AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“S’duhet të keni frikë nga Siria e re”, udhëheqësi i rebelëve mesazh për Perëndimin

by SHT Media
10/12/2024
in Botë
6
0
“S’duhet të keni frikë nga Siria e re”, udhëheqësi i rebelëve mesazh për Perëndimin
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i grupit rebel Hayat Tahrir al Sham (HTS) ka folur për herë të parë për një media perëndimore, që nga rrëzimi i regjimit të Bashar al-Assad duke thënë për Sky News se bota nuk duhet të ketë frikë nga qeveria e re siriane.

Abu Mohammed al Jolani tha se nuk do të ketë “kthim në panik”. I pyetur nga redaktori ndërkombëtar i Sky, Zein Ja’Far se cili është mesazhi i tij për vendet e huaja, lideri rebel tha se “frika e tyre është e panevojshme, në dashtë Zoti”.

“Vendi do të rindërtohet. Frika ishte nga prania e regjimit. Vendi po shkon drejt zhvillimit dhe rindërtimit, po shkon drejt stabilitetit”, shtoi Jolani.



Udhëheqësi i HTS ka dhënë prononcimin e tij jashtë xhamisë Imam al Shafi’i në Damask, në të cilën ai ishte falur që kur ishte djalë i ri. Jolani tha gjithashtu se populli sirian është “i lodhur nga lufta” dhe nuk është gati për një tjetër.

“Burimi i frikës sonë ishte nga milicitë iraniane, Hezbollahu dhe regjimi që kreu masakrat që po shohim sot. Pra, largimi i tyre është zgjidhja për Sirinë. Situata aktuale nuk do të lejojë rikthimin në panik“, nënvizoi ai.

Ndërkohë që Jolani fliste për mediat perëndimore, Izraeli shkatërroi flotën ushtarake siriane gjatë natës. Këtë e konfirmoi ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz.

Operacioni dukej se ishte pjesë e një fushate më të gjerë për të eliminuar kërcënimet strategjike ndaj Izraelit dhe erdhi pasi IDF-ja shënjestroi bazat ajrore dhe laboratorët shkencorë në Siri.

Katz, i cili po vizitonte një bazë detare në Haifa, paralajmëroi udhëheqësit rebelë sirianë që ndjekin Asadin se rruga e tyre do të përfundojë si lideri i rënë.

Ai tha gjithashtu se kishte urdhëruar ushtrinë të krijonte një “zonë sterile të mbrojtjes” në Sirinë jugore pa praninë e përhershme izraelite. “Kjo po bëhet për të parandaluar çdo kërcënim terrorist ndaj Izraelit”, tha ai.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026

Pas kullës te Tajvani qëndron Ina Zhupa me Gulfin. Pse PD po sulmon projektin transformues? Xhelozi nga Zeni dhe dhëndri?

08/10/2026

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri
  • BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.