AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Protesta, Hita: Pas dhunës qëndrojnë persona të rekrutuar brenda dhe jashtë vendit

by Alb Times
15/10/2026
in Kronikë
6
0
Protesta, Hita: Pas dhunës qëndrojnë persona të rekrutuar brenda dhe jashtë vendit

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i kërkoi protestuesve që të distancohen nga dhuna. Në një konferencë për mediat pas ditës së tretë të protestës, Hita tha se mes të arrestuarve ka shumë pak studentë.

“Asnjë nga të ndaluarit e natës së parë nuk rezultoi student, ndërsa nga të arrestuarit e natës së dytë shumë pak rezultuan studentë”, tha Hita, përcjell A2 CNN.

Ai siguroi efektivët që është në mbështetje të tyre dhe se do të paguhen për orët shtesë. “Ju kërkoj që të keni profesionalizëm, vetëpërmbajtje dhe vendosmëri. Mos u provokoni”.

Ai i kërkoi protestuesve që të ndalojnë dhunën ndaj punonjësve të policisë, pronës publike dhe private. “Çdo akt dhune rrezikon jetën e qytetarëve, veçanërisht të të miturve. Për këdo që mendon se mund të imponojë vullnetin e tij përmes dhunës, mesazhi është i prerë: Mos e ngatërroni vetëmbrojtjen e policisë për dobësi. Ligji do të zbatohet me përpikëri dhe pa asnjë përjashtim”, tha Hita.

Deklarata e plotë e Skënder Hitës

Të nderuar qytetarë!

Prej gati 72 orësh, kryeqyteti po përballet me një valë dhune, sulmesh, zjarrvëniesh dhe shkatërrimesh ndaj institucioneve shtetërore, pronës publike dhe private, duke vënë në rrezik jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

Në këto ngjarje deri në këto momente gjatë përmbushjes së detyrës për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike janë plagosur 71 punonjës të Policisë së Shtetit, disa prej tyre me dëmtime të rënda. 

Dua të jem shumë i qartë: Policia e Shtetit garanton të drejtën kushtetuese të çdo qytetari, studenti apo force politike për të protestuar paqësisht. Por protesta nuk mund të jetë mburojë për dhunën, zjarrvënien, grabitjen dhe shkatërrimin e pronës publike e private.

Policia e Shtetit nuk është pronë e asnjë partie politike. Ajo është institucion i Republikës, në shërbim të ligjit dhe qytetarëve. Misioni ynë është të mbrojmë jetën, pronën, institucionet dhe rendin publik, pa dallim.

U bëj thirrje prindërve, mësuesve dhe pedagogëve të mos lejojnë që nxënësit e gjimnazeve dhe studentët të përdoren apo të përfshihen në akte dhune të organizuar. 

Të rinjtë kanë të drejtë të protestojnë, të kërkojnë dhe të kundërshtojnë, por askush nuk duhet t’i përdorë si mburojë për të sulmuar institucionet, për të djegur dhe shkatërruar pronën e qytetarëve. 

Siguria dhe e ardhmja e tyre janë përgjegjësi e përbashkët e familjes, shkollës dhe e shtetit.

Pas maskave qe udhëheqin protestën me shembullin e dhunës, nuk janë studente, por janë individë te rekrutuar për qëllimet e errta të organizatoreve te vërtetë te kësaj proteste, brenda  e jashtë vendit. 

Fakti eshte se nga te gjithe te ndaluarit  natën e parë të protestës së dhunshme asnjë nga personat  nuk rezultoi student. Ndërsa nga të ndaluarit e natës së dytë pas djegies e plaçkitjes masive, një numër shumë i vogël ishin studentë.

Të dashur punonjës të Punonjës të Policisë së Shtetit, sot  dua t’u jap një garanci të qartë:

Në këtë përballje me dhunën, keni mbështetjen time të plotë si Drejtor i Përgjithshëm dhe mbështetjen institucionale të  Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Qeverisë Shqiptare për çdo veprim të ligjshëm në përmbushje të detyrës.

Çdo sulm ndaj uniformës blu është sulm ndaj autoritetit të ligjit dhe shtetit. Kushdo që ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë, ka dëmtuar institucionet, pronën publike dhe private, do të identifikohet dhe do të përballet me ligjin.

Çdo orë shtesë shërbimi do tju njihet dhe  do kompensohet sipas ligjit. Sakrifica juaj meriton respektin dhe mbështetjen e plotë të institucioneve.

Ju kërkoj profesionalizëm, vetëpërmbajtje dhe vendosmëri. Mos u provokoni, por mos u tërhiqni nga përmbushja e detyrës! Forca jonë është ligji dhe autoriteti ynë buron prej tij.

Ndërkohë u bëj thirrje pjesëmarrësve në tubime të distancohen menjëherë nga personat e maskuar dhe të dhunshëm dhe të mos bëhen pjesë e akteve të dhunës e të shkatërrimit. Përgjegjësia është individuale dhe do përballeni me forcën e ligjit.

Ndaloni dhunën ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve, pronës publike dhe private! Çdo akt dhune rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve dhe të miturve. E drejta për protestë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore dhe nuk mund të përdoret si justifikim për dhunën dhe shkatërrimin.

Dhe për këdo që mendon se mund të imponojnë vullnetin e tij përmes dhunës, mesazhi është i prerë:

Mos e ngatërroni vetëpërmbajtjen e Policisë së Shtetit me dobësinë!

Policia nuk tërhiqet përballë dhunës. Institucionet do të mbrohen. Qytetarët do të mbrohen. Ligji do të zbatohet me vendosmëri dhe pa asnjë përjashtim.
Hita thotë se protesta nuk është organizuar nga studentë. 

Burimi: Kronikë

Tags: KronikëkryesoreKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ironia e gazetarit: Selia e PD-së kasaforta më e sigurt! Vetëm ajo nuk digjet nga protestuesit

15/10/2026

Sulmi mbi selinë rozë, Partia Socialiste reagon ndaj protestuesve: Do ta paguani!

15/10/2026

Protesta, Hita: Pas dhunës qëndrojnë persona të rekrutuar brenda dhe jashtë vendit

15/10/2026

Asistencë ligjore për protestuesit, PD vë në dispozicion grupin e avokatëve dhe numrin e telefonit

15/10/2026

A duhet të dalë ushtria në rrugë, që të shpëtohet rendi publik?

15/10/2026

VIDEO / Bizneset ulin qepenët, protestuesit plaçkitin dhe shkatërrojnë gjithçka

15/10/2026

U godit me gur në kokë, komandanti i forcave të rendit në Shkodër në gjendje të rëndë

15/10/2026

Edi Rama nuk është një hero

15/10/2026

Trump blen naftë nga Rusia, ‘shpërthen’ kryeministrja daneze: Kështu financohen vrasjet në Europë!

15/10/2026

Përplasje mes policisë dhe protestuesve para Komisariatit në Shkodër, plagoset shefi i forcave të rendit

15/10/2026

Irlanda: Shqipëria, progres në rrugën drejt anëtarësimit në BE

15/10/2026

FMN paralajmëron: Sulmet ndaj Arabisë Saudite mund të dëmtojnë ekonominë globale

15/10/2026

Princ Harry dhe Meghan bëjnë paraqitjen e parë të përbashkët publike që nga kthimi në Britani

15/10/2026

Protesta e dhunshme në Durrës, shoqërime masive nga forcat e rendit, pesë policë në spital

15/10/2026

Miliarda dollarë dëme dhe një poshtërim për Bin Salman! Arabia Saudite në krizë

15/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ironia e gazetarit: Selia e PD-së kasaforta më e sigurt! Vetëm ajo nuk digjet nga protestuesit
  • Sulmi mbi selinë rozë, Partia Socialiste reagon ndaj protestuesve: Do ta paguani!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.