AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Reforma zgjedhore, me konsensus”/ Ambasadori britanik: Skenat në parlament nuk i përshtaten një demokracie moderne

by SHT Media
25/01/2024
in Politikë
6
0
“Reforma zgjedhore, me konsensus”/ Ambasadori britanik: Skenat në parlament nuk i përshtaten një demokracie moderne
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kur opozita vazhdon të pamundësojë jetën parlamentare, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar , Alastair King-Smith tërheq vëmendjen për rikthim te debati civil. Në intervistën e posaçme për Vizion Plus, diplomati britanik vlerëson se skenat me tymuese, zhurmues dhe bllokim të foltores nuk i shërbejnë demokracisë.

“Lloji i skenave që kemi parë në parlament nuk i përshtatet një demokracie moderne. Ne duam të shohim funksionimin e parlamentit dhe duam që të gjitha partitë apo fraksionet të bashkohen për të mirën e përbashkët dhe të kenë një bisedë civile për strukturat dhe procesin. Ne gjithmonë kemi nxitur që të ketë një opozitë efektive, një opozitë që mund t’i kërkojë llogari qeverisë dhe që mund të jetë gjithashtu një alternativë e besueshme ndaj qeverisë. Kjo është diçka vërtet e rëndësishme për të ardhmen e demokracisë shqiptare. Këtë duan dhe meritojnë shqiptarët”, tha ambasadori. 

Po roli i qeverisë? A duhet të jetë ajo më mikpritëse apo dialoguese me opozitën?

“Është vërtet e rëndësishme që secili të luajë rolet e tij dhe të marrë përgjegjësitë e tij seriozisht dhe të gjejë mënyra për ta bërë parlamentin të funksionojë. Tani është momenti, përndryshe nuk do të jemi në gjendje t’i çojmë para këto çështje me rëndësi që i keni identifikuar, por kjo gjithashtu ndikon në besimin e biznesit. Kam folur me shumë investitorë britanikë dhe ndërkombëtarë që duan të investojnë në Shqipëri, por ky destabilitet politik nuk ndihmon. Pra, unë dua t’u bëj thirrje të gjithëve që të gjejnë një mënyrë për të zhvilluar biseda, për të mundësuar funksionimin e parlamentit dhe për të mundësuar funksionimin e demokracisë”, tha King-Smith. 

Të njëjtën qasje, diplomati britanik ka edhe për reformën zgjedhore.

“Janë politikanët ata që duhet të vazhdojnë përpjekjet për këtë, pavarësisht vështirësive. Ne e mbështesim plotësisht ambicien për të pasur reformë zgjedhore dhe reforma zgjedhore duhet të jetë konsensuale. Ajo duhet të përfshijë të gjitha palët dhe perspektivat përkatëse, në mënyrë që të reflektohen interesat e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Pra, ne me të vërtetë duam ta shohim atë te ece përpara. Dhe unë u bëj thirrje të gjithë politikanëve që t’i diskutojnë këto çështje dhe të gjejnë një zgjidhje për të ecur përpara me mirëbesim” shtoi ambasadori. 

Një qëndrim ambasadori britanik në Tiranë e pati edhe për deklaratat që politikanë të caktuar bëjnë në adresë të SPAK. Me theksin se organi që heton krimin e organizuar dhe korrupsionin deri në nivele të larta zyrtarësh është i pavarur dhe duhet të punojë i pandikuar.

“Ne e mbështesim plotësisht SPAK-un dhe punën e tij të rëndësishme. SPAK-u duhet të lejohet të vazhdojë punën pa frikë apo favore. Ata janë një institucion i pavarur dhe kjo duhet respektuar. Dhe sigurisht që krimi i organizuar dhe korrupsioni janë vërtet shkatërrues për shoqërinë. Ata ndikojnë në mënyrën se si mund të funksionojë demokracia, se si mund të funksionojnë institucionet, ata janë në shkelje të sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë, dhe gjithashtu lënë gjurmë në ekonomi dhe u mohojnë qytetarëve mundësitë që i meritojnë dhe u nevojiten njëkohësisht. Pra, është shumë e rëndësishme që puna të ecë vërtet përpara në të ardhmen”, përfundoi King-Smith. 

Dhe për të ardhmen, e konkretisht për 2024, qeveria e Londrës do të vazhdojë të investohet në dobësimin e emigracionit të paligjshëm që vjen nga Shqipëria. Kualifikimi i të rinjve, mbështetje për sipërmarrjet e reja apo zbatimi i programeve që hapin vende pune janë disa nga fushat ku Britania e Madhe do të vazhdojë të japë para. Përveç këtij investimi kryesisht në veriun e vendit që po braktiset për Londrën, qeveria e tij thotë Alastair King-Smith është e angazhuar për të rritur investimet, tregtinë dhe praninë e biznesit britanik në Shqipëri.

/f.s

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

07/09/2026

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

07/09/2026

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

07/09/2026

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

07/09/2026

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

06/09/2026

Petrit Vasili fsheh pasuri qindra mijëra euro te Kodra e Diellit dhe pallat në emrin e gruas së dytë, lidhja me kompaninë që i dha dhjetëra miliona euro kur ishte ministër Shëndetësie

06/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!
  • Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve
  • Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.