AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Nga paratë e “Bankers” te ndërtimi – Qeveria “shpërblen” Behar Çukajn, i jep leje për 5 kulla të quajtura “Kashari Center”!

by Alb Times
18/08/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
Nga paratë e “Bankers” te ndërtimi – Qeveria “shpërblen” Behar Çukajn, i jep leje për 5 kulla të quajtura “Kashari Center”!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga fenomenet më të rënda në dosjen “Bankers”, e hetuar fillimisht nga Prokuroria e Fierit dhe më pas nga Prokuroria e Posaçme, ka qenë implikimi i disa pronarëve të kompanive që kanë lidhur kontratë me koncesionarin, të cilat kanë thithur e përthithur dhjetëra miliona euro, duke u kthyer më fitimprurëse sesa vetë firma mëmë. Këto kompani janë quajtur me të drejta “shushunja” të cilat kanë bërë kontrata të majme, ndërkohë që në atë zonë operonin dhjetëra të tilla, shqiptare dhe të huaja.

Hetimet e prokurorisë kanë nxjerrë se drejtuesit shqiptare të “Bankers” kishin krijuar kompanitë e tyre, me pronarë shqiptare, bashkëpunon dhe ndoshta ndanin paratë, ndërkohë që e njëjta skemë përdorej edhe nga drejtuesit kinezë, të cilët arritën që të katapultonin në krye të disa firmave private njerëzit e tyre. Të dyja fenomenet kishin qëllim tjetërsimin e parave të nëntokës shqiptare, pasi në këtë mënyrë nuk paguanin detyrime ndaj pushtetit qendror, lokal apo ndaj banorëve të zonës.

Një nga emrat që ka dalë në këtë dosje është edhe 64 vjeçari Behar Çukaj, nga qyteti i Fierit, i cili është pronar i disa kompanive, me në krye Bolv Oil, teksa selia qendrore e kësaj firme është në zonën e Marinzës, atje ku operon edhe koncesionari “Bankers”. Për vite me radhë, firmat e Çukajt kanë lidhur kontrata me firmën që shfrytëzon burimin më të madh të hidrokarbureve në Shqipëri, fushën naftëmbajtëse Patos – Marinzë, ndërkohë që pasi voli mirë e mirë, kompanitë e tij janë fokusuar tashmë te ndërtimi, kryesisht në Tiranë.

Faksimile: Leja e qeverisë për kompleksin “Kashari Center”, në pronësi të biznesmenit Behar Çukaj

Sipas dokumenteve që disponon Prapaskena qeveria shqiptare ka zbardhur javët e fundit një nga lejet e radhës për ndërtimin në Shqipëri, i quajtur “Kashari Center”, i cili do të ngrihet në hyrje të Tiranës, në zonën pas “Casa Italia”, në afërsi të dy komplekseve të tjera që kanë marrë leje. Me një sipërfaqe prej rreth 26 mijë metrash katrorë, Çukaj do të ngrejë plot 5 kulla, mbitokë 9 kate dhe nëntokë 2 kate.

Më shumë se një leje, vendimi i qeverisë duket një “shpërblim” ndaj këtij emri, pasi megjithëse i ka dalë emri disa herë në dosjet penale, nga Prokuroria e Fierit dhe më vonë nga SPAK-u, sërish arrin të marrë leje dhe të ndërtojë. Raportet e ndryshme financiare apo hetimore kanë dalë në konkluzionin se paratë e pista në këtë vendin tonë kanalizohen në ndërtime, ndërkohë që rasti në fjalë duhet të hetohet nga këto organe ligjzbatuese, të cilat duhet t’u thonë shqiptarëve nëse pasuria e tyre nëntokësore po shkon në ndërtime.

(Vendndodhja e kullave)

Në dokumente përcaktohet se “Kashari Center” është një objekt banimi dhe shërbimi 1 dhe 9 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë, me vendndodhje në Bulevardin e Kasharit, Tiranë, me zhvillues shoqëritë “Kashari Center” shpk dhe z. Behar Çukaj. Kompania “Kashari Center” është themeluar në vitin 2025 me pronar po z. Behar Çukaj.

“Zona ku do jenë objektet e propozuara gjendet në periferi të qytetit të Tiranës, në zonën e Kasharit, në një hapësirë urbane, e përdorur kryesisht për objekte banimi dhe shërbimi. Prona ndodhet përgjatë rrugës ‘Pavarësia’ dhe Bulevardit të Kasharit, në Kashar, dhe ka afërsi me autostradën Tiranë-Durrës. Kjo mundëson përfitimin nga afërsia me një nga arteriet kryesore të qytetit, por njëkohësisht e mbron nga fluksi i lartë i trafikut dhe zhurma” thuhet në dokumente.

Sipas tyre, prona që do të zhvillohet është terren i paurbanizuar, i karakterizuar nga vegjetacini i ulët. Trualli që kërkohet të zhvillohet ka një sipërfaqe totale prej 26.500 m². “Në zonë kanë filluar ndërtime të reja dhe komplekse bashkëkohore, duke shënuar një transformim gradual të fytyrës urbane” vijon dokumenti. Në maketin e propozuar dhe miratuar nga KKTU duken se objektet janë në forma të rregullta drejtkëndore të shpërndara në terren duke ruajtur distancat ndërmjet tyre. Hyrja për në shesh bëhet e mundur nga ana lindore, jugore dhe perëndimore e tij dhe aksesohet lehtësisht nga tre rrugët që e kufizojnë sheshin.

Prapaskena shfletoi edhe dokumente të tjera ku rezulton se firma ndërtuese “Kashari center” është themeluar nga Behar Çukaj, 64 vjeç, lindur në Fier e banues në Tiranë. “Sot më datë 10 prill 2025, bazuar në vullnetin e tij të lirë dhe në përputhje me ligjin, vendosën të themelojnë shoqërinë tregtare me përgjegjësi të kufizuar, e cila e ushtron aktivitetin e saj pa afat” thuhet në dokumente.

Pra, një kompani e themeluar vetëm 1 vit më parë ka arritur të marrë një super leje, të miratuar në 2025 dhe të zbardhur vetëm para disa javësh. Objekti i firmës është projektim dhe ndërtim i objekteve civile apo industriale dhe menaxhimi i zbatimit të projekteve të kësaj natyre për vete dhe për të tretë. Gjithashtu merret me veprimtari ekonomike në fushën e turizmit, nëpërmjet ngritjes, operimit dhe administrimit të strukturave turistike pritëse (akomoduese) dhe te gjitha sherbimet direkt apo indirekt te lidhura me to.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026

Lufta e egër e Berishës ndaj Azem Hajdarit nga përgjimi, shantazhi, përjashtimi nga PD tek ndëshkimi i së bijës. Akuzat: Spiun i Sigurimit, ordiner dhe klloun i politikës

15/09/2026

Topçiu i Maliqit skemë korrupsioni me Shpresa Nikën e Shkodrës? Tendera pa plotësuar kriteret dhe mashtrim me volumin e punimeve

15/09/2026

“Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër?

15/09/2026

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë
  • Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit
  • SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.