AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Rusia sulmoi ndërtesën e qeverisë, Zelensky alarmon aleatët

by SHT Media
07/09/2025
in Botë
6
0
Rusia sulmoi ndërtesën e qeverisë, Zelensky alarmon aleatët
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në orët e para të së dielës, 7 shtator, Rusia realizoi sulmin më të madh deri më tani prej nisjes së luftës në Ukrainë. Rreth 805 dronë u hodhën mbi Kiev. Mes tre viktimave edhe një foshnje, ndërkohë që janë regjistruar 18 të plagosur.

Për herë të parë që nga fillimi i agresionit ndaj Ukrainës, rusët sulmuan edhe një nga ndërtesat kryesore të qeverisë në qendër të Kievit.

Në reagimin e tij të parë pas sulmeve ajrore të natës nga Rusia, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje aleatëve të vendit që të zbatojnë plotësisht marrëveshjet e arritura në Paris, gjatë takimit të fundit të Koalicionit të të Gatshmëve.

Në një mesazh të publikuar në Telegram, Zelensky njofton se Ukraina është goditur nga më shumë se 800 dronë, si dhe 13 raketa, katër prej të cilave raketa balistike.

Zelensky shkruan: Vrasje të tilla, tani që diplomacia reale mund të kishte nisur prej kohësh, janë krime të qëllimshme dhe zgjatje e luftës.

Zelensky i referohet takimit të zhvilluar këtë javë në Paris, ku përfaqësues të disa vendeve diskutuan për garanci të reja sigurie për Ukrainën, përfshirë idenë e vendosjes së një “forcë sigurie” pas një marrëveshjeje armëpushimi me Rusinë.

Presidenti ukrainas thekson se vetëm presioni ndërkombëtar mund t’i japë fund agresionit rus.

“Bota mund t’i detyrojë kriminelët e Kremlinit të ndalojnë vrasjet. Gjithçka që duhet është vullneti politik.”

Kryeministrja ukrainase Yulia Svyrydenko, e cilësoi këtë si një tjetër akt terrori të përditshëm ndaj popullit ukrainas. Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit kanë punuar për disa orë për të shuar flakët.

Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko, tha se ndërtesa ndodhet në distriktin qendror Pecherskyi të kryeqytetit ukrainas.

Përveç ndërtesës së qeverisë, janë goditur edhe një magazinë, një ndërtesë banimi 16-katëshe dhe një tjetër godinë 4-katëshe në zona të tjera të kryeqytetit ukrainas.

Gazetarët në terren raportojnë për një re të madhe tymi që u ngrit pas Maidan-it Sheshi i Pavarësisë herët në mëngjes, e ndjekur nga dy raketa ruse që fluturonin me shpejtësi të madhe para se të dëgjohej një shpërthim i fuqishëm.

Gjatë këtyre më shumë se tre vite të agresionit rus, qendra e Kievit ka ruajtur një kontroll të mirë nga mbrojtja ajrore, por kësaj here duket se ajo nuk ka rezistuar për shkak të numrit të madh të sulmeve.

Ky sulm i parë i dokumentuar mbi ndërtesën e kabinetit qeveritar në Kiev, shënon një përshkallëzim të ri në strategjinë e sulmeve ruse.

Forcat Ajrore të Ukrainës raportojnë se gjatë këtij sulmi janë lëshuar mbi 800 dronë dhe raketa, një rekord i ri i sulmeve gjatë natës. Nga këto, 9 raketa dhe 56 dronë goditën 37 lokacione të ndryshme në vend, ndërsa mbetjet e pajisjeve të rrëzuara ranë në 8 zona të ndryshme.

Ndërkohë, tensionet ndërkombëtare po rriten. Presidenti rus Vladimir Putin ka hedhur poshtë çdo propozim për vendosjen e një “forcë garancie sigurie” nga Perëndimi në Ukrainë në rast të një armëpushimi.

Kjo vjen pasi presidenti francez Emmanuel Macron drejtoi një samit në Paris me aleatët, duke propozuar një mision për të parandaluar agresione të reja dhe jo për të luftuar drejtpërdrejt me Rusinë.

Por Putin ka paralajmëruar se çdo trupë e huaj që vendoset në territorin ukrainas do të konsiderohet si shënjestër legjitime, ndërsa zëdhënësi i tij tha për BBC-në se “çdo forcë e huaj, qoftë e NATO-s apo jo, përbën kërcënim për Rusinë”.

Zgjidhja e konfliktit në Ukrainë kërkon një dialog të vështirë dhe të ndërlikuar midis palëve të përfshira. Kështu është shprehur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një interviste në kuadër të Forumit Ekonomik Lindor që po mbahet në Vladivostok. Peskov theksoi se presidenti rus Vladimir Putin gëzon mbështetje të plotë nga të gjithë partnerët ndërkombëtarë në përpjekjet e tij për të zhvilluar dialog me presidentin amerikan Donald Trump, me qëllim arritjen e paqes në Ukrainë.

“Mbështetja është absolutisht e plotë, por natyrisht, dialogu i ardhshëm mbetet ende mjaft i vështirë”, deklaroi Peskov.

Deklarata vjen në një moment kur tensionet në terren vazhdojnë, ndërsa përpjekjet diplomatike për një zgjidhje afatgjatë janë ende larg një rezultati konkret.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…
  • 200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.