01/2026
in Politikë
SHBA, sinjal të fortë për investimet amerikane: Pas certifikimit të CWP nga Balluku, VanHorn në Gjykatën Kushtetuese

Vetëm pak orë pasi qeveria shqiptare i dha dritën jeshile një prej investimeve më të mëdha amerikane në sektorin energjetik, përfaqësuesja më e lartë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë u shfaq në një tjetër institucion kyç të shtetit shqiptar: Gjykatën Kushtetuese.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, i dorëzoi sot certifikatën e autorizimit kompanisë amerikane CWP për ndërtimin e një parku eolik me kapacitet 600 MW në Tropojë, një investim strategjik që forcon praninë amerikane në sektorin energjetik shqiptar.

Në ceremoninë e prezantimit të projektit ishte e pranishme edhe e ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, duke konfirmuar mbështetjen e Uashingtonit për kompanitë amerikane që investojnë në Shqipëri.

Por mesazhi amerikan nuk u ndal vetëm te energjia. Pak orë më pas, VanHorn u paraqit në Gjykatën Kushtetuese, ku përgëzoi kryetaren e sapoemëruar, Fiona Papajorgji, dhe theksoi se mbështetja afatgjatë e SHBA lidhet drejtpërdrejt me prioritetet e Donald Trump, luftën kundër rrjeteve të narkotrafikut dhe krijimin e kushteve të barabarta për bizneset amerikane.

Mesazhi është i qartë: investimi amerikan dhe mbrojtja e tij ligjore janë prioritet strategjik për Uashingtonin. Besim që sot iu dha zyrtarisht nga qeveria shqiptare përmes certifikimit të CWP dhe që u pasua menjëherë me një prani simbolike, por domethënëse, në Gjykatën Kushtetuese — aty ku garantohet siguria juridike për investitorët amerikanë që synojnë të lulëzojnë në Shqipëri.

Më të lexuarat

  • Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mos na e shisni si rinovim!”, Shehi-Berishës për kryesinë e re: Protestuesit duan të ndryshojnë ligjin e 2008-ës që votove me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arrestohet Roland Sula, personi që goditi gazetarin Ilir Demalia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gaz Paja: Si u bëra investitor strategjik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U shfaq si protestues, deputetja socialiste për Paulin Lulin: PS të dha çdo mundësi, ku e gjen legjitimitetin të bërtasësh në bulevard, ‘Rama ik’?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si ra Donald Trump në grackën e “sheikëve” të Ballkanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestuesve u soset durimi, kërcënojnë Ramën me fatin e Enver Hoxhës: Dorëzohu ose rrëzohu!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Qeveria i jep “Osmanit” 88.5 hektarë falas në Vlorë për Zonë Ekonomike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Publikohet lista e kandidateve gra për Këshillin Kombëtar të PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kurthi i Moskës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!