• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Saga e vrasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj: Nga sherri për 10 mijë lekë në 1996, në 8 të vrarë

28/08/2024
in Kronikë
Saga e vrasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj: Nga sherri për 10 mijë lekë në 1996, në 8 të vrarë

Historia e përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj e ka zanafillën 28 vite më parë.

Në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra.

Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një person tjetër ishin shitës në këtë karburant dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën.

Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnizimit me karburant.

Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cilëve edhe vëllanë e Ardian Nikulaj. Dy viktimat ishin Pëllumb Nikulaj, dhe Fran Qulaj.

Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja, i cili ishte nip i familjes.

Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj.

Lekstakajt pritën plot dy dekada për të menduar vrasjen e radhës, atë të Ardian Nikulajt.

Në një atentat të mirëmenduar ai u vra më 19 prill 2023 në lokalin e tij në Shëngjin.

Disa ditë më parë Britania e Madhe vendosi ekstradimin e Edmond Haxhisë, Thomas Mithën, Herri Simpson the Harriet Bridgeman.

Nuk u mor vendim ekstradimi për Steven Hant, pasi është diagnostikuar me kancer.

Haxhia akuzohet nga prokuroria e Lezhës se ishte truri i organizmit dhe krijimit të kushteve për vrasjen e Ardian Nikulajt.

Edmond Haxhia është kushëri me Elton dhe Klodian Lekstakaj, në hasmëri me Nikulajt.

Në aktakuzë prokuroria e Lezhës thotë se katër britanikët e tjerë udhëtuan nga Anglia në Shëngjin për ta mbajtur viktimën nën survejim e më pas i çonin informacion Ruben Saraivës i cili e goditi për vdekje me 6 plumba Nikulajn.

Ndërkohë në 19 korrik të vitit 2023 u ekzekutua me armë zjarri në Balldre të Lezhës Nikolin Lekstakaj.

Pista kryesore e vrasjes së 42-vjeçarit është hasmëria mes dy fiseve.

Viktima nuk i druhej ndonjë atentati të mundshëm pasi lëvizte lirshëm. Ai i kishte shpëtuar dhe një atentati tjetër në vitin 2012 ku ishte vënë eksploziv në makinë dhe ende mbetet ngjarje e pa zbuluar.

Entjan Nikulaj është viktima e fundit brenda pak muajve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj.

Vrasja ndodhi në dhjetor të 2023 përballë Ujësjellësit të Lezhës, në vendin e quajtur “Ura e Trenit”. Persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga 40-vjeçari Nikulaj.

40-vjeçari ishte kushëri me biznesmenin Ardian Nikulaj. Ndërsa në vendin e ngjarjes u gjetën rreth 25 gëzhoja automatiku, dyshohet se në këtë atentat janë përfshirë tre persona.

Makina e përdorur në atentat mbante targa të vjedhura në Tiranë. Mjeti u gjet duke i djegur në afërsi të Rinasit, pak orë pas ekzekutimit. Brenda “BMW-së” ngjyrë gri ndodhej edhe arma tip automatik, që mund të jetë përdorur në vrasjen e Nikulajt.

/a.r

Më të lexuarat

  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Adriatik Kupi i Petrelës: Metamorfoza e ‘zarit’ të Adrian Çelës së OSHEE që u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!