AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Rumunët iu drejtohen kutive të votimit pas anulimit të zgjedhjeve presidenciale

by SHT Media
04/05/2025
in Botë
6
0
Rumunët iu drejtohen kutive të votimit pas anulimit të zgjedhjeve presidenciale
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Rumani janë hapur vendvotimet për zgjedhjet e rëndësishme presidenciale, të cilat u anuluan vitin e kaluar, duke e futur shtetin e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s në krizën më të rëndë politike në dekada.

Njëmbëdhjetë kandidatë po garojnë në zgjedhje dhe pritet që më 18 maj të mbahet rundi i balotazhit. Vendvotimet u hapën në orën 07:00, sipas kohës lokale, dhe do të mbyllen në orën 21:00. Ndërkaq, diaspora rumune ka mundur të votojë që nga e premtja.

Fokusi nuk është vetëm në atë se kush mund të fitojë, por edhe nëse mund të shmanget debakli i vitit të kaluar.


Herën e kaluar, në nëntor kandidati nacionalist prorus, Calin Georgescu, shkaktoi befasi të madhe kur në rundin e parë doli i pari, duke fituar rreth 2 milionë vota. Paraprakisht i parë si një figurë pa gjasa për fitore, megjithatë, ai nuk pati fatin që të garojë në rundin e balotazhit.

Autoritetet rumune anuluan rezultatet mes akuzave për ndërhyrje ruse në fushatën zgjedhore. Më pas, Georgescut iu ndalua që të garojë në zgjedhjet e reja dhe autoritetet vendosën një sërë rregulla për zgjedhjet e reja që po mbahen tani.

Ngjarjet e vitit të kaluar ishin jashtëzakonisht kundërthënëse dhe i dhanë Rumanisë një rëndësi të papritur në mediat ndërkombëtare. Kur nënpresidenti amerikan, JD Vance, reagoi gjatë një fjalimi në Konferencën për Sigurinë në Munihut në shkurt, situata u bë edhe më e tensionuar.

“Rumania anuloi rezultatet e një zgjedhjeje presidenciale, bazuar në dyshime të dobëta të një agjencie inteligjence dhe nën presionin e madh nga fqinjët e saj kontinentalë”, u shpreh ai para një audience të habitur politikanësh dhe diplomatësh.

Sikurse shumë shtete të BE-së, sentimentit antiestablishment është i lartë në Rumani, i nxitur nga inflacioni i lartë dhe kostoja e jetesës, deficiti i lartë buxhetor dhe një ekonomi e dobët.

Përderisa të dhënat nga sondazhet lokale duhet të merren me rezervë, gjysma e sondazheve sugjerojnë se nacionalisti i ekstremit të djathtë, George Simion, ka gjasë të hyjë në rundin e balotazhit, ku pritet të përballet me kryetarin e Bukureshtit, Nicusor Dan, apo me kandidatin e koalicionit qeverisës, Crin Antonescu.

Dan, 55 vjeç, është matematikan dhe aktivist kundër korrupsionit i cili ka themeluar partinë Bashkimi për Shpëtimin e Rumanisë (USR) më 2016. Ai po garon me një ofertë pro Bashkimit Evropian. Ai ka deklaruar se Rumanisë i duhet një president “i cili ka vullnet dhe aftësi për të reformuar sistemin”.

Centristi Antonescu, 65 vjeç, ka bërë fushatë duke rikthesuar orientimin properëndimor të Rumanisë, ndërkaq Victor Ponta, i cili kishte shërbyer si kryeministër nga viti 2012 deri më 2015, ka bërë një fushatë të llojit “Rumania e Para” dhe ka kërkuar që shteti të ketë raporte më të ngushta me administratën e presidentit amerikan, Donald Trump.

Një tjetër kandidate, Elena Lasconi, doli e dyta në raundin e parë të votimeve vitin e kaluar dhe po merr pjesë edhe në përsëritjen e zgjedhjeve. Ajo është pozicionuar si një kandidate properëndimore dhe antisistem, duke denoncuar atë që e ka përshkruar si një klasë politike të korruptuar.

Mosbesimi ndaj autoriteteve mbetet i përhapur, veçanërisht mes atyre që votuan për Georgescun, një elektorat i konsiderueshëm që Simion ka kërkuar që ta fiitojë.

“Ndjenja antiestablishment nuk është si një lëvizje anarkike, por është kundër njerëzve që e kanë shkatërruar këtë vend”, deklaroi Simion për Associated Press. Ai në zgjedhjet paraprake, që u anuluan, kishte dalë në vendin e katërt dhe më pas kishte mbështetur Georgescun.

“Ne nuk jemi më një shtet demokratik”, shtoi ai.

Simion tha se partia e tij nacionaliste, Aleanca për Unitetin e Rumunëve (AUR), është “plotësisht e përafruar me lëvizjen MAGA [Bëje Amerikën Sërish Madhështore]” duke përfituar nga një valë në rritje e populizmit në Evropë pas rikthimit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

Partia AUR u rrit gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020 kur proklamoi se mbron “familjen, kombin, besimin dhe lirinë”, dhe që atëherë ka dyfishuar mbështetjen e saj.

Zgjedhjet e përsëritura janë një moment kyç për Rumaninë, ndërsa shteti përpiqet të rikthejë demokracinë dhe të ruajë aleancat e saj gjeopolitike, të cilat janë tensionuar që anulimit të zgjedhjeve paraprake presidenciale.

Presidenti në Rumani ka një mandat pesëvjeçar dhe ka rol të rëndësishëm në marrjen e vendimeve në fushën e sigurisë kombëtare dhe në politikën e jashtme. /REL/

Stylish GIF
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026

Pas kullës te Tajvani qëndron Ina Zhupa me Gulfin. Pse PD po sulmon projektin transformues? Xhelozi nga Zeni dhe dhëndri?

08/10/2026

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri
  • BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.