AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Kur dështimi trashëgohet si armë

by Alb Times
15/10/2026
in Opinion
6
0
Kur dështimi trashëgohet si armë

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Flogert Muça

Në pamjet e këtyre ditëve ka një detaj që nuk e kapin dot as kamerat live, as ne komentatorët që i “zbërthejnë” sipas vaftit deri natën vonë në studio. Fytyrat pas maskës janë të vogla, të njoma, të papjekura.  Po po, janë shumë të vogla. Një pjesë e mirë e atyre që hedhin gurë te libraria, Muzeu, te bashkia apo te xhamat e një banke në mes të Tiranës, e kanë ende çantën e shkollës të hedhur diku në shtëpi, ose e mbajnë bosh në krah, sepse rrjeti social është manuali i tyre.

Qyteti digjet copë copë. Dyqane të thyera, vitrina të shkatërruara, institucione të sulmuara me gurë, por ka një detaj që thotë më shumë se gjithë kronika e ditës. Thyen një dyqan dhe marrin telefonat. Thyen një librari dhe nuk marrin asnjë libër. Asnjë.

Ai raft i paprekur me libra në fakt është pasqyra jonë. Është dështimi ynë si shoqëri, si qeveri, si komb shqiptar. Kemi rritur fëmijë që e dinë sa kushton një telefon, por nuk e dinë sa vlen një faqe e shkruar.

Por ky nuk është dështimi më i madh, pasi sështimi më i madh vjen pas tij. Ështē momenti kur të rriturit nuk dinë më të luftojnë me një ide dhe ua japin “armën” fëmijëve, dhe e quajnë guxim atë që është veç frikë e tyre.
Kjo po ndodh sot në Shqipëri. Për hir të dështimit tonë, ne të rriturit u kemi dhënë fëmijëve rolin e të rriturve. Fëmijë që nuk kanë as të drejtë vote, që askush nuk i ka pyetur kurrë për asgjë në këtë vend, janë vënë në rreshtin e parë. Të nxjerrë aty përpara, që ata që i nxorën t’i shmangen përgjegjësisë vetë dhe që dobësinë e tyre, frikën e tyre, po e përdorin si armë.

Kjo nuk ndodh vetëm këtu. Në verën e 2023, kur periferitë franceze digjeshin natë pas nate, mosha mesatare e të arrestuarve ishte rreth shtatëmbëdhjetë vjeç. Në Bruksel, rrjetet e drogës kanë vite që rekrutojnë adoleshentë për pak qindra euro, sepse një i mitur rrezikon më pak para gjykatës dhe kushton më lirë.

Kontekstet ndryshojnë, por mekanizmi është po ai. Atje ku të rriturit dështuan të ndërtojnë një ide, fëmija bëhet zgjidhja më e lirë.

Çdo qeveri e ka përgjegjësinë e vet, dhe çdo klasë politike po ashtu. Kjo nuk diskutohet. Por do ishte shumë e lehtë ta mbyllnim llogarinë këtu, duke ia hedhur gjithë faturën pushtetit apo opozitës. Faturën e kemi ne,  si shoqëri, si adult

Kanë dështuar intelektualët, që heshtën kur duhej të flisnin dhe folën vetëm kur duhej të zgjidhnin anë. Kanë dështuar të mëdhenjtë, prindër, mësues, njerëz me zë, që nuk ndërtuan dot një ide për të cilën ia vlente të dilje në shesh. Dhe si për ta vulosur vetë këtë dështim, nxorën fëmijët në rrugë. Asgjë nuk e dëshmon më qartë frikën e një brezi se vetë fakti që e  fsheh atë pas brezit që vjen.

Protesta duhet të ketë. Protesta mund të jetë e zhurmshme, mund të jetë e ashpër, mund të dalë edhe nga kontrolli, sepse këtë e njeh çdo demokraci. Por kur fëmijët janë në brezin e parë, kjo nuk tregon thjesht disa të rinj të indinjuar apo një shoqëri të indinjuar. (Sepse që jemi të indinjuar e dimë prej kohësh.)
Kjo tregon diçka shumë më të rëndë në fakt, fatkeqësisht.  Tregon një vend që po kthehet prapa, drejt asaj që njohëm në 97-ën. Tregon që po rrisim një brez të ri të dhunshëm, i cili nuk e njeh idenë, por njeh vetëm hurin dhe litarin.

Kjo duhet ndalur. Jo nesër, sot. Sepse të rriturit që dështuan me idetë e tyre dhe nuk patën qëndresë t’i mbronin vetë, tani po përdorin fëmijët për politikë e nesër do ta pyesin veten pse i humbën fëmijëve besimin se lufta fitohet me qëndresë e jo me dhunë.

Burimi: Opinion

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Protestuesit rinisin sulmin ndaj policisë përballë Kryeministrisë, Policia i mban larg me ujë e gaz!

15/10/2026

Ky është efektivi i policisë që u lëndua në protestë në Shkodër, mori goditje në kokë! Ministria e Shëndetësisë: Iu nënshtrua ndërhyrjes!

15/10/2026

Ministria e Shëndetësisë për gjendjen e të lënduarve në protestë: Efektivi nga Shkodra në monitorim intensiv!

15/10/2026

Plagosja e efektivëve në Durrës, ministrja Spahiu konfirmon se janë jashtë rrezikut për jetën: Dhuna nuk është zgjidhje!

15/10/2026

Flakët mund t’i ngjajnë Parisit, politika vjen nga tjetërkund

15/10/2026

Dhuna e sotme në protestë, Ministria e Shëndetësisë: 14 të lënduar gjatë protestës, 4 efektivë policie dhe 4 protestues!

15/10/2026

Koçiu reagon sërish për protestat: Të rinjtë të mos përdoren për interesa politike! Nuk e kanë vendin mes dhunës dhe kaosit

15/10/2026

Dhoma e Tregtisë Tiranë: Asnjë përplasje politike nuk justifikon vandalizmin ndaj biznesit

15/10/2026

“Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhja”, Begaj thirrje për dialog: Të mos lejojmë që tensionet të cenojnë stabilitetin

15/10/2026

‘Nëse Sokoli do të ishte sot në PD, shumë gjëra mund të ishin ndryshe’! Flet gruaja e Olldashit

15/10/2026

VIDEO/ Protesta në Tiranë, Rama publikon pamjet: Respekt për uniformën e Policisë së Shtetit

15/10/2026

Pas bankave, gurë edhe drejt kabinave të Ambasadës Amerikane! Kumbon alarmi i…

15/10/2026

Ironia e gazetarit: Selia e PD-së kasaforta më e sigurt! Vetëm ajo nuk digjet nga protestuesit

15/10/2026

Sulmi mbi selinë rozë, Partia Socialiste reagon ndaj protestuesve: Do ta paguani!

15/10/2026

Kur dështimi trashëgohet si armë

15/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Protestuesit rinisin sulmin ndaj policisë përballë Kryeministrisë, Policia i mban larg me ujë e gaz!
  • Ky është efektivi i policisë që u lëndua në protestë në Shkodër, mori goditje në kokë! Ministria e Shëndetësisë: Iu nënshtrua ndërhyrjes!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.