AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Reforma Territoriale, Demo: Prisja të ecte më shpejt, duhet t’i rezistojë faktorit ‘kohë’

by SHT Media
17/03/2026
in Politikë
6
0
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo ka dalë këtë të martë, më 17 mars, në një deklaratë për mediat ku po flet mbi nismat, arritjet dhe sfidat e pushtetit vendor.

Duke u ndalur tek Reforma Territoriale, Demo tha që priste që punimet në Komisionin e Posaçëm të ngritur në Parlament për këtë reformë të kishin ecur më shpejt.

“Për reformën territoriale nuk e lashë në fund për nga rëndësia por besoj mund të jetë tema për të cilën mund të kemi më shumë pyetje. Besoj se isha i qartë radhën e kaluar. Komisioni i posaçëm në parlament tashmë është duke definuar metodologjinë sa i përket turit dëgjimor që do ndodhë në territor apo dëgjesave që do të zhvillohen në Komisionin e Posaçëm në Parlament. Pritshmëria ime ka qenë që komisioni do ecte më shpejt, por do doja të nënvizoja që ne si qeveri i qëndrojmë fort parimeve të transparencës mbi këtë proces.”, tha Demo.

Ministri përmendi dhe rëndësinë që ka informimi i publikut, por edhe që grupet e interesit të kenë zë mbi këtë proces. Ai shtoi se pavarësisht metodologjisë që do të përcaktohet, “turet në vend duhet të bëhen patjetër dhe ne do të luajmë edhe rolin tonë për të përfshirë aktorët lokalë”.

Më tej, Demo theksoi se: “Një reformë territoriale, edhe nga pikëpamja e lidhet ngushtësisht me funksionet e bashkive dhe kjo kërkon një punë shumë të suksesshme që t’i durojë faktorit kohë. Nuk duhet ta mendojmë si një reformë afatshkurtër.”

Mes të tjerash, ministri u shpreh që beson fort që ka vend që disa shërbime, mund të ofrohen me cilësi më të mirë në nivel lokal.

“Unë e kam bindje dhe kjo është qasja e qeverisë, që në fakt reforma shpesh herë deri diku keqkuptohet kur mendohet se ka të bëjë me kufijtë. Në fakt funksionet janë shumë më të rëndësishme se kufijtë. Se mund të kemi bashki më të mëdha, por nëse ato kanë të njëjtat sfida si dje, atëhere nuk kemi arritur asgjë.”, shtoi ai.

“Bashkitë janë financiarisht të shëndetshme”

Ministri për Pushtetin Vendor u shpreh se “arritja më e madh”e e kësaj reforme ishte shëndeti financiar i Bashkive.

“Situata që ne kishim përpara dy viteve sot nuk është më sepse qeveria ka ndërhyrë duke mbështetur bashkitë që kanë patur vështirësi financiar.”, tha Demo.

Ai shtoi më tej se: “Sot që ne flasim, borxhi që bashkitë kanë është në shifra jo problematike, bashkitë janë të shëndetshme, nuk kanë detyrime të prapambetura që mund të krijojnë probleme në sistem. Ka 3-4 bashki që patjetër duhet të punojnë më shumë dhe qeveria është aty për t’i ndihmuar.”

“Po vjen një cunami për bashkitë”

Po ashtu gjatë kësaj konference për mediat, Demo përmendi rëndësinë e kësaj reforme në ambicien e vendit për integrimin në BE. Ai paralajmëroi se në nivel bashkish po vjen një ‘cunami’.

“Bile unë mendoj se në momentin që jemi vend anëtar i BE do të kemi punë për të bërë për të rritur dhe për përmirësuar funksionimin e të gjitha institucioneve, duke përfshirë bashkitë. Procesi i integrimit është shumë kompleks dhe ne duhet të jemi të sinqertë që ai objektiv ambicioz që kemi, dhe ne jemi duke punuar fuqimisht, dhe vetvetiu nuk do të thotë që çdo gjë është zgjidhur. Procesi kërkon detyrimisht një transformim radikal të të gjitha institucioneve. Kur flasim për bashkitë, unë përmend faktin se një cunami është duke ardhur nga pikëpamja rregullative dhe e standardeve të reja që bashkitë duhet të plotësojnë si rrjedhojë e procesit të integrimit.”, tha ministri i Pushtetit Vendor.

Ai shtoi se bashkitë duhet të jenë të gatshme të ngrihen në një nivel tjetër.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore
  • Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.