• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Rusia e pabindur që sulmi në Moskë u krye nga ISIS, Makron: Pati tentativa edhe në Francë

25/03/2024
in Botë
Rusia e pabindur që sulmi në Moskë u krye nga ISIS, Makron: Pati tentativa edhe në Francë

Megjithëse grupi miltant Shteti Islamik (ISIS) mori përsipër sulmin e së premtes në Moskë me mbi 130 të vrarë dhe më shumë se 180 të plagosur, Rusia pretendon se Ukraina mund të ketë pasur rol në të.

Dyshimet u ngritën të hënën nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakarova (o. Zakharova), e cila përmes një artikulli në gazetën “Komsomolskaya Pravda” u shpreh se deklaratat e SHBA-së mbi ISIS-in mund të mos jenë krejtësisht të vërteta dhe se pala amerikane do që të shpëtojë Ukrainën nga përgjegjësia.

Reagimi erdhi pasi dy zyrtarë amerikanë thanë të premten se nga informacionet e tyre, sulmin e kreu Shteti Islamik. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov (o. Dmitry) u tha gazetarëve se nuk do të komentojë mbi ISIS-in pa u mbyllur hetimet paraprake.

“Hetimi vijon. Deri tani nuk kemi asnjë version për të treguar. Për fat të keq, bota jonë na tregon se nuk ka qytet, shtet plotësisht imun ndaj kërcënimit të terrorizmit. Lufta kundër terrorizmit është proces i vazhdueshëm, që kërkon bashkëpunim ndërkombëtar të gjithanshëm. Por tani shihet që në këtë periudhë akute konfrontimesh, ky bashkëpunim nuk po arrihet plotësisht,” tha z. Peskov.

Ndërkohë, presidenti francez Emanuel Makron (o. Emmanuel Macron) konfirmoi të hënën se grupi i terroristëve kishte tentuar së fundmi të kryente akte të ndryshme të ngjashme “edhe në tokën tonë”. Franca të dielën rriti nivelin e gatishmërisë ndaj terrorizmit në gradën më të lartë.

Të premten mbrëma, katër persona u arrestuan për akte terrorizmi në Sallën e Qytetit të Krokusit, të cilën lëshuan breshëri plumbash ndaj pjesëmarrësve në koncertin e grupit rok, Piknik. Zyrtarët amerikanë thanë se e kishin paralajmëruar Rusinë për një sulm në fillim të muajit.

Sipas presidentit rus Vladimir Putin, disa persona “nga krahu i Ukrainës” i kishin ndihmuar agresorët përtej kufirit, përfshirje e cila është hedhur poshtë nga homologu i tij ukrainas, Volodimir Zelenski (o. Volodymyr Zelensky).

Rusia ka ndaluar 11 persona në lidhje me ngjarjen, përfshirë edhe katër të dyshuarit, të cilët pasi u larguan nga vendngjarja u drejtuan nga rajoni i Brianskit, rreth 340 km në jugperëndim të Moskës për të kaluar kufirin për në Ukrainë.

/a.r

Më të lexuarat

  • SPAK shpartallon perandorinë kriminale të Isa Aliut, si u investuan milionat e kokainës në resorte dhe vila luksoze

    SPAK shpartallon perandorinë kriminale të Isa Aliut, si u investuan milionat e kokainës në resorte dhe vila luksoze

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tonelata drogë nga Amerika e Jugut në Europë, kush është Eldi Dizdari që u godit nga SPAK

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pritet arrestimi nga SPAK / Shkarkohet Arlinda Pogaj, drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, ndau qindra milionë euro me klientët e burrit dhe figura të krimit. Ka mbushur një shtëpi me para në Elbasan?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Selin: Kam menduar ta lë në gjysmë Big Brother, por nuk më linte egoja të dorëzohesha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nxitje dhune dhe bllokim rrugësh / Policia identifikon organizatorët e protestës nga punonjësit e OJF-ve tek bankierët, priten veprime të forta ligjore dhe dhjetëra shoqërime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kokainë, prona të tjetërsuara dhe 500 milionë euro të sekuestruara, Klodiana Lala tregon si nisi hetimi për dosjen ‘Aruba’!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në takim, njëri me inicialet E.R”, Artan Hoxha zbulon detaje nga “samiti” në Aruba: Çfarë më tha Artur Shehu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Misteri i liderit protestës: kush mund të jetë prapa saj?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ASHK e Goxhobellit, e kthyer në “bunker”. Kreu i KLSH: Nuk lejon auditimin, të ndërhyjë Parlamenti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestat, reagon kompania që do ndërtojë në Sazan: Destinacion i klasit botëror, por vendimi u takon shqiptarëve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!