AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Refuzimi i ftesës së Berishës, Qori: S’mund bëhemi pjesë me një palë të së keqes kundër palës tjetër të së keqes

by SHT Media
07/01/2026
in Politikë
6
0
“Nëse unë fitoj Bashkinë e Tiranës, bie qeveria!”/Qori: Nuk mund t’i bashkohem kandidatit të Berishës, siç bënë partitë e reja
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori ka shpjeguar arsyet se përse e ka refuzuar ftesën e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha për t’u përfshirë në koalicion opozitar.

Duke folur në emisionin “Tema e Ditës” të Arbër Hitajt në RTSH1, Qori tha se qëndrimi i “Lëvizjes Bashkë” është i qartë dhe i prerë; “Ne nuk mund të bëhemi pjesë me një palë të së keqes kundër palës tjetër të së keqes.”

“Askush nuk është habitur nga qëndrimi i “Lëvizjes Bashkë”, madje as Berisha kur e ka hedhur si ftesë nuk besoj se e ka pasur seriozisht se ka pritur se unë apo Lëvizja Bashkë do të hyjmë në koalicion ndonjë ditë me të. Qëndrimi ynë është i qartë; ne jemi kundër qeverisë në radhë të parë por jemi njëkohësisht kundër gjithë sistemit të vjetër të korruptuar dhe servil ndaj oligarkisë ekonomike. Ne nuk mund të bëhemi pjesë me një palë të së keqes kundër palës tjetër të së keqes”, u shpreh Qori.

Ai vuri në dukje se Berisha dhe Rama janë homologë të njëri-tjetrit në natyrën e tyre politike dhe qeverisëse.

“E dyta, edhe nga ana strategjike; qeveria në Shqipëri do të bjerë kur qytetarët masivisht të besojnë se ka një alternativë që është e kundërta morale e kësaj qeverie. Sali Berisha është homologu moral i Edi Ramës, kanë interesa të përbashkëta, por kanë të njëjtin karakter abuziv dhe korruptues me njëri-tjetrin”, tha Qori.

Qori shtoi se për ta rrëzuar qeverinë “ne kemi nevojë për shoqërinë që bashkohet dhe për partitë politike si “Lëvizja Bashkë” që kanë reputacionin politik dhe moral të të qenit të pakorruptuar por edhe të pakorruptueshëm.”

Sipas tij, “Lëvizja Bashkë” kërkon njerëz që luftojnë të keqen dhe duan të sjellin të mirën dhe nuk e bashkon asgjë as me Ramën dhe as me Berishën.

“Njerëz që luftojnë me të keqen për ta zëvendësuar me të mirën dhe jo për të modifikuar elementët e së keqes. Mua dhe “Lëvizjen Bashkë” nuk na bashkon asgjë as me Ramën dhe as me Berishën dhe as me një faktor tjetër destruktiv në shoqërinë shqiptare”, deklaroi Qori.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa
  • Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.