• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Serbia forcon ushtrinë me Izraelin, nënshkruan kontratë 1,63 mld dollarë për teknologji ushtarake të avancuara

18/08/2025
in Botë
Serbia forcon ushtrinë me Izraelin, nënshkruan kontratë 1,63 mld dollarë për teknologji ushtarake të avancuara

Serbia ka nënshkruar një kontratë rekord me kompaninë izraelite të mbrojtjes “Elbit Systems”, në vlerë prej 1,63 miliardë dollarësh për furnizimin me sisteme të avancuara ushtarake gjatë pesë viteve të ardhshme.

Edhe pse zyrtarisht vendi nuk u bë publik, mediet izraelite si Globes dhe Times of Israel raportojnë se bëhet fjalë për Serbinë.

Marrëveshja përfshin një sërë sistemesh moderne, përfshirë artileri raketore me precizion të lartë dhe dronë të niveleve të ndryshme, nga ata personalë deri tek platformat strategjike pa pilot. Përveç kësaj, Serbia do të pajiset me teknologji të inteligjencës dhe mbikëqyrjes, duke përfshirë sistemet SIGINT, COMINT dhe të luftës elektronike. Paketës i shtohen pajisje elektro-optike, sisteme për shikim natën dhe përmirësime të konsiderueshme për automjetet luftarake.

Një komponent kyç i marrëveshjes është digjitalizimi i plotë i forcave të armatosura serbe përmes zgjidhjeve të komandës dhe kontrollit C4ISR.

Ky është investimi më i madh ushtarak që Serbia ka bërë ndonjëherë me një kompani izraelite dhe ndër më të mëdhenjtë në Evropë. Analistët e mbrojtjes vlerësojnë se kjo kontratë e fuqizon ndjeshëm Serbinë në aspektin teknologjik dhe operativ.

Marrëveshja vjen pas një tjetër kontrate më të vogël në janar 2025, me vlerë 335 milionë dollarë, që po ashtu përfshinte dronë dhe sisteme raketore.

Burime të afërta me Elbit Systems theksojnë se projektet do të realizohen në faza, me dorëzime të vazhdueshme deri në vitin 2030.

Më të lexuarat

  • Provat e reja në SPAK, avokatja godet Ulsi Manjën dhe Taulant Ballën, zbulon si manipuluan dokumentet dhe sistemin TIMS për llogari të një zyrtareje “VIP”

    Provat e reja në SPAK, avokatja godet Ulsi Manjën dhe Taulant Ballën, zbulon si manipuluan dokumentet dhe sistemin TIMS për llogari të një zyrtareje “VIP”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Klodi tradhtoi Elijonën me një mashkull? Ish-banori i “BBVK” thyen heshtjen, vendos pikat mbi “i”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 6mijë euro tavolina / Dj Mahmuti mblodhi oligarkinë dhe krimin te Moyo në Drimadhes, agjentë të BKH-së monitoruan eventin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama lexon për vrasjen nga plazhi, por e mbulon me muzikë: Heshtje për krimin, DJ për Dhërmiun!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Principotes i ndërtuar pa leje, në tokë të vjedhur dhe me para të pista, shteti i dorëzuar para krimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Turisti vritet në Ksamil, ministri i bie fyellit në Tiranë! Lamallari jep leksione për rendin, por policia e tij akuzohet për fshehje krimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ja si Blendi Gonxhe shkatërroi zonat arkeologjike, legalizoi 156 ndërtime pa leje pas nisjes së punimeve, dalin faktet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Mos bëni zhurmë’, dinamika e sherrit që i mori jetën portugezit në Ksamil! Punonjësi i ‘Principotes’: Thikën ia mora nga dora turistit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ Aksidenti tragjik në Durrës, momenti kur makina fluturon mbi bordurën! Vdes çifti i sapomartuar dhe 15-vjeçari

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga paratë e “Bankers” te ndërtimi – Qeveria “shpërblen” Behar Çukajn, i jep leje për 5 kulla të quajtura “Kashari Center”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!