• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Sezoni turistik, eksperti: Ja cilët janë burimet e aksidentëve dhe rrugët problematike

04/06/2025
in Kronikë
Sezoni turistik, eksperti: Ja cilët janë burimet e aksidentëve dhe rrugët problematike

Zyrtarisht në sezonin turistik veror, por dhe kjo kohë ka vështirësitë e saj lidhur me trafikun rrugor.

Fadil Likaj, ekspert i sigurisë rrugore, ishte i ftuar në “Përballë Lajmit” në Klan News, nga ku sqaroi se nga burojnë aksidentet në vend në këtë periudhë sezonale, çfarë shkaktojnë trafikun, si dhe akset ku duhet shtuar vigjilenca në rrugë.

Sipas Likaj, burimi kryesor i aksidentëve është parakalimi i gabuar dhe shpejtësia tej normave të lejuara. Këto nuk shkaktojnë vetëm dëme materiale, por dhe njerëzore.

“Zakonisht, është gjithmonë parakalimi i gabuar. Janë rrugët interurbane, qoftë kryesore, qoftë dytësore dhe shpejtësia mbi normat e lejuara. Shpejtësia mbi normat e lejuara përkthehet në dëme shumë të mëdha, qoftë njerëzore apo materiale. Por, gjithmonë aksidenti vjen nga parakalimet e gabuara, mos-rregullimi i shpejtësisë në zona me fushë pamje të kufizuar”, shprehet Likaj.

E ndërsa mes mendimeve se shtimi i automjeteve në këtë sezon shkaktojnë trafikun e madh në vend, Likaj shprehet në fjalë të tjera, se qëndron dhe pamjaftueshmëria e rrugëve. Ai sugjeron që disa rrugë duhen kthyer me një sens të vetëm, për të mos shkaktuar trafik kështu, për shkak se janë rrugë të pamjaftueshme që të kalojë e vetëm një automjet.

“Për trafikun ne ende e klasifikojmë si trafik urban dhe trafik interurban. Trafiku urban, siç është në Sarandë, Ksamili, Vlora, Shëngjini, Velipoja, këtu kemi të bëjmë me trafik urban. Për trafikun urban do bëja thirrje edhe të bashkëpunojnë komitetet administrore me ato vendore. Për shembull, në disa rrugë të caktuara të kthehen me një sens të vetme lëvizjeje. Në Sarandë kemi rrugë që edhe për një makinë të kalojë nuk mjafton rruga, imagjino për dy që shkëmbehen. Imagjino për ata që parkojnë dysh…

Policia e Shtetit duhet të marrë një plan masash të detajuar për zonat turistike”, tha ai.

Por cilat janë akset ku duhet pasur më shumë kujdes për sezonin turistik? Për ekspertin e sigurisë rrugore, problematikë mbetet segmenti rrugor Lezhë-Shëngjin, pasi nuk e përballon dot fluksin e automjeteve në këtë sezon.

“Nga Lezha në Shëngjin, është një segment rrugor vërtet shumë i rrezikshëm e që ka pasur aksidente ndër vite me pasoja të rënda. Ky segment rrugor, është një segment rrugor që aktualisht nuk e përballon dot fluksin e mjeteve, në raport me madhësinë e rrugës”, tha Likaj.

Eksperti i sigurisë rrugore sugjeron që duhet hartuar një broshurë me pikat e rrezikut në vendin tonë, në të cilën shpjegohet për turistët mënyra se si qarkullohet në Shqipëri.

Më të lexuarat

  • Protestuesja në tubim para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

    Protestuesja në tubim para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama: Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si Trump e shndërroi NATO-n në një Bankomat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Prokurori italian ngre alarmin për drogën vdekjeprurëse: Po bëhet “ari” i ri i krimit të organizuar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Më gënjyen Elisa me Bushatin’, neomalësorja tentativa për t’u rikthyer në PS pas zbehjes së protestës, 12 deputetët që i premtuan nuk u larguan nga PS-ja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetarët e Fanes në krye të protestës për të drejtat e tyre apo që pronari të mos paguajë 6.4 milionë euro taksa?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nuk ndalen skandalet për Sánchez, numri i të pandehurve në PS-në spanjolle ia kalon deputetëve në Kongres!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Na hodhën bombën mbi shtëpi, dyert u mbushën me plumba”, Bardhi: Një vajzë e re në jetën time

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bëri fushatë duke nxjerrë b*thën jashtë, pse Alfred Lela nuk u zgjodh në Kryesinë e PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!