AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Rama lexon për vrasjen nga plazhi, por e mbulon me muzikë: Heshtje për krimin, DJ për Dhërmiun!

by Alb Times
19/08/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Rama lexon për vrasjen nga plazhi, por e mbulon me muzikë: Heshtje për krimin, DJ për Dhërmiun!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Ksamil u vra një turist. Në Dhërmi vjen një DJ. E mes këtyre dy lajmeve, Edi Rama ka zgjedhur se cilin të komentojë.

Kryeministri ka ndarë lajmin se një prej emrave të njohur të muzikës elektronike ndërkombëtare, CamelPhat, do të performojë më 21 gusht në Dhërmi.

Duoja britanike e përbërë nga Dave Whelan dhe Mike Di Scala vjen për herë të parë në Shqipëri dhe padyshim që për turizmin dhe jetën e natës në rivierë është një aktivitet që meriton vëmendje.

Vetëm se disa kilometra më tutje, Shqipëria turistike ka prodhuar këto ditë një lajm shumë më të rëndë.

Luis Miguel Varela Mendes erdhi në Shqipëri për pushime dhe u vra me thikë në Ksamil.

Ngjarja ka marrë përmasa përtej një kronike të zakonshme. Një turist i huaj humbi jetën pas një konflikti të nisur në një kompleks nate, 11 persona janë arrestuar, dy janë shpallur në kërkim dhe mes personave të përfshirë në hetim kanë dalë edhe punonjës të strukturave shtetërore që punonin në sigurinë private.

I dyshuari kryesor për vrasjen u kap disa orë më vonë në Levan, i fshehur në bagazhin e një automjeti.

Një efektiv policie u arrestua nën dyshimin se e ndihmoi të largohej.

Bekim Bulica, pronari i lokalit ku sipas hetimeve nisi konflikti, është shpallur në kërkim.

Ngjarja ka kaluar Adriatikun dhe ka mbushur faqet e mediave portugeze, ndërsa në rrjetet sociale në Portugali ka nisur edhe debati për sigurinë e turistëve në Shqipëri.

Nga Edi Rama? Asnjë gjysmë fjale.

As një reagim për turistin që erdhi për pushime dhe përfundoi i vrarë. As një mesazh për familjen e tij. As një reflektim publik për faktin se një ngjarje e tillë ndodhi në zemër të një prej destinacioneve që qeveria promovon me më shumë krenari jashtë vendit.

Por për CamelPhat, lajmi u nda.

Dhe këtu ironia bëhet pothuajse e shkruar vetë.

Në Shqipërinë turistike të reklamave qeveritare, Ksamili dhe Dhërmiu janë vitrina. Janë videot me ujin e kristaltë, shezlongët, resortet, perëndimet e diellit dhe netët me muzikë elektronike.

Kur vjen një DJ ndërkombëtar, vitrina ndriçohet.

Kur një turist i huaj vritet, dritat fiken.

Sigurisht, ardhja e CamelPhat nuk ka asnjë lidhje me krimin në Ksamil dhe koncerti nuk mund të mbajë përgjegjësi për atë që ndodhi. Problemi është tjetër: selektiviteti i komunikimit të kryeministrit për turizmin që drejton dhe promovon qeveria e tij.

Kur Shqipëria shënon miliona turistë, shifrat shpërndahen.

Kur hapet një resort, publikohet.

Kur vjen një artist i famshëm, promovohet.

Por kur një turist 21-vjeçar vritet në një prej destinacioneve më të njohura të vendit dhe historia përfundon në mediat e shtetit nga vinte viktima, heshtja bëhet pjesë e komunikimit.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.